Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, në një takim informal me gazetarët ka deklaruar se do të publikojë strategjinë e hetimit të krimeve zgjedhore, tashmë që fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit është afër.
''Brenda janarit do të publikojmë strategjinë për krimin zgjedhor. Pothuajse ka përfunduar.
Deri në fund te janarit shpresojmë të miratohet. Do kemi dhe urdhër për zbatim'', thekson Dumani.
Sa i takon kallëzimeve nga institucionet e tjera, Dumani nuk i “kurseu” kritikat.
"Ka institucione që lënë për të dëshiruar, por ne i kemi inkurajuar që të na furnizojnë me kallëzime kur kanë dyshime për shkelje të ligjit", tha kreu i SPAK.
Lini një Përgjigje