Pas disa ditë negociata, PD dhe PS arrijnë të dakortësohen për ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor për votën e diasporës. Detajet i ka dhënë Damian Gjiknuri pak momente më parë në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu.
Si kanë shkuar bisedimet me opozitën për të realizuar votën e diasporës, për të bërë ato ndryshime në afate të cilat i kërkon KQZ?
Damian Gjiknuri: KQZ ka luajtur një rol shumë aktiv ditët e fundit, duke dhënë asistencën e nevojshme për realizuar negociatat, gjithçka që kemi biseduar me palën tjetër ka qenë në harmoni me ato mundësi që ka KQZ për t’i zbatuar këto afate, përgjithësisht është rënë dakord, besoj sot të vijë dhe propozimi nga KQZ për formimet përkatëse pastaj do të mbështeten nga partitë kryesore, për tre elementë që kanë qenë thelbësore për këtë negociatë.
E para ka të bëjë me afatet e votës së diasporës, do të thotë që nga 45 ditëshi që është parashikuar nga Kodi Zgjedhor mund të shkojë në 60 ditë afati për regjistrimin e kandidatëve, gjë që i jep mundësi KQZ që të përgatisë më shpejt fletët e votimit dhe të ketë më shumë kohë për dërgimin dhe marrjen zarfeve nga diaspora.
E dyta është ndryshimi i nenit që ka të bëjë me shpenzimet e votës, që gjithçka do ta mbulojë buxheti i shtetit nëpërmjet KQZ, edhe ky propozim është dakordësuar.
Si dhe një shqetësim që e kishin ngritur demokratët që ka të bëjë me përbërjen e grupeve të numërimit dhe komisionit të numërimit të votave të diasporës. Kemi rënë dakord në ato parime që ekzistojnë në kodin zgjedhor, të jetë një përfaqësim partiak, me barazi palësh në përfaqësim. Kemi shprehur edhe gatishmërinë dhe besoj se qeveria do ta realizojë pas kërkesës zyrtare të KQZ-së, personave që iu kanë skaduar mjetet e identifikimi do të kenë mundësi të regjistrohen në këto zgjedhje.
Ka një propozim të PD-së, që a ka shtetas shqiptarë që kanë pasaportë të vendeve europiane që t’i jepet mundësia të regjistrohen dhe votojnë në zgjedhjet e majit, si e shikoni ju?
Damian Gjiknuri: Këtu ka dy elementë, principali dhe praktikë. Principali është se ne kur kemi bërë dispozitat e kodit zgjedhor për diasporën e kemi përcaktuar që shtetasi duhet të ketë mjet identifikimi, ID dhe pasaportë, ku pavarësisht se ku jetojnë këto duhen me patjetër. Nga ana praktike është një problem serioz, sepse të dhënat biometrikë të shqiptarëve janë marrë pas vitit 2008. Hapja e sistemit krijon probleme dhe unë nuk e di se çfarë shqetësimesh mund të sjellin dhe unë nuk dua të eksperimentoj.
Pjesa më e madhe atyre që kanë aplikuar gjatë këtyre katër javëve, pjesa dërrmuese e tyre, vetëm 800 ose 900 nuk kanë mjet identifikimi. Nuk është problem aq i madh, për kohën e mbetur nuk kemi pse ndryshojmë rregullat e lojës. Mendoj që me këtë gatishmëri që po tregojmë për heqjen e pengesën për vleftësisë së dokumentit të lëshuar mendoj që hapet hapësira për qytetarët që jetojnë në diasporë.
Arna arna.....si cdo gje...
nuk eshte ceshtje arnash, po antiligji opozite, e ka te pamundur ti bindet rregullave. Duan te votojne me dokumenta te huaja, duan te mos japin adresin, duan kete e duan ate. Te jesh zgjedhes pervec privilegjeve ka dhe pergjegjesi. Ligji thote: Duhet te kesh dokument identifikimi shqiptar dhe te vlefshem. Do te votosh? Kontakto ambasaden dhe bej dokumentat. Nuk i ben dot, voto heres tjeter. Nuk ndryshohen rregullat vetem se nuk do it te luash menderen e te besh minimumin.
Lejojeni pa dokument identifikimi jo shqiptare dhe shikoni pastaj te gjithe kosovari te dynden per te votuar.Duhet te votojne se kane deshire vetem shtetas shqiptare me vendbanim ne shqiperi kudo ku jetojne por te identifikuar me te gjithe rregullat.
Ulni nr e deputeteve, nuk perse te kete kuvendi 140, ku gjysmes se tyre as ja u kemi degjuar zerin e as ju kemi pare surratin.
Si mund te drejtoje procesin e zgjedhjeve nje hajn ordinier i certifikuar?