Nga Lajla Përnaska
Lista e mbyllur zgjedhore & zhdukja e garës, kanë krijuar ngërç për rotacionin politik në vend!
Përfshirja në votim atje ku jetojnë shqiptarët jashtë atdheut, është një hap mjaft pozitiv, i mohuar nga kjo klasë politike për 33 vite ( hera e vetme që shqiptarët kanë votuar jashtë vendit, janë zgjedhjet e para pluraliste me 1991!!).
Por diaspora ka domosdoshmeri përfaqësimi parlamentar, jo thjesht te shfrytezohet nga partite si kontigjent elektoral ne favor te tyre.
Totali i parlamentit me 140 deputete nuk mund te qendroje statik per nje popullate qe vetem tkurret nga emigracioni i forte.
Perfaqesimi sot nuk ka nevoje per kuoten e grave 30% qe e ka tejkaluar rolin e saj ne 16 vite qe aplikohet, madje duke u kthyer në privilegj te nje pakice grash, perfituese te 2-3 apo 4 mandateve, duke u bere pengese per garimin e grave & vajzave te tjera (Shqiperia e vitit 2025, nuk eshte me ajo e vitit 2008 kur ne vendosem kuoten gjinore).
Perfaqesimi sot ka nevoje per minimumi 10% kuotë parlamentare për disaporen, para faktit qe me se gjysma e popullates eshte detyruar te jetoje jashte vendit!
Lini një Përgjigje