Kryeministri Edi Rama nis sot një seri takimesh dhe aktivitetesh në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror 2025, i cili zhvillohet në Davos – Klosters, në Zvicër.
Me misionin “Ne bashkojmë qeverinë, bizneset dhe shoqërinë civile për të përmirësuar gjendjen e botës.” - këtë vit Forumi bën bashkë rreth 3000 liderë, nga mbi 130 vende, mes të cilëve, 350 liderë qeveritarë, duke përfshirë 60 kryetarë shtetesh dhe qeverish për të adresuar sfidat kryesore globale dhe rajonale.
Takimi i 55-të Vjetor i Forumit Ekonomik Botëror mblidhet nën temën “Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente”, me diskutime që fokusohen në pesë shtylla thelbësore, të ndërlidhura, me rëndësi të posaçme për një të ardhme të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të begatë.
Së bashku me liderë nga vende të tjera të botës, kryeministri Edi Rama është pjesëmarrës në disa tryeza të rrumbullakëta, si dhe panelist në sesione të ndryshme që synojnë të nxisin një frymë bashkëpunimi dhe optimizmi konstruktiv me objektivin e formësimit të Epokës Inteligjente të ardhshme, në një mënyrë më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Kryeministri gjithashtu do të takohet përgjatë 3 ditëve të Forumit me homologë, liderë të biznesit, drejtues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe personalitete të tjera pjesëmarrëse në Forum.
Sa kryeministra marrin pjese?
Nuk di të lexosh ti? Do jenë 350 kryeministra (liderë qeverish) dhe 60 presidentë (kryetarë shtetesh).
O koqe patronazhist idiot se OKB ka 193 shtete pritet Palestina ( akoma jo zyrtare) nga i more 350 kryeministra dhe 60 presidente?? Pastaj e di çfarë është WEF?? Është organizatë private s'ka asnjë lidhje me demokracinë etj
Me sa di une bota nuk ka 350 shtete. Si qenkan 350 kryeministra?!
Bashkepunim per epoken inteligjente ! E sheh ! Epoka inteligjente eshte per: njerezimi te mos egzistoje si qenie njerezore, por si robot i miljardereve dhe si tatim pagues i teknollogjise me te cilin ja kane vene koqet ne bige meshkujve dhe veren ne tepsi femrave. Po njerezit gezojne, gjithmone gezojne se jane te çthurur pa liri. Dhe njeriu kur eshte i çyhurur nuk di çfare te beje deri sa harrin e ha veten me dhembe;
O shoku me prokure! Bota ka 195-196 shtete sovrane. Peej te cilave 130 marin pjese me delegacione ne forum. Gazetari duhet ti rikthehet edhe nje here bankave te shkollles sepse ne histori-gjeografi mer 2 me brire ndersa ne aritmetike po i ve 3-sh. 3000 pjesmares thote gazetar delli, qe per 130 shtete pjesmares i bie qe cdo shtet te kete nje delegacion prej 23 vetesh ????????. Dmth gazetar Kristali…tope
Ore gazetaruc! Po nga Amerika kush eshte? Kjo eshte mbledhje koti. Vendi me ekonomine me te madhe ne bote po inaguron presidentin, keto merren me seksin e engjejve duke i bere karshillek Amerikes.. Shyqyr qe eshte lideri global i arnauteve ne kete mbledhje per ti rritur pak pjacen.
Real kari. Të ka dhjerë Saleh serbi sot në gojë apo akoma?