“Bardhi ka probleme me grupin e Berishës”, Lapardhaja: Saliu kërkon të bëjë pazare me Ramën

19 Janar 2025, 13:35Politika TEMA
“Bardhi ka probleme me grupin e Berishës”, Lapardhaja: Saliu

‘Ka një përçarje mes grupit të Gazment Bardhit dhe atij të Sali Berishës në Partinë Demokratike’, kështu është shprehur analisti Namir Lapardhaja. Në një intervistë për Report Tv, ai u shpreh se kjo vihet re nga deklarata që japin të dyja grupet gjatë ditëve të fundit lidhur me primaret. 

“Kjo është evidente nga deklarata e tyre të ditëve të fundit, Berisha dhe njerëzit e tij deklarojnë për zhvillimin e primareve, kurse Bardhi dhe deputet e tij shprehen në mënyrë të moderuar se ato duhet të realizohen me një kujdes të veçantë për shkak të një përçarje që mund të krijojnë në parti.

Primaret në atë parti do të jenë si një thertore ku Berisha do të eleminojë ata që nesër pas zgjedhjeve mund ti shkaktojnë atij probleme apo ti dalin kundër”, tha ai.

Lidhur me regjistrimet e bëra për votën e diasporës, ai tha se jemi ende larg pritshmërive. Sipas tij, Berisha po bënë pazare për të arritur marrëveshje me Ramën.

“Jemi larg me numrin e regjistrimeve të votës së diasporës, 30 mijë ose 40 mijë regjistrues nuk përbënë ndonjë ndryshim duke qenë se do të shpërndahen në 12 qarqe, ky numër duhet që të rritet edhe më tepër për të folur më pas se sa ndikim do të ketë kjo votë.

PD e Berishës e ka rregull tashmë që ka kërkesa shumë të mëdha dhe bënë edhe zhurmë në parlament për të shkuar tek pazari me mazhorancën dhe me Edi Ramën, nëse ai do ti jap atë që kërkojnë. Në këto kushte ku është PD ata fillojnë shpikin kërkesa të çuditshme, janë dëshmuar nga drejtësia lidhjet e politikës me krimin.

Është i qartë problemi që ka Bardhi me grupin tjetër me Berishën për shkak edhe të primareve që do të bëhen në atë parti dhe ata shpikin metoda që të duken sikur ata kanë një lloj peshe me propozimet e tyre”, tha ai.

Teksa nesër nis edhe sesioni i ri parlamentar, Lapardhaja ka bërë me dije se çfarë pritet të ndodh.

“Do të diskutohen rregullimet e fundit për votën e diasporës mes Partisë Socialiste të Ramës dhe PD-së Berishës, ndërkohë të dyja partitë do të vijojnë akuzat për njëra- tjetrën dhe shumë shpejt përfaqësuesit e tyre do të ulen dhe do të dakordësohen për ndryshimet e fundit që ti sigurohet emigrantëve një votë e lirë.

Por, përtej kësaj me sesion e ri kemi edhe një forcë që është jashtë politikës që është SPAK, ndërkohë që partitë politike bëjnë llogaritë e tyre edhe drejtësia bënë llogaritë e saj. Mendoj se do të vijojnë goditjet për çështje të caktuara si nga mazhoranca dhe nga opozita”, shtoi ai. 

4 Komente

  1. M
    Munika

    Keta veremlinjte nuk jane hic te percare e te dhier. Vetem ato mender primare do I shpetojne. A na ngrenci mune o hale qe I mbetet ne qafe ketij vendi.!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kordhëtari

      Sa i mençur je o Beratas i Lapardhasë, po pse nuk na tregon çfarë po bën Lulzim Basha, u prit se harrova që ti tani lan e lyen Alibeajn dhe këdo që mund të të japi diçka dhe në fund si epilog do thuash se nuk bën një sharrje për Edi Ramën. Aman po sa i mençur që është që ju ka futur të gjithëve në kazanin mediatik, në fakt e meritoni haleja mediatike. Edhe Mero e kritikon Ramën dhe mirë bën por ju jeni horra vetëm shani, nuk je në derexhen e Andit po po ju afrohesh. Tani radhën tjetër shaje më shumë se vota i bëhen, populli ju njeh dhëmb e dhëmball ju koneve ham ham.

      Përgjigjjuni
      1. b
        bjeri drejt se ke lehtesira

        Aman or Lapardhaje se i bera mendjen corbe rilindjoteve, shpjegoja ca shkoqur ta kuptoje rradajka e tyre sofizmin tend - a duhet te perkrahin Bardhin qe ka probleme me Salen apo duhet te perkrahin Salen ne pazare me Ramen!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sulmi po afron

          Po normal qe do te kete percarje sepse 8 janari i vitit 2022 nuk shkoj deri ne fund e fajin per ate nderprerje te aksionit e ka policia . Aty ne ate organizate terroriste duhet nje tjeter 8 janar te jene te paisur me c'fate duhet per nje perleshje e policia te rrije larg deri te shuhen njeri me tjetrin te pakten gjysmit po komplet ata qe quhen garda e krye terroristit Sali kerrma .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje