“Nëse do zhvillohej garë në Tiranë, Ogerta do fitonte thellë”, Klosi: PS është gati për zgjedhje, kurdo qofshin

8 Dhjetor 2025, 13:58Politika TEMA
“Nëse do zhvillohej garë në Tiranë, Ogerta do fitonte

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, deklaroi se nëse do të zhvillohej një garë për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu do të fitonte me diferencë të madhe. Ai tha në “Shqipëria Live” se Partia Socialiste është gati për zgjedhje kurdo qofshin.

“Ogerta është drejtuese politike e qarkut të Tiranës, bashkisë së Tiranës. Ka detyrë të drejtojë PS të Tiranës. A do jetë sërish kandidate? Do jetë proces që do kërkojë kohën e vetë, një vit e gjysmë kohë. Nëse gara do të ishte në 9 nëntor, Ogerta do të fitonte më thellë se në 11 maj.

Veliaj është kryetari i bashkisë së Tiranës. Mund të themi që ne e kemi transformuar Tiranën. Falë këtij transformimi ne marrim vota, historia me individin është tjetër gjë.

A ka probleme nga largimi i Veliajt nga detyra? Patjetër që ka. Por, ne… po të kishte garë më 9 nëntor ne do të kishim fituar më thellë", tha Klosi.

1 Komente

  1. L
    Lisa

    Sa prona ka rrembyer ky.E tmereshme cfar hajdutesh .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje