Dita e Rinisë, Begaj: Guximi dhe lëvizja e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane

8 Dhjetor 2025, 09:24Politika TEMA
Dita e Rinisë, Begaj: Guximi dhe lëvizja e Dhjetorit ’90 i

Në 35-vjetorin e lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kujtuar sakrificën dhe guximin e të rinjve që i hapën rrugën Shqipërisë drejt demokracisë dhe Europës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Presidenti shkruan: “Si sot, 35 vjet më parë, në rrugët e Tiranës ushtoi thirrja e studentëve idealistë: ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!’.

Guximi dhe lëvizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane.

Çdo hap që hedhim në këtë rrugëtim nderon guximin rinor që rrëzoi perden e hekurt që e ndante Shqipërinë nga Evropa”.

Presidenti Begaj thekson se aspirata europiane e shqiptarëve është e pandarë nga idealet e lirisë dhe demokracisë së atyre ditëve.

3 Komente

  1. T
    Teatri presidencial

    Shqipëri Europiane nuk dmth president kukull që firmos çdo lloj budallëku apo paligjshmërie që të çon Rama. Kjo quhet kapje e institucioneve, dhr është mentalitet komunist.

    Përgjigjjuni
    1. ,
      ,,

      Ec aty Berom Gaveta

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Nejse, presidenti Begaj është në rolin e tij, dhe normalisht që do t'ia atribuojë rënuen e diktaturës, rinisë studentore, e cila citoj që "me guximin e saj rrëzoi perden e hekurt". Tani, sidomos brezi i asaj kohe e di më mirë se kushdo se regjimi ishte në agoni. Ndryshimet në lindjen komuniste, sidomos pas vitit 1989 me rrënien e Murit Berlinit dhe ekzekutimit të Çausheskut, paralajmëruan se me urrejtjen ndaj diktaturës e kultivuar ndër vite, të njëjtin fat do kishte edhe elita komuniste shqiptare, ndaj duheshin marrë masa urgjente sipas motos 'mishi të piqej, helli mos digjej', duhej bërë një zbritje e butë nga piedestali dhe froni i tyre t'u delegohej pasardhësve të nomenklaturës, sipas "platformës katoviciane", përgatitur me kujdes prej gati një viti, dhjetor 1989-dhjetor 1990 nga Ramuz Alia dhe grupi i ngushtë dgçhe i besuar pranë tij. Emisarët e Ramiz Alisë dhe posaçërisht Sigurimi i Shtetit me ushtrinë e tij të bashkëpunëtorëve u morrën me organizimin, i cili kulmoi në 8 dhjetor me demonstrimin e pakënaqësisë së studentëve, fillimisht me kërkesa ekonomike dhe pastaj nën drejtimin e të infiltruarve të Sigurimit, si psh A.Hajdari etj, mbasi u doli frika kaluan edhe në parulla politike. U kalua në grevën e urisë ku anatemohej Enver Hoxha dhe kërkesa ultimative e heqjes nga Universiteti i emrit të tij. Regjimi bëri sikur i kundërshtoi, pati dhe ndonjë përplasje, por aq, deri në takimin me Ramiz Alinë e një përfaqësie me të zgjedhur prej organizatorëve ku Ramizi u rekomandoj të krijonin parti, pra atë që kishte në mendje, dhe lejimin e butë dhe të kontrolluar të pluralizmit. Deri në rrëzimin e shtatores së diktatorit në 20 shkurt 1991 lejtmotivi i lëvizjes ishte "Poshtë diktatura!" dhe "E duam Shqipërinë si gjithë Europa!". Mbasi ra shtatorja, pra ra miti i diktatorit dhe frika nga regjimi i egër, u kalua në fazën tjetër ndryshimi formal i pushtetit politik nëpërmjet zgjedhjeve, që filluan me ato parlamentare të 31 marsit 1991. Më tej historia dihet. Jeta u fut në rrjedhën 'normale' sipas projektit të hartuar gjatë vitit 1990 në godinën e Komitetit Qëndror të PPSH. Parashtrimin tim, ka shumë që e kanë kuotuar ashtu, siç po shumë ka që e dinë siç ua kanë servirur manipukatorët apo le të themi se ashtu u leverdis ta dinë. Paçka, rëndësi ka që ajo periudhë ka rëndësinë e saj historike atë të ndarjes nga diktatura dhe kalimin në demokraci, që gjithsesi kjo, edhe pse me shumë probleme, mbi të gjitha u solli shqiptarëve LIRINË, aq shumë të munguar. Ndaj dhe 8 dhjetori 1990 duhet përkujtuar si i tillë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje