
Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për çështjen partizani. Kryetari i PD-së duhet të paraqitet në orën 10:00 para oficerit të policisë gjyqësore, por këtë herë A2 CNN mëson se PD u ka bërë thirrje demokratëve që në orën 9:30 të jenë në protestë para SPAK-ut. Nesër është dhe dita e betimit të Donald Trump si President, për të cilin Berisha ka thënë se do i heqë Non Gratën
Në mesazhin e siguruar nga A2 CNN, drejtuar strukturave të PD-së akuzohet SPAK si vegël e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë.
“Të dashur miq. Ditën e Hënë është data e radhës e përcaktuar për t’u paraqitur Kryetari i PD Prof. Dr. Sali Berisha në SKAP (SPAK). Ndaj në orën 9:30 përsëri të gjithë në protestë përpara SKAP-it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë ..Faleminderit”, thuhet në mesazh.
Kjo është hera e dytë që Berisha do të paraqitet në SPAK, ndërsa për herë të parë në zbatim të masës së sigurisë shkoi në SPAK më 6 janar.
Jane mbledhur ana anes, Ca hunderra vicidola, nisur jane drejt Tiranes, n'balle u prin Kol bushkola, Shkojne tek rruga para SPAK ut, ca mjerane ca trushplare, ne perkrahje te kryeplakut, qysh ne pamje jane barbare, Ja ku shfaqet krrici i faros, me dy gishta lart perpjete, rri ne krah te z. Garos, ngele rrugeve o i shkrete. Ja me ne fund shfaqet dumbaba, me dy gishta lart perpjete, i del para Gon hundshkaba, kurre n'pushtet s'do jesh perjete.
Asnje vote ketij kryekrimineli, o popull! Jini vigjilente! Ne burg dhe t’i merren te gjitha pasurite qe ka vjedhe duke vrare mijera e mijera!
Une kam nje ide tjeter o Besnik ! Ti sekuestrohet pasuria e palujtshme dhe monetare dhe te kthehet ne pallatin e vjeter ne Brake . Nuk eshte nevoja per ta burgosur dhe ta ushqeje shteti me buke kete monster . Te endet rrugeve e te tallet mileti , si palaço qe eshte .
Ky e kerkon burgimin me zor , njelloj si heren e pare . Qellimisht e shan SPAK-un dhe organizon protestat para tij , qe ta kthejne prape ne arrest shtepie , vetm per te justifikuar humbjen e thelle te cilen ai e pret . Pastaj kjo te jete nje nder justifikimet e humbjes . Salen e ka lene takati te beje fushate dhe duke qene ne arrest shtepie , me nje gur vret dy zogj . Edhe nuk lodhet fare per fushaten , por justifikon humbjen e zgjedhjeve me arrestin shtepiak . Ky eshte nje UDB- ash ekselent qe cdo gje do ta ktheje ne interesin e vet , ashti siç ka bere gjate 35 vjeteve . Kot i thote Rames vellau Vuçiçit , ky eshte binjaku i tij origjinal .