Në të njëjtin burg me Dakon dhe Kokën, Fredi Beleri: Kanë hallet e tyre, por i kam takuar dhe kemi biseduar

12 Dhjetor 2023, 09:06Politika TEMA
Në të njëjtin burg me Dakon dhe Kokën, Fredi Beleri:

Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej 7 muajsh tregoi në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania, bashkëjetesën me personazhe të njohur të politikës.

Beleri, i cili ndodhet në të njëjtin ambient ku mbahet ish-ministri Lefter Koka dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, tha se takohet dhe flet shpesh me ta, edhe për drejtësinë në Shqipëri.


Sipas Belerit, qëndrimi i tyre për SPAK nuk është ai që dëgjohet në TV që SPAK do shpëtojë Shqipërinë, gjë që siç tha është vetëm në mendjen e PS.

“Sigurisht që takohem, ata vuajnë dënimin dhe kanë hallet e tyre, bisedojmë. S’jam i autorizuar të flas për ata.

Sigurisht që bisedojmë, kanë qëndrimet e tyre që nuk janë nga ato që po dëgjohen në TV, që  e gjithë bota është e kënaqur si funksionon SPAK dhe të gjithë dalin të brohorasin që SPAK do shpëtojë  Shqipërinë, kjo është në mendjen e PS”, tha Beleri.

 

Lini një Përgjigje