Dita Kombëtare e Rinisë, Spiropali: Sot ecim më shpejt e më të sigurt drejt anëtarësimit të plotë në BE

8 Dhjetor 2025, 11:07Politika TEMA
Dita Kombëtare e Rinisë, Spiropali: Sot ecim më shpejt e më

Në një mesazh të përcjell me rastin e 8 Dhjetorit, ministrja për Evropëm dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, shprehet se Shqipëria sot ecën më shpejt e më sigurt drejt anëtarësimit në BE, ku të rinjtë kërkohet të jenë më shumë se kurrë pjesëmarrës

Mesazh i Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali:

“Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë, simbolizon pasionin e vajzave e djemve shqiptarë, si faktor thelbësor ndryshimi, për ta kthyer Shqipërinë në familjen e saj natyrale.

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ishte esenca e vet historisë shqiptare, në kontradiktën më të thellë e të qenurit një nga bërthamat e vjetra të kontinentit europian, por njëkohësisht e ndarë gjatë e dhunshëm prej kësaj përkatësie.

Sot ecim më shpejt e më të sigurt drejt anëtarësimit të plotë në BE, ku të rinjtë e Shqipërisë kërkohet më shumë se kurrë të jenë pjesëmarrës, këmbëngulës, kontribues për Shqipërinë demokratike, meritokratike, të hapur, konkurruese, inovative, me drejtësi e mundësi për të gjithë”.

 

7 Komente

  1. S
    Spirokari eshte ne skenar

    Ku i masakruat studentet e dhjetorit 1890? Asnje nuk beri hajer ne kete vend. Dhe per meriten tende shurre e Edvinit

    Përgjigjjuni
    1. c
      cingija e pare, spiropali

      Parti-Edi, jemi kurdohere gati sic do ti!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doktori

        Si eshte bere kjo e shkreta se njeh as familja vet me

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xhim

          Me e mira ne ps e pd

          Përgjigjjuni
          1. x
            xhejms

            po po, e para nga fundi.

            Përgjigjjuni
          2. V
            Vlonjati

            Ti i pari, që akuzon ministren Spiropali që i masakruan studentët, duhet të dish që, më 1990-tën ajo ishte në kopsht, katër vjeçe . Dhe korrigjoje atë vitin, se më 1890-tën , nga 8 miliard njerëz që ka bota sot , asnjë nuk ishte gjallë , janë të gjithë të lindur më vonë .

            Përgjigjjuni
            1. f
              fierakja

              Ministrja Spiropali muahahahah. Si mund ti drejtohesh keshtu kesaj zhgarravines.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje