Hasimja: Salianji vuri në lëvizje PD-në, por mund të ketë ambicje më të mëdha

7 Dhjetor 2025, 21:22Politika TEMA
Hasimja: Salianji vuri në lëvizje PD-në, por mund të

Pedagogu Ermal Hasimja, në një lidhje direkte me studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, deklaroi se Ervin Salianji e ka vënë në lëvizje Partinë Demokratike me takimet e tij, por nuk përjashtoi mundësinë që ambiciet e ish-deputetit demokrat të jenë edhe më të mëdha.

“Ka pasur pak kënaqësi në raport me aksionin e opozitës, që ndoshta disa mendojnë që duhet të ishte shumë më i zëshëm, më energjik dhe mendoj që në këtë aspekt, po të shikosh çfarë ka ndodhur në këto 2-3 ditët e shkuara, tregon që efekti është pozitiv. E para, Partia Demokratike menjëherë u vu në lëvizje ndoshta për të parandaluar çfarëdolloj interpretimi ose keqinterpretimi të kësaj që po ndodh, duke u angazhuar në një proces analize dhe kjo ndodhi menjëherë pas këtij takimi të Salianjit, ndërkohë që mund të ishte bërë dhe shumë më herët. Dhe nga ana tjetër mendoj që në një farë mënyre e ka vënë edhe Partinë Demokratike në një proces më të ngutshëm, më të nxitur vetanalize, por edhe vetëreflektimi në raport me rolin që do duhet të luante në këtë kohë edhe në atë procesin e krijimit të një besueshmërie më të lartë në raport me opinionin publik, sepse për të rrëzuar Ramën nuk e rrëzon dot thjesht duke i treguar shqiptarëve që qeverisja Rama është e korruptuar”, tha Hasimja.

“Çështja është çfarë opsioni ke, çfarë alternative ofron ti, sa i besueshëm je ti, sa i besueshëm si ide, por dhe sa i besueshëm je edhe si burime njerëzore. Një pjesë e këtyre gjërave që po them ka qenë në fakt edhe në atë çfarë thoshte Salianji. Kështu që, pavarësisht a biem apo s'biem dakort me çështjen e Salianjit dhe këtë shkeljen e vogël të faktit që ai shkon dhe organizon një takim në Durrës, jashtë zonës së vet. Pavarësisht kësaj, efekti i parë duket pozitiv. E ka zgjuar në një farë mënyre PD-në, e ka vënë në një lloj gjendje gatishmërie ose aktiviteti. Tani duhet parë se si do të shkojë në të ardhmen. Mund të jetë patjetër edhe ai komponenti, që zoti Salianji të ketë ambicie më të mëdha për ta çuar dhe më tej këtë çështje, por për momentin këtë e ka mohuar”, shtoi Hasimja. (A2 Televizion)

4 Komente

  1. S
    Studenti

    Ashtu si Pedagogu Hashimja edhe unë studenti po përsëris një mendim për "Lëvizjen Salianji". Kush mendoni se është më pranë të vërtetës së kësaj "Lëvizje"? Salianjin e ka nxjerrë në fushëbetejë treshja Berisha, Rama, Metaj , të cilët kanë marrë përsipër kujdesin për ruajtjen e VAZHDIMËSISË KOMUNISTE në Shqipëri. Nxitimi për krijimin artificial të "Lëvizjes Salianji" është për të mos lejuar dhe për tu bërë barrikadë ndaj politikanëve të së djathtës së vërtetë si Agron Shehaj e të tjerë. Situata në TRE PARTITË E VAZHDIMËSISË KOMUNISTE, PS,PD,PL, është aq e degjeneruar dhe absurde, sa paraqitet si nevojë imediate krijimi artificialisht i gjoja një lëvizje për të shmangur vëmëndjen nga dështimet skandaloze të tre këtyre partive që kanë sunduar këto 35 vjet vëndin me çdo mjet. PS, e cila u kujdes t'a bëjë me flokë Salianjin nga burgu formal ku e mbyllën me qëllim për t'a përdorur sot si hero të kohës, ka vënë në dispozicion gjithë tellallët e saj mediatik me në krye tellallin e saj të madhërishëm Mero Baze, për t'a paraqitur si "shpëtim" për opozitën këtë mender lëvizje. Dhe të kujt "opozite" thuaj, të asaj që PS është e gatshme t'ja shtroj rrugën me flori për qëndrimet që mban. Pyetja është e thjesht: përse nuk promovohet dhe mbështetet një parti e sapokrijuar si ajo që aktualisht drejtohet nga Agron Shehaj, por i mëshohet kozmetikës të një halepartie si PD, e cila me vepra ka treguar se as që i intereson demokracia e vërtetë, por i ka a kontribuar ekzistencës së një sistemi hibrid në vënd? Sepse edhe më budallai e ka të qartë, që Mero Baze, i cili në këtë fletushkë u jep zë me dhjetra shkrimeve në ditë për të promovuar të "ndriturin" Salianji, nesër, nëse treshja PS, PD, PL ja dorëzon çelsat e PD Salianjit, është po ky Mero Baze i cili do çirrej deri në kupë të qiellit, se opozita udhëhiqet nga një mashtrues ordiner, shpifës kronik, e ku di unë!?? Sepse prandaj e krijojnë sot, që t'a telendisin nesër, kur t'ua lyp nevoja. Kjo me të vetmin qëllim, përjetësimin e sundimit të PS, flamurtares së deklaruar të neokomunizmit tek ne. Dhe për t'a mbyllur, nëse Berishës, Ramës dhe Metës ju dhimbset demokracia, pse nuk ndërmarrin një iniciativë ligjore si ajo e fundit në Poloni, ku Partinë Komuniste e nxorën jashtë ligjit, por shpikin "lëvizje Salianji" e cila hapur dhe pa doreza flet për qëllimin e tyre të vërtetë, RUAJTJEN E VAZHDIMËSISË KOMUNISTE!??

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ikni o hajvan merni ate rrogen

      Lppcari salianji ka ambicje qe te ler gjyshe griden transvertite e te kapi ty me gjithe familjen.... Na e bet kete llapaqen fshatar qe mban ere si shpetiminin e pd dhe te Shqiperise....

      Përgjigjjuni
      1. a
        astrit

        PD eshte kenete ku gjallesat kane vdekur. Duhet bonifikuar dizifukuar e pluguar nga e para. Ne te kunderten lereni se dhe keneta ka lezetin e vet

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          PD eshte kenete ku gjallesat kane vdekur. Duhet bonifikuar dizifukuar e pluguar nga e para. Ne te kunderten lereni se dhe keneta ka lezetin e vet

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje