Ministri Salla pritet në Audiencë Jubiliare nga Papa Leone XIV në Vatikan

7 Dhjetor 2025, 10:24Politika TEMA
Ministri Salla pritet në Audiencë Jubiliare nga Papa Leone XIV në

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë në Audiencën Jubilare të përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit, ku pati nderin të takonte Shenjtërinë e Tij, Papa Leone XIV.

Gjatë takimit u nënvizuan vlera universale që promovojnë mirëkuptimin ndërmjet popujve.

Ministri theksoi se mesazhi i Papa Leone XIV për mirëkuptim dhe bashkëpunim është veçanërisht domethënës në një periudhë sfidash globale.

“Fjalët e Shenjtërisë së Tij janë një thirrje e fortë për më shumë dritë, besim dhe dialog mes kombeve. Këto vlera kanë qenë dhe mbeten ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë”, deklaroi ministri Salla.

Ministri Salla shprehu mirënjohjen e tij për vëmendjen që Selia e Shenjtë i kushton vlerave të kulturës shqiptare, si dhe për ftesënqë mundësoi jo vetëm takimin e përzemërt, por edhe përshëndetjen e Papa Leone XIV me grupin përfaqësues të komunitetit arbëresh, në vijim të Ditës Kulturore të Arbëreshëve në Romë.

Pjesëmarrja në ceremoninë jubiliare nënvizon angazhimin e Shqipërisë për të vijuar forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit me Selinë e Shenjtë, duke promovuar vlera që i shërbejnë paqes dhe solidaritetit ndërkombëtar.

4 Komente

  1. P
    Petriti

    Paska qene dhe Zv/Kryeministri (i ardhshem) Nyja (Gonxhja)…

    Përgjigjjuni
    1. P
      Plaku Xhuxhumaku

      Normal qe një hajdut më i madh do na ardhka sepse si Qametaj dhe Lubia në krahasim me këtë Mamuth janë hiç

      Përgjigjjuni
    2. A
      ABAZ ALIU TOMORR

      PAPA ASLLANI ,LUANI, LEONE ,,E DO SHUME SHQIPERIN DHE TURQIN ,,

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tina

        Shikoni fermeret,se po merohen s ju shitet malli. Ngrini taksat e importit te shitet malli vendas! Punoni , ,vireni trurin ne pune si te dalin nga kjo gjendje fermeret! Nuk i shikojme dot qe hedhin mallin ne kanale. Bllokojne dhe kanalet.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje