Basha me Sekretarin e Thesarit të Trump: Një epoke e re e artë ekonomike po fillon

20 Janar 2025, 12:54Politika TEMA

Basha me Sekretarin e Thesarit të Trump: Një epoke e re e artë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ndodhet në Washington për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Donald Trump. Basha gjithashtu ka zhvilluar një takim me Scott Bessent, i përzgjedhuri i Trump për postin e Sekretarit të Thesarit.

Në postimin e tij në facebook, Basha shkruan se gjatë takimit foli për vizionin e Demokratëve Euroatlantikë për taksa të ulëta dhe nxitjen e investimeve në sektorin e teknologjisë, duke vënë theksin te një qasje që do të çlirojë potencialin ekonomik të Shqipërisë.

“Diskutuam mbi ‘një epokë të re të artë ekonomike’ dhe shkëmbyem mendime për planet ekonomike të administratës së re amerikane, që pritet të ndikojnë pozitivisht ekonominë globale” - shkruan Basha.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Pata kënaqësinë të takohesha me Scott Bessent, i përzgjedhuri i Presidentit Trump për postin e Sekretarit të Thesarit, për të diskutuar mbi potencialin ekonomik që mund të realizohet jo vetëm në Amerikë, por edhe në vende më të vogla si Shqipëria, në kuadër të “një epoke të re të artë ekonomike,” siç e quan ai.

E informova mbi vizionin tonë, të pasqyruar në programin qeverisës, për taksa të ulëta dhe për nxitjen e investimeve në sektorin e teknologjisë – një qasje që do të çlirojë potencialin ekonomik të vendit tonë.

Gjithashtu, shkëmbyem mendime mbi planet e administratës së re amerikane në fushën ekonomike, të cilat pritet të kenë një ndikim jo vetëm në SHBA, por edhe në ekonominë globale.

4 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Takim????????...Kryetari i PPPPPPPDDDDDDDPP???????....Mero duhet me serioz, Tema nuk eshte gazete per tu tallur.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nua rroki

      Ca te tha? Ca i the?

      Përgjigjjuni
      1. L
        Landi

        Mjere Shqiptaret per Hajvanet Politikane qe kane.Si ky Debili si Saliu,takojne ndonje Pokitikan ne Holle ose ne Salla pritjeje,dhe e quajne takim pune.Or Bilbilush Lule:Ai aty eshte per Inagurimin e Trumpit,si ti po i flet per Ekonomine kur te vish ti ne Pushtet.Kaq Hajvan je sa mendon qe Shqiptaret e 2025 do besojne tek nje Debil i Lindur si ti.Shko mr Sy Shtrembet dhe pergjigju kush dha Urdher per te Vra 4 Protestuesit ne Janar.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Landi

          Mjere Shqiptaret per Hajvanet Politikane qe kane.Si ky Debili si Saliu,takojne ndonje Pokitikan ne Holle ose ne Salla pritjeje,dhe e quajne takim pune.Or Bilbilush Lule:Ai aty eshte per Inagurimin e Trumpit,si ti po i flet per Ekonomine kur te vish ti ne Pushtet.Kaq Hajvan je sa mendon qe Shqiptaret e 2025 do besojne tek nje Debil i Lindur si ti.Shko mr Sy Shtrembet dhe pergjigju kush dha Urdher per te Vra 4 Protestuesit ne Janar.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje