Erion Braçe: Më vjen keq që Kuvendi më ka krijuar përplasje me Grida Dumën dhe Jorida Tabakun

8 Dhjetor 2025, 09:17Politika TEMA
Erion Braçe: Më vjen keq që Kuvendi më ka krijuar

Erion Braçe ka reflektuar pas intervistës së tij të parë me moderatoren, dhe dikur ish-kolegen e tij deputete, Grida Duma, në emisionin e saj “Top Story” në Top Channel.

Në një koment në rrjetet sociale, Braçe zbulon përplasjet që ka pasur me Dumën në Kuvend, po ashtu edhe me deputeten demokrate Jorida Tabaku, e cila gjithashtu ndante të njëjtën studio me të në emisionin e së enjtjes.

Deputeti socialist thotë se i vjen keq për ato përplasje në Kuvend që shpesh synojnë të kthehen personale dhe sipas tij mund të shkojnë deri në poshtërimin e tjetrit, duke ia atribuuar konfliktit politik.

Postimi i plotë i Braçes:

Te enjten isha në Top Story, në Top Channel;

Kjo është një foto e minutave të mia atje. Është Grida Duma, Jorida Tabaku dhe unë, në foto gjithnjë.

Një ditë më pas, gazetari i emisionit më dërgoi nja dhjetë foto-isha vetëm unë në to. I pashë dhe i shkruajta: Po unë nuk isha vetëm!! Qeshi dhe dërgoi këto që shihni në seri.

1. Grida Duma dhe unë nuk kemi folur ndonjëherë. Kemi qenë në Kuvend, në të njëjtën kohë, në dy anë të ndryshme, por nuk kemi patur komunikim.

Edhe pasi ajo iku nga Kuvendi, njësoj.

Po e them, më pëlqente kur i ktheheshin aty, pas fjalëve të saj; madje kam qeshur me zë kur i ktheheshin keq; Më vjen keq për këtë!

Une nuk shoh politikë në televizion, por në emisionin e saj është folur për mua; janë thënë të pavërteta, madje edhe jam fyer qëllimisht. Jam përgjigjur edhe unë publikisht, në menyrë të njëjtë. Dy herë kemi këmbyer mesazhe në gjithë kohën pas Kuvendit. Të dyja herët për të qenë në emision. Herën e parë i thashë se nuk kisha nerva të isha në TV. Nuk e besoi, e kuptova kur e dëgjova të fliste më pas për emisionin e saj, nisjen e tij. Hera e dytë ishte këtë të enjte, por këtë herë isha në studion e saj.

Pas emisionit i mendova të gjitha këto, mbi të gjitha marrëdhenien. Do doja të isha sjelle krejt ndryshe. Cdo gjë nis në KUVEND e vijon prej ndarjes së egër aty. Kam kuptuar se në Kuvend nuk mund të jesh ose është e vështire të jesh njeri normal, deputet po i tillë. Rrënjet janë tek konflikti, shërben si nxitës i adrenalinës dhe kjo e fundit e bën konfliktin personal, kërkon ta mundësh deri poshtërrosh tjetrin, edhe kur është grua. Pas tij cfarë nuk ka-lëvdime në sy e telefon, rrjete sociale, vlerësime si i zoti ngado dhe ti zhytesh e krijon këtë profil që është i ashpër, deri diku i dhunshëm. Profil që është i rreme si model suksesi, nuk i vlen kujt, veçanërisht njerëzve të zakonshëm. Profil që ndan, përcan dhe bën dëm, marrëdhëniet i rrënon, mosbesimin e kthen në vlerë.

Do doja që gjithcka të niste tek respekti dhe respektin ta jepja unë.

2. Jorida Tabaku ka një jetë në Kuvend, në Komisionin e Ekonomisë në më të shumtën e kohës, përballe gjithnje, duke menduar ndryshe, perplasur cdo here, ne pak raste ne nje mendje-ne fakt une deri diku ne qendrimet e saj, ajo kurre ne qendrimet e mia, ne debat permanent dhe gjithnje ne perpjekje per ta gjetur pa argument apo ne argumentin e gabuar, ne numrat qe nuk jane apo nuk qendrojne. Nje perballje qe shtyn te lexosh, kerkosh, dokumentosh, troc te pergatitesh per qendrimin tend, si afirmim apo si kundershti ne thelb, mbeshtetur ne dije e parime, per te mberritur tek me e mira. Dy qenie politike teresisht te ndryshme, mbeshtetur ne ideologji te ndryshme, nga rrjedhin qendrime te ndryshme politike e profesionale, por qe ja pranojme njeri tjetrit si te tilla, pa ndryshuar gje.

7 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    gjakdhjerve brac gerrko arrixhinji servi mongoli po ju del dita dites gjakdhjersia e vertet......yttttt rrace e ndyre ....

    Përgjigjjuni
    1. L
      Leci

      Mos tu lagën brekët o shoku? Apo nuk të ngeci kaçavida?

      Përgjigjjuni
    2. D
      Do dhe bracja te beje politike ?

      E ca kerkon te thuash o brace miushi me kete shkrim , as mish as peshk ? Njeri pa nivel dhe pa vizion vetem bla bla bla ...!!!! Nuk je per deputet nuk ke tru shume sa te perfaqesosh nje popull , shko meru me kastravecat ate gen ke , budalla ? Mos ja Qaj hallin grides qe i lepiesh ajo nje baxhelle eshte mbasi te fuse ne grope edhe salianin mesiguri e ka gati tjetrin ?

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vëzhguesi

        Braçe na ke çarë trapin me idiotllëqet e tua; po sillesh si një fëmijë i 9-vjeçares se atyre të.shkollës së mesme me aq tru sa ke nuk i arrin në nivel. Rritu o Braçe se ke mbetur me mëndje fëmije.

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          Vazhdo qash per mamin qe nuk i eshte rritur pensioni 13 vjet te qeverisjes se partise tende. Spurdhjak patetik dhe hipokrit!

          Përgjigjjuni
          1. E
            Ermal

            O brraçe tu rrit boja, sa shume mut te ha goja…………………. …………. S’ke ca i thu tjeter ktij miushit qe e di veten politikan, A hajdut i vogel rilindar….

            Përgjigjjuni
            1. E
              Eri

              Ky dreq, si i shoqates ping.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje