Pas vizitës të së enjtes në Itali, axhenda e kryeministrit Edi Rama vijon sot në Spanjë.
Me ftesë të homologut Pedro Sanchez, ai do të marrë pjesë në mbledhjen e katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”, që mbahet në Barcelonë.
Tema të samitit do të jenë “Institucionet dhe multilaterizmi” dhe “Dezinformimi dhe teknologjia dixhitale”.
Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rregullimit të mjedisit dixhital për të luftuar dezinformimin, forcimit të institucioneve demokratike dhe multilateralizmit, si dhe luftës ndaj pabarazive si themel për një demokraci të fortë.
Në kuadër të Samitit, Rama do të zhvillojë takime me kryeministrin Sanchez dhe Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.
Në takimin e një dite më parë me kryeministren italiane Giorgia Meloni, dy liderët u ndalën te forcimi i partneritetit në disa sektorë kyç, me fokus të veçantë te ndërlidhja, mbrojtja dhe bashkëpunimi në fushën e emigracionit.
Takimi u zhvillua 6 muaj pas samitit ndërqeveritar të mbajtur në Romë ku u nënshkruan plot 16 marrëveshje të përbashkëta bashkëpunimi në disa fusha si mbrojtja, shëndetësia, siguria e infrastruktura.
Mos hik ne spanje mer koqe sepse e para spanjen do ta fishijne nga karta e botes dhe e dyta spanja bllokon shqiperine dhe shqiptaret ne cdo hap drejt be.
Pasi e ndriti popullin e tij tani deshiron te rregulloje popujt e tjere dhe tju tregoje se si behet shteti dhe si shkaterrohet nje popull me themel!
Qesharake te majtet te flasin per mbrojtjen e demokracise.Historikisht ata kane krijuar diktatura.
E HABITSHME ME KRYEMINISTERIN TONE MODERN DERI NE DETAJE....TAKOHET ME LIDERET ANTIAMERIKAN PIKERISHT NE KULMIN E URREJTJES AMERIKANE NDAJ KETYRE VENDEVE ...NUK BESOJ SE I ESHTE MBUSHUR MENDJA TI TREGOJE TRAMPIT SOLIDARITET EVROPIAN ...DUKE QEVERISUR VENDIN ME PROAMERIKAN NE BOTE....E KA BERE DHE HERE TJETER TIP KARSHILLEKU KUR DOLI FOTO ME ALEKS SORROS PIKERISHT NE KULMIN QE TRAMPI DENIGRONTE SOROSIN... SPANJA ..NJE SHTET QE JO VETEM NUK E NJEH KOSOVEN POR E TALL NE MENYRE DEMOSTRATIVE DHE ESHTE SHTET KYC QE NUK LEJON AS TE TJERET TA NJOHIN ATE...RAMA KA IDE TE GABUAR KUR MENDON SE SIMPATIA PERSONALE MUND TE SJELL EDHE SIMPATI SHTETERORE...E PROVOI ME VUCIC...KUR E QUAJTI VELLA...DHE TE NESERMEN VUCIC THA SE KOSOVEN DO TA MARRIM ME FORCE....
Eh ku do me dit Rama , mjafton te shetisi ne emer te DEMOKRACISE si puna e sali kriminelit permbysi “KOMUNIZMIN “ sa u majme vete bashke me banden , edhe ky po e njejta gje , u mesuam sna ben me pershtypje asgje qe thone kata HUNJ ?