VIDEO/ Aksioni i çlirimit të hapësirave publike, Rama: Vetëm në Tiranë janë liruar 100 mijë metra katrorë

7 Dhjetor 2025, 10:40Politika TEMA
VIDEO/ Aksioni i çlirimit të hapësirave publike, Rama:

Kryeministri Edi Rama në podkastin "Flasim" foli për aksionin e lirimit të hapësirave publike. Kreu i qeverisë tha se vetëm në Tiranë deri më tani janë liruar 100 mijë metra katrorë hapësirë publike, e zaptuar më herët në mënyrë të kundraligjshme.

"Duke e rikthyer sërish vëmendjen tek hapësirat publike, edhe gjatë kësaj jave, puna për çlirimin e tyre vazhdon. Shtesat vend e pa vend, uzurpimet e pajustifikueshme dhe të patolerueshme vazhdojmë t’i përballim, pa u ndalur për asnjë moment.

Ndërkohë që, në Tiranë ka ecur më tej puna dhe sasia e hapësirave të çliruara ka kapërcyer mbi 100 mijë metra katrorë, edhe në Vlorë, ku problematika është jo e lehtë, puna ka ecur me çlirimin e një segmenti kyç, jo vetëm për Vlorën, por edhe për industrinë tonë kombëtare të turizmit, që është rruga Transballkanike, një zonë e rëndësishme, ku qytetarëve iu janë rikthyer sërish ambientet e tyre të përbashkëta, natyrisht kanë nevojë të rikualifikohen, por njëkohësisht edhe të gjithë atyre që masivisht kalojnë nga ajo rrugë, do t’ju çelen sytë, kur i thonë fjalës",- tha Rama.

16 Komente

  1. A
    A.H

    po eshte per tu pergezuar qe vepron ligjji ..... ma ku ishteky me perpara ¡? PO SHPENZIMET KUSH I PAGUAN TANI ? DO TE ISHTE ME E DREJTE TE KERKONTE FALJE PER KETE SITUATE JO TE MBURRET .... KIO TREGON SE LIGJJET NUK FUNKSIONOJNE .....

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

      Po po jane liruar . Te lagja ime ishte nje lokal qe kishte zene trotuarin dhe kishte rrethuar e mbuluar me xham hapesiren. Erdhi shteti dhe i hoqi rrethimin dhe mbulimin.Ok , ai vendosi cadra dhe gjithe tavolinat e karriget jane aty ku ishin. Une perseri nuk mund te kaloj dot aty , hapesira eshte njelloj e zene.........Po tani qe po e mendoj them qe fajin e ka Saliu !!!!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        Nuk Jane liruar as 20%. Kane çadrat akoma ne trotuar dhe tavolinat me karrike. Gjithashtu avllite që kanë zene rrugen Mihali Grameno nuk I preke njeri. Shtepine private qe kane pasur nga 200 e ca m2 kan mbi 300 m2 tani se kane shtyre avllite e kane marre trotur e rruge. ASKUSHI nuk u thote gje A dini pse ? Jane socialiste te vjeter.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Patronazhisteve cekic ballit

          Hajdut demagog i ndyre. Pthuuuu.....

          Përgjigjjuni
          1. M
            Maro

            Akoma mbas 13 vjetesh akoma me kete teme....kjo tregon suksesin e reformes dhe shtetin e forte....

            Përgjigjjuni
            1. S
              S’kuptoj ?!?

              Une te them te drejten nuk po kuptoj . Hiqen çadrat dhe mbulesat siper, kariget dhe tavolinat jane po aty ?!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Leonidha i Spartes

                Ideja e kryeministrit eshte shume e mirepritur por rezultate lenë shumë per te deshiruar. Çfar ka ndodhur?. Hapsirat publike nuk ju jane kthyer banoreve, te cilet i kane paguar kur kane blere hyrjet neper pallate. Jane hequr vetem strukturat metalike dhe plasmaset rrethues dhe jane vendosur çadra te madha si te plazhit, tavolinat karriket jsne po aty. Ne vend te plasmasit rrethues (gardhit) jane vendosur vazo jo me lule por me peme rreth 2 m te larta dhe vazot jane prej betoni me peshe mbi 2-3 kv qe smund ti levizesh. Pra lokalet vazhdojne te vjelin parat sikur s'ka ndodhur asgje. Dhe ne fakt asgje s'ka ndyshuar, banoret vazhdojne te kalojne neper shtigjet e ngushta qe kane lene pronaret e lokaleve. Betoni ose tullat e dyshemes te siperfaqeve te okupuara jane po atje. Ku ishe, hiç gjikundi. O kryeminister!. Kesaj i thon "korrë e mos lidhë". Ke harxhuar miliona leke pa anje rezultat. Vetem propogandë. U ngopëm se kemi 20 vjet qe po te votojme, por na ke zhgenjyer.Ti nuk bere dot shtet. Po e zeme se u liruan hapsirat e okupuara, por kush e mori ne dorezim punen e kryer, te fotografuar mbas lirimit te hapsirave.Askush, sepse administratoret jane formal, ata kryenin vetem nje pune. -- duartrokisnin kur Velia intervistohej me lopat ne dore nga liqeni, gjoja se mbillte peme. Pra ju ndertuat pushtet per disa por jo shtet. Vini ne pune administratoret e njesive e vendore, jepuni kopetencat ne qoftese nuk i kane, u kerkoni llogari mbasi tua keni dorezuar te rregullt njesine per te cilen pergjigjen. Ndryshe kot po i harxhoni parate si deri tani. Po hapsirat mbrapa pallateve kush do ti liroj. Shumica jane parkime te paligjeshme apo zgjatime te lojkaleve si perpara edhe mbrapa pallatit. Ne se do te bindesh per sa me siper hajde verifiko te ish uzina Enver posht 21 Dhjetori.

                Përgjigjjuni
                1. c
                  ce

                  Po mor gjigand po ne Tirane ok. por ne Durres ky aksion eshte shuar dhe vazhdojne zaptuesit e trotuareve te kene dyqane lulesh mbi trotuar, apo lokale mbi trotuar si tek Lagja 12. ku ka ndaluar aksioni sepse ka konflikt interesi , nje punonjes i policise bashkiake ka ndertuar dyqan lulesh ne trotuar me emrin e gruas , ka zene gjithe hapsiren publike para dhe pas pallatit dhe askush nga bashkija, IKMT ja apo Policia bashkiake nuk merret me kete ndertim te cmendur dhe zaptim hapsire publike. keshtu eshte gjithe zona tek 30 vjetori ne Durres. Furgone rrangalle te braktisur, dhe makina te braktisura qe zene vende parkimi prej 10 vitesh dhe ndotin ambientin dhe askush nuk merret me to.

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Qe mos ta harrojme turistet e huaj....

                    Rama fillimisht duhet te ndaloje derdhjen e ujrave te zeza neper plazget e Adriatikut, sidomos fillimisht ne gjirin e Durresit. Ndryshe per 2-3 vjet turizmi shqiptar do te kthehet aty ku e la Sali germadha, me 2 milione turiste, prej te cileve 1 milione vellezer fukarenj nga Kosova. Rama te mbledhe mendjen se ndryshe do ta prese burgu i popullit te tij. Buxheti i vitit 2026 duhet te riorjentohet ne kanalizimet dhe ujesjellesit ne bregdetin e Adriatikut. Diella eshte aty per ti bere tenderat me shpejt. Me nje ligj te vecante, brenda dhjetorit, te mundesohet qe tenderat e medha per kanalizime, ujesjelles, dhe sperkatjen kunder mushkonjave ti beje SPAK GJKKO me mbeshtetjen e Dielles.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sateri

                      Te genjen mendja, ose te genjejne ara qe ke trotull. Shumica e hapesirave te liruara, jane zene perseri me forma te ndryshme nga e meparshmja. Shume prsj tyre me mbeshtetjen e njerezve ne bashki.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sefer Daja

                        Nuk e kuptoj kte mllef të komentuesave ndaj bizneseve, që punojn( qoftë në atë që quhet "hapsirë publike"!) Jo se jam pro zaptimit( aq më tepër kur pengon qytetarët), po ka shum vende që ky "zaptim" nuk prishte aspak pun, dhe u shfrytëzonte nga biznesi! Dhe mos harroni: paguhej 750- 1500 lek/ m2 në muaj!!! A ka ndonjë shifër kryeministri, sa lek më pak merr bashkia tani nga taksa e hapsirës, e mbi të gjitha: sa të pa punë kan dal nga ky aksion??? Pa llogaritur se shumica këtyre hapsirave ishin me sipërfaqje të vogël, ku nuk u përfitua diçka për qytetin si në hapsirë rekreative, as në lirshmëri të madhe! Se ne themi "bravo", po harrojm se keto qeveritarët tan( i pari kryeministri si ish bashkiak i Tiranës) , kan zhdukur e kthyer në beton të gjitha fushat e sportit të qytetit! Pra, pasi përvetsuan llokmat e mira, ju sulën biznesit të vogël me e shkatërru!!! ..e ne duartrokasim...

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          XXXL

                          Po ti Pallosh i Gjate a ke nje cike, nje cike pergjegjesi qe i lejuat te gllabroheshin keto hapesira publike, apo edhe keto jane zaptuar me objekte te paligjeshme duke vepruar pas shpines tende, legen. Kush e paguan koston e prishjes se tyre Qeveria, apo zaptuesi kete na e bej te qarte shoku Pallosh.

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fat man

                            Ramut apo sic njihesh si Palloshi i Gjate nofke e vene nga zevendesja juaj Lubi Balluku, po ndonje vendim Qeverie kur do te marresh per te legalizuar shtesat e shume kateve mbi lejet e ndertimiit te dhene sic bere per kunatin e Xhafes ne sheshin Skenderbej ku i bere dhurate 8 kate pa leje shtese, natyrisht pas kollitjes qe beri ky oligak tek ty..

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              Xxx

                              Edhe 2 vetë nuk këmbehen dot në trotuaret te medreseja nga manikinet dhe veshjet që nxjerrin para dyerve dyqanet e veshjeve dhe arkat me fruta e perime . Nuk bëhet Shqiperia! Edhe për gjëra kaq të thjeshta shteti nuk vepron dot, as kur njerëzit e bizneset i zaptojnë dhe as kur shteti i prish ose më mirë bën sikur i prish se aty janë tavolinat e karriget. Tani na i shesin si punë të mirë, na hedhin hi syve

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lumi

                                Po kjo situatë është e vërtetë janë hequr struktura metalike rrethime dhe në bënd të tyre janë vendosur çadra athua janë në fushimet e dikurshme të ushtrisë tavolinat karriket janë po aty .Pyetja është e thjeshtë ? More vëndin e zënë mbulesat me llamarina apo sanduiçe mbulimi apo qindra e mijëra tavolina e karrike ?!?! që nuk janë lëvizur nga vëndi Jo more Rama jo bizneseve që qëndrojnë stoik kundër ligjit e disiplinon vetëm gjoba e madhe mbi 20 /25 milion lekë dhe me afat pagese për një javën .Po nuk u pagua të dyfishohet gjoba dhe ti pezullohet liçenca pastaj çdo k/reagim të shoqërohet me masa penale ndryshe këta miletër nuk zënë mënd Edhe një gjë tjetër duhet ta keni në mëndje të ngrihen grupe kontrolli dhe verifikimi për këtë aksion dhe këta njërëz të merren nga rrethet pa asnjë njohje me bizneset që të mos korruptohen Anjë keqardhje nuk duhet të ketë shteti sepse për biszneset e vogëla deri më 2029 këto biznese nuk paguajnë taksa Dhe më e keqja është që përsëri kata qafirë i ngrënë çmimet e ujit kafesë birrave pijeve . Një shëmbull shumë i thjeshtë kafja ishte në rrethina të Tiranës nga 60 -70 lek tani e kanë çuar 80-100 lek por më e pa pranueshmja uji shitet në supermarkete 38-40 ,në lokale shitet 70 -100 .Por të mos e harrojmë që me shumicë uin e blejnë 30 Pra dyherë e gjysëm mbi blerjen Përse ?????Dhe përsëri duan hapsira dhe të jashtë ligjëshme . Kjo nismë ka ca dhimbje por ka dhe rregullin ligjin dhe shërbimin ndaj qytetarëve të cilët kolojnë nëpër rrugë si dhitë nëpër monopate se nuk të lënë bizneset duke bllokuar rrugët Akoma më e tmerrëshme është gjëndja e parkimit të mjeteve në hapsirat e pallateve Makinat parkohen në tre rreshta sepse në dy është e zakonëshme dhe nuk kanë nga kalojnë pleqtë gratë me fëmijë apo ambulancat nuk mundet të futen në mënyrë kategorike për emegjencs . Vijnë policia me nga një bllok ju vënë gjoba dhe largohen Po a u zgjidh situata ?? As që mendohet . Pra ky aksion është i mirë i pranueshëm i pritshëm por duhet çuar deri në fund pa tolerim dhe diferencime midis bizneseve Vetm atëhere të këndohet kënga për mirë z Rama ..

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sefer Daja

                                  O Lum të mort lumi!!! Po mos e pi ujin në kafene ore! Pije tek dera supermarketit me 35 lek! Dhe kafen pije turke( se mentalitet turku paske! Po nga ata turqit e trash fare amo!!! Po pse o qafir( siç i quan ti, nga bizneset e vogla të gjen e keqja ty??? Pse nuk ndihesh për vjedhjet e zyrtarëve e qeveritarëve??? Pse ke mentalitetin e gabuar që biznesi i vogël nuk paguan taksa??? Nuk paguan vetëm tatim fitimi ndërsa të gjitha detyrimet e tjera i paguan një më një, dhe pse ka muaj që nuk fiton gjë!!! E mos harro: dhe pse nuk paguan tatim( siç ke qejf ta thuash), është kontribuesi më i madh në numër të punësuarish( vetpunësuarish pas shtetit!) Pra është zbutës i madh i papunësisë! Imagjino sikur të ishin të organizuar, e me kto goditje që i bën shteti, të ulin një dit të gjith qepenat, të largonin të gjith punonjësit... ..atëher ti do e pije kafen me kryeministrin, e mbase ta jepte falas...

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje