“A u lobua nga Soros non-grata e Berishës?” - Ish-ambasadori i parë i SHBA në Tiranë: Ai ishte pro-amerikan në ’91, por….

8 Dhjetor 2025, 09:31Politika TEMA
“A u lobua nga Soros non-grata e Berishës?” - Ish-ambasadori i

I pyetur për non-gratan e Sali Berishës nga SHBA-ja, ish-ambasadori amerikan i Shqipërisë, Christopher Hill, u shpreh se personalisht nuk zgjidhte sanksionet si mjetin e parë.

Në një intervistë në “Exclusive” për gazetaren Kristi Gongo, ai u shpreh se do të ishte më mirë të mos komentonte non-gratën e ish-kryeministrit dhe nëse kjo e fundit ishte lobuar nga George Soros.

-Ju e keni njohur Berishën nga afër që në ’91, si ju duket fakti që ai është në krye të PD dhe faktor në politikën shqiptare edhe pas 35 vitesh?

Hill: Eh, e jashtëzakonshme, por unë qëndroj larg politikës suaj të brendshme. Ishte krejt një botë ndryshe 35 vjet më parë. Por unë nuk jam dikush që mendon se duhet të jem aktiv duke u thënë njerëzve kë të vazhdojnë të mbështesin dhe kë të mos mbështesin. Nuk është puna ime. Është puna e tyre.”

-A ishte shpallja e tij non-grata një lobim i Soros apo besoni që ka pasur arsye të qenësishme për këtë vendim të administratës Biden?

Hill: Unë punoja në Universitetin e Denverit në atë kohë. Jo, isha në Columbia në fakt. Shiko, kam mendime personale për këtë se a janë këto lloj sanksionesh të dobishme apo jo. Si rregull i përgjithshëm, për mua, unë jam një person që nuk zgjedh sanksionet si mjetin e parë. Zgjedh dialogun, që do të thotë të përpiqesh të zgjidhësh gjërat, por nuk jam në pozicion të komentoj ndonjë deklaratë për sanksione. Mendoj se do të ishte një gabim për një ish-diplomat amerikan të vinte e të bënte shumë komente për këtë. Nuk mendoj se ndihmon askënd.

Kush ishin kontaktet tuaja të para në Shqipëri?

Hill: Epo, natyrisht, ne po merreshim me qeverinë dhe formuesit e qeverisë, ndaj një nga të parët ishte një zotëri që ka vdekur shumë vite më parë, Gramoz Pashko. Ai më ftoi në shtëpinë e tij, e pëlqente muzikën rock perëndimore, mbaj mend që më pyeti: ‘A të pëlqejnë Dire Straits?’ Dhe unë i thashë, ‘Të preferuarit e mi,’ kështu që fillova ta njoh, dhe u prezantova më tej edhe me personalitete të tjerë që po ndihmonin në drejtimin e qeverisë. Genc Ruli ishte një prej tyre si ministër i Financave. Pastaj, për shkak të pritjes së mrekullueshme që Sekretari i Shtetit, James Baker, mori në Sheshin Skënderbej, që ishte një ditë e jashtëzakonshme, mendoj se amerikanët u përfshinë plotësisht në detyrën e ndërtimit të marrëdhënies.

Çfarë përshtypje krijuat për Ramiz Alinë, Sali Berishën dhe Fatos Nanon?

Hill: Të gjithë ishin aty dhe ishin njerëz me të cilët unë kisha të bëja. Sigurisht, njerëzit të gjithë ishin të mirë me mua, përfshirë Ramiz Alinë. Ai ishte shumë i mirë. Zoti Bufi, i cili ishte përgjegjës për këtë qeveri tranzitore. Berisha ishte shumë pozitiv ndaj amerikanëve. Qartësisht, ai do të luante një rol të madh; nuk kisha asnjë ide se cili do të ishte pozicioni i tij, por do të ishte një faktor kryesor. Dhe Fatos Nano ishte interesant sepse vinte nga sistemi i vjetër, nga Partia e Punës, por pastaj po përpiqej të ishte edhe në sistemin e ri, kështu që kishte një këmbë në të dy sistemet. Mbaj mend që kishte pak skepticizëm për këtë, por duhet t’ju them, kur je një diplomat amerikan, thjesht përpiqesh të bësh gjërat të ndodhin dhe nuk je gati të thuash, ai është i mirë, ai është i keq. Thjesht përpiqesh të njohësh njerëzit.

A kishit ju një preferencë mes liderëve të PD-së të asaj kohe, Berishës, Pashkos apo Selamit?

Hill: Për mua me rëndësi të them se është shumë e vështirë të zgjedhësh qeverinë tënde. Është e pamundur të zgjedhësh qeverinë e dikujt tjetër. Dhe kam qëndruar larg këtij procesi gjatë gjithë karrierës sime. Dëshironim të qëndronim larg preferencave sepse ishte një fazë që e dinim se po vinte shumë shpejt, që kishte shumë kritika brenda vendit, dhe përpiqeshim të qëndronim larg asaj. Do të thoja, si koncept i përgjithshëm, ne mbështesnim që PD-ja të fitonte zgjedhjet në ’92. Socialistët ende nuk kishin pasur divorcin e tyre real nga Partia e Punës. Struktura ishte ende e mbivendosur. Njerëzit në Partinë Socialiste zakonisht kishin qenë pjesë e Partisë së Punës. Pra, do të thoja se shumica e përpjekjeve tona ishin përqendruar te partitë e reja, përfshirë Partinë Demokratike. Por sa i përket mënyrës se si vepronin, përpiqesha të shmangja të dukesha në një tubim publik sepse mendova se kjo ishte njëfarë ndërhyrjeje në punët e brendshme, dhe kjo ishte diçka që socialistët na akuzonin vazhdimisht. Por përpiqeshim të ishim të kujdesshëm që të mos projektonim këtë imazh. Dëshironim të shihnim Shqipërinë të bashkohej me vendet demokratike, të shihnim demokracinë të mbizotëronte. Natyrisht, kjo ishte shumë e rëndësishme për ne. Por sa i përket përfshirjes në përzgjedhje duke thënë, ai është më i mirë se ai tjetri, le ta bëjmë atë… Kjo nuk ishte puna ime. Dhe kur më pyesnin për këtë, nuk kisha problem të jepja opinionin tim, por nuk do të thoja, zgjidhni këtë dhe mos zgjidhni atë. Kjo është shumë e rrezikshme, sepse, e dini, gjithmonë gabon kur bën gjëra të tilla.

-Në dijeninë tuaj, çfarë roli kishte Amerika në rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri?

Hill: Epo, mendoj se populli shqiptar luajti rolin në rënien e komunistëve, por është shumë më e lehtë kur je në tranzicion të dish ku po shkon. Dhe mendoj se të kesh një ambasadë amerikane që po hapej, të shohësh flamurin amerikan lart, të shohësh diplomatët amerikanë aktivë… njerëzit kuptuan më mirë se po shkëputeshin nga një sistem për të hyrë në një tjetër. Pra, mendoj se ishte një proces i suksesshëm. Nëse do të shihnin vetëm fundin e një sistemi dhe nuk do të dinin se cili do të ishte sistemi i ri, do të kishte qenë një proces shumë më i vështirë. Pra, mendoj se kishte vlerë ku u kuptua që jo vetëm populli shqiptar i donte amerikanët, por për më tepër, ajo që amerikanët panë nga populli shqiptar, ne i duam ata gjithashtu.

-Pra ju nuk besoni se lëvizja studentore e Dhjetorit ’90 ishte e nxitur nga Perëndimi?

Hill: Jo, mendoj se ishte autentike. Mendoj se u nxit kryesisht nga studentët që donin të kishin një jetë më të mirë. E dini, llojet e tilla të revolucionit, nëse përpiqesh t’i nxitësh nga jashtë, nuk funksionojnë. Por nëse lindin vetë, dhe kjo padyshim është e vërteta, për Azem Hajdarin dhe gjithë ata njerëz në lëvizjen studentore, ishte diçka që shqiptarët e bënë vetë. Dhe, e dini, duhet të jeni të kujdesshëm me idenë se Ambasada Amerikane mund të vijë dhe pastaj të destabilizojë situatën. Thjesht nuk funksionon kështu. Nuk funksionon kështu.

-Sa ndikuan amerikanët në fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e marsit 1992?

Hill: E dini, kishte dy procese zgjedhore. Një ishte në mars ’91 dhe pastaj një tjetër në ’92, mars ’92, dhe kjo ishte vendimtare. Dhe sa rol luajti Ambasada Amerikane në këtë? Nuk mendoj se luajtëm shumë rol. Kishte disa OJQ amerikane, përfshirë Institutin Kombëtar Demokratik dhe Institutin Republikan, dhe ato po jepnin ndihmë. Instituti Ndërkombëtar Republikan po siguronte disa automjete për partitë politike, dhe këto automjete duket se shkuan kryesisht te Partia Demokratike, jo te Partia Socialiste. Dhe kështu, ndoshta ishte e dobishme të kishin disa automjete, në mënyrë që politikanë si Eduard Selami, i cili ishte shumë aktiv në atë kohë, një mik i mirë atëherë, mendoj se ishte Selami që sugjeroi që të bëhej kjo pritje e madhe për sekretarin Baker në Sheshin Skënderbej. Pra, bëmë gjëra së bashku, por e dini, kjo ishte krejt për popullin shqiptar. Po përpiqeshim të siguronim shqiptarët se ne do të jemi këtu për qëndrueshmëri, jo vetëm për të ngritur një ambasadë të përkohshme. Filluam të ofronim ndihmë për njerëzit që, për shembull, ishin përjashtuar nga shtëpitë e tyre nga sistemi komunist, dhe ndihmuam me arsim dhe trajnim. Dhamë asistencë përmes Agjencisë sonë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), dhe gjithashtu, mendoj se shumë e rëndësishme, kishim një lloj kontakti me qeverinë. Mbaj mend që flisja me Ylli Bufin dhe i shpjegoja atij se si një amerikan në Shqipëri, gjëja më me vlerë që mund të bëja për të, ishte t’i shpjegoja se si njerëzit në Uashington po i shohin gjërat, çfarë ishte e rëndësishme për ta dhe çfarë jo, gjëra të tilla. Mendoj se i dhamë disa këshilla të mira njerëzve. Më pëlqen të mendoj që po e bëmë.

15 Komente

  1. d
    dori

    Pse çfar prisnit të thoshte ky diplomat që i bëri Amerika....!!!! Ky dhe Rajsoni pas tijë ishin përkrahësit e komunistit të bllokut Sali Berisha dhe futën në burg Fatos Nanon që ishte një liberal modern....

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjergj Fishta I riu

      Une e perkthej(!) intervisten e Diplomatit te nderuar Hill: Ne e dinim se ishit te Kuq, ju ndihmuam me fjale te largoheni nga e Kuqja vullnetarisht, ne fund kuptuam se nga do qe silleshit na dilnit serish te kuq KUQ, atehere perdorem nje snksion te leht keshillues(!) dhe si pergjigje apo reagim kunder saj kuptuam se, JU(!) nuk desheronit dhe do te desheroni paqsisht te hiqni dore nga e Kuqja!!!??? Faleminderit!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aria

        Po mundohem te kuptoj si e ka bere intervisten ne anglisht dhe dal me perfundimin se Ambasadori Hill nuk eshte i sinqerte. Te thuash qe je shume i distancuar ne nje vend tranzitor qe ishte pjese e lindjes eshte komplet genjeshter. Nuk erdhi Baker per qefpor per te treguarqe amerika kerkonte ndryshim ngasistemi i meparshem . Hill mund te jete njeri shume i mire pr per hir te politikes amerikane eshte jo i sinqerte.

        Përgjigjjuni
        1. d
          dyshuesi

          A kishin gisht Amerikanët në ato që ndodhën ? E po ... zotëria e thotë qartë " Një diplomat nuk mund të flasë për këto gjëra " Kështu që kjo interviste është kot . Dyshimet dhe pikëpyetjet ngelen .

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jeniceri

            Mos u merrni me keto vogelsira qe skane me peshe. SH.B.A nuk e njihte poullin shqiptare ne kohen e komunizmit . Informacjonet per vendin tone i merrnin nga agjenturat e huaja qe vepronin ne Shqiperi dhe nga shqiptaret e Amerikes. Kur erdhen ,mbas hapjes ishin te paorjentuar mire . Levizjet shqiptare kunder komunizmin i pelqenin por nuk u thelluan se me cilet politkane kishin te benin . Perkrahen Saliun se ai u garantoje lufte te ashper kunder komunistave qe mbeten . Nje llogjike e dobet politke kur populli shqiptare 75 % ishte shume i lidhur me te majten shqiptare e 40% me te majten skstreme pra PKSH. Ne kete corbe shqiptare te Djathte ishin vetem shtresat e te shpronsuarve nga komunizmi si dhe te burgosurit politke qe kishin ide kunder sistemit te Hoxhes .Keta nuk dolen ne skenen politke si force e Djathte por ju bashkuan corbes qe krijoje R.Alija . Saliu dhe shume mbetje te komunizmit ishin kundershtar te sistemit jo ideologjikishte por qe synonin te perfitonin nga ndryshimet qe ndodhen pas renjes se murit te Berlinit . Agjenturat e huaja u aktivizuan ne maksimum, per te perfituar elementet e tyre qe kishin depertuar ne kohen e Hoxhes . Nje prej tyre eshte shoku Sali . Mund ta quani anti komunist ,anti shqiptare ,por kurr demokrat . Fitoje jo nga perkrahja e jashtme por nga nepotizmi i inteligjences postkomuniste . U ndihmua shume nga R.Alija pa e ditur mire se me ke ishte i lidhur e kujt i sherbente . Kur e kuptoje ishte shume vone . Agjenturat bene punene e tyre duke e paraqitur si te vetmin qe do te luftoje komunizmin ne Shqiperi . Interesi perendimor nuk ishte se kush duhej ne pushtet por nje qe u premtoje se do ta shkulte komunizmin nga Shqiperija. Te gjitha kancelerite e huaja si dhe Diaspora ne Amerike gabuan sa sot ne paguajm demet e demokracise nga berishizmi malokerjan . Frika ndaj komunizmit ishte fallco dhe propagande e rreme e Berishes . Fakti qe ne zgjedhjet e para pluraliste Saliu nuk fitoje tregon se populli ,jo se ishte komuniste por dinte ce kush po e perfaqsinte te Djathten shqiptare . Nje agjent i dobishem ne gjirin e Hoxhes per hesapet e tij per pushtet . Saliu e ndihmoje shume Hoxhen ,nepermjet agjenturave te huaja , te spastronte ata qe ai i quante armiq te popullit por ne fakte ishin shoket e tij . U bene armiq mbasi Hoxha nuk logjikonte me . Cdo dite, nga "miqte e tij" dergoheshin letra anonime se dicka po pergatitet kunder tij .E futen ne situate alarmante deri sa hengri nje nga nje shoket me besnik qe luftuan me te per 40 vjete . Kjo vulosi njehere e pergjithmone fatet e popullit shqiptare . Shqiperija, pa u pastruar kjo fryme qe sot eshte cimentuar ,nuk ka per tu bere kurr. SH.B.A tashme e kane te qarte situaten ,por e kane te veshtire te operojne ne keto kushte gjeopolitke . Faktori i jashtem eshte tashme shume deciziv per shtete si yni per te dali nga kjo situate qe jemi.Nderhyrja ka pasoja kur rreth vendit tone e ne Evrope jane te trubullta situatat politke . Nga qe jemi te vegjel ,nje opreracjon permbysje do te shoqerohet me pasoja te medhaja . Krahu berishjan e te tjerve, qe jane te lidhur ne agjenturat e huaja ,jane gati te bejne ceshte e mundur per ta destabilizuar Shqiperine .Nuk ka me forca te brendshme te permbysin kete normalitet te hidhur, qe populli shqiptare po perjeton .

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kris

              Beavo Jeniceri

              Përgjigjjuni
            2. A
              Andreas

              Lexoni librin Sigurimi i shtetit te Bujar Hoxhes, aty i keni te gjitha pergjigjet...

              Përgjigjjuni
              1. K
                K O R C A

                Per prof. Bujar Hoxhen eshte folur shume dhe te gjithe flisnin me bindje te plote qe ai ishte koka e agjentures jugosllave (UDB ) . Jugosllavet kishin pervoje te vjeter , qysh me krijimin e PKSH ne v.1941 e deri (me e pakta ) ne vitin 1948 , kishin krijuar nje rrejt te gjere spiunazhi qe i sillte dhimbje koke Enver Hoxhes deri diten qe vdiq . Ne protesten e shkodraneve ku u vrane pas shpine 4 protestues , ka qene inkonjito edhe ministri i puneve te jashtme jugosllave . . . . . . . Zoti Andreas - aqis nuk te kuptoj perse e rekomandon librin qe paska shkruar B.Hoxha ? ! Ai njeri nuk mund te besohet ne asnje fjale te vetme !

                Përgjigjjuni
              2. K
                Kooperativisti injorant .

                Mjeket qe dilnin jashte Shqiperise ishin kontakti me Perendimin .Jugosllavia kishte miqesi te ngushte me USA . Kur Ramis Alia shkoi ne 90 ne Amerike , atje ju dha plateforma e mire pregatitur e skemes ne ndryshimit me propozim te klanit Serbo malok e Biberajt figura kryesore ishte Sali Berisha , si ne sherbim te ketije klani por dhe i francezeve e me vone i iranianeve . Amerikanet vleresuan shprehjen e vjeter ku bente pjese dhe Shqiperia , Ballkani fuci baruti , dhe per te mos u pershkallezuar revolta u zbatua plani i nje ndryshimi me revolucion te bute .Por Berish servili i dikurshem ju doli jo vetem nga dora por doli dhe nje djalle i Zi ne shpirte . Pas 97 Ata menduan te ndiqnin varjantin per Bisturine apo Peneciline qe ta leme ta konsumoje koha sepse kishin te pamundur te llogarisnin sa perkrahes jo vetem politik por dhe krahinore kisht Berisha . Sali Berisha asnjehere nuk ka qene komunist por i infiltruar ne strukturat e PPSH per ta demtuar ate .Komunistet ne shumice kishin edukim atedhetar per dashuri per popullin dhe atedheun dhe kjo filozofi per kohen ishte e provuar por me e mira .Sistemet jane si cdo gje e gjalle qe nje dite vdesin , kurse spiunet si BISTURIA trashegojne ne fshehtesi pushtetin dhe porosite e Padronit .

                Përgjigjjuni
                1. Çika mal

                  Ky diplomati amerikan edhe sot e para 34 vjet ka po të njëjtën gjuhë diplomatike soft Pyetjet që i janë bërë diplomatit të karjerës sot pensionist duan që ai të zhvishet nga kostumi i diplomatit dhe përgjigjet diplomatike . Por ai e ka bërë një betim para kushtetutës amerikane që nuk do të çedojë as pak në unisonin me politikën amerikane dhe kjo është një fakt që ne po shikojmë në përgjigjet që jep Ato janë diku të kamufluara diku të lëmuara diku me gunga diku të sinqerta dhe në faktë në përgjithësi të lënë të kuptosh se roli i Amerikës është primar në çdo ndryshim në çdo qëndrim në çdo vendimmarrje të qeverive pro amerikane deri dhe në zhvillimet demokratike dhe ndryshimet e qeverisjeve me anë të votimeve Kjo është kaq e vërtetë sa po ta ndjekim situatën për 34 vjet në Shqipëri do të përballemi me ndikimin diku drejtë përdrejtë të Amerikës diku tërthort diku hapur në mbështetje të rrëzimit të njërës apo tjtrës parti politike diku me rrugë diplomatike dhe deri dhe me ndikimin e agjenturës së saj dhe të kombinuara me agjenturat e tjera . Oshilacionet e mbështetjes diplomatike të Amerikës për Qeveritë shqipëtare janë të lidhura ngushtësishtë me situatat që zhvillohen në EvropëmBallkan dhe më gjërë E rëndësishme ka qënë dhe është që qeveria shqipëtare në asnjë rast nuk ka ceduar nga unisoni me qëndrimin amerikan për problemet gjeostrategjike politike diplomatike e ekonomike . Pastaj se bie Saliu dhe vjen Rama kjo është një gjë që ka interesin më të vogël për një shtet super gjigant në arenën botërore . Kjo indiferencë ndaj figurave apo partive politike në vëndet e vogëla duket edhe në qëndrimin që DASh mban ndaj figurave që me qëndrimin e tyre prekin interesat amerikane si në rastin e shpalljes non grata të Saliut pavarësisht se në fillimet e demokracisë ky ka qënë i besuar i amerikës Por kur e panë se ky politikan u bë problem për vëndin por dhe për qëndrimin ndaj diplomacisë amerikane këta i vunë samari dhe e çuan të mbart dru në pyll. Dhe edhe pse se thotë troç Hilli ai nuk e eklipson përgjigjen në tërësi por thotë në fillesat e demokracisë këta të tre si Ramis Alibsi Saliu si Fatosi ishin në pozicion të pranueshëm për Amerikën Po pastaj ???!!! Kuptojeni vetë po deshët thot z Hill .Pra ndiqëni filmin dhe do ta kuptoni se çfarë qëndrimi ka Amerika ndaj Shqipërisë qeverive dhe opozitës ,!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    NA MYTEN 80 LEKSHAT PENSIONIST

                    Ik mer te qifsha ty dhe dhiplomutin... ai eshte kokrra e spiunit qe ku duheshin krijuar probleme i shkaktinte ato dhe me pas shkonte per ti zgjidhur... plasi ne Shquperi ... erdhi Hilli... plasi ne Kore e Tajvan ... shkoj Hilli... plasi ne Maqedoni... shkoj prap Hilli.... plasi ne Serbi shkoh Hilli.... KJO BEN MUUUUUHH!!!! kush nuk e kupton eshte MUUUHHH... LOPA JERSEY.

                    Përgjigjjuni
                  2. L
                    Lexuesi

                    Diplomat leshi,hileqar kur thot Fatos Nano vinte nga sistemi vjetër dhe donte të hynte me një këmbë në sistemin e ri,po krimineli Berisha nga vinte,bile nga një pozicion më i lartë në regjimin e vjetër se Nano pasi ishte sekretari byrosë partisë i gjithë spitaleve përfshi dhe fakultetin e mjekësisë i barabart me nje sekretar rrethi të një qyteti të kategorisë dytë,ndaj ky hileqar diplomat mos na tregoj përralla .

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Adashi

                      Zoti diplomat tregohuni të sinqert dhe të hapur.Ju,ti dhe Raiyrsoni zgjodhët Salën se ju rekomandoi shërbimi sekret serb(UDB-ja në atë kohë),pasi dihet tashma botërisht marrëdhëniet e mira që ju(CIA) kishte me serbët dhe normal që atyre ju interesonte të kishin në krye një agjentin e tyre të hershëm dhe të kualifikuar si Sala,dhe që pasojat e ksaj tashma janë fare të qarta.

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xha Beqo

                        Kjo gjendje e Shqiperise eshte si rezultat I poliitkes se gabuar te Rajersonit. Ai e njihte gjendjen e Shqiperise nepermjet Beogradit ku mbulonte dhe Shqiperina. Mori nga Beogradi agjenturen e UDB-se ne Shqiperi, midis tyre dhe me kryesori Saliu. Me Saliun ne krah, duke e mbeshtetur kudo dhe ne cdo meting, shkaterroi Shqiperine. Rajersoni deshtoi ne Shqiperi, se Saliu ka ceduar nga poitika amerikane ne Shqiperi. Z. Hill e ka perkrahur Saliun ne ate kohe, tani nuk flet sinqerisht, Ka besuar te Saliu me shume se te Fatos Nano. Imagjino konkluzionin e Z. Hill, Saliu me i mire se Fatosi.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          PIRDH QORR PIRDH LIROHU

                          Fatos Nano vibte nga sistemi vjeter????? O kar(l)i, po Sali Kellira ishte anetar i PPSH dhe servili numer 1 i birose politike (BLLOKIT)... dhe ti nuk kishe informacion ë? Pra zgjodhe mutin qe siç donte Dullen, e ktheu pllaken dhe ju "donte" juve amerikaneve.... pastaj ju boni lanet si hoxhe efendiu qe i boni lanet kamunistat. Ik mer qorr bibe se ja ke fut vetes me kete interviste. Gramoz (Moi) i bir Elenit komuniste, Ruli kryehajduti ... po blerim çelen ose Pjeter Tomen pse si mbeshtete... apo nuk ishin komutistaaaa????

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje