Nën hetim për pasurinë, Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO

10 Janar 2025, 14:20Politika TEMA
Nën hetim për pasurinë, Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO

Deputeti i PD Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO! Sipas njoftimit zyrtar, Dogjani akuzohet për kryerjen e veprës penale deklarim i rremë i pasurisë, e parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë  i Kodit Penal.

Deklarimi i rremë për përfitimin e një apartamenti

Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen.

Në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën me nr.7030 rep. dhe 781 kol. të datës 6 dhjetor 2006, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan se i pandehuri Asllan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, bazuar në kontratën me nr.7030 rep dhe 781 kol, dt.6 Shtator 2006, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë,  përmes pagesave cash.

Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme.

5 Komente

  1. P
    Plaseni brenda ket mut burre malok

    Akoma jashte eshte ky dallkauku agresiv i sali kerme? Pse vonohesh or Spak, keta lloj plehrash e kerkojne net burgin.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Linza

      Funderrine burrac! Vetem akuzonte te tjeret, tani nuk po ndihet me. I kane rene pendet.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aliu

        Ua Ua roja i Namik Dokles polici Asllan Kapidan Domgjoni qe Sali NonGrata e beri jurist me Graden " Doktorr Shkencash "............................!!! Si ka mundesi qe cobani i deleve ne Lume te Kuksit u be Deputet..????????????????????????. Bravo Sali Lexhenda i Vivicidolit Tropojes.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aliu

          Ua Ua roja i Namik Dokles polici Asllan Kapidan Domgjoni qe Sali NonGrata e beri jurist me Graden " Doktorr Shkencash "............................!!! Si ka mundesi qe cobani i deleve ne Lume te Kuksit u be Deputet..????????????????????????. Bravo Sali Lexhenda i Vivicidolit Tropojes.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Li

            Na ruaj o Zot nga kjo specie e peshtirë.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje