Homazhet për Gerti Bogdanin, ish deputeti demokrat që u nda nga jeta mesditën e së mërkurës nga arresti kardiak, do të mbahen paraditen e së enjtes në sallën e seancave plenare në Kuvend.
“Të nderuar kolegë, Ju njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë zhvillimin e homazheve në nderim të ish deputetit Gerti Bogdani, nesër, ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare”, njofton Kuvendi.
Gerti Bogdani në momentin që ka ndërruar jetë ka qenë në ambientet e hotelit “Rogner”, së bashku me disa kolegë dhe miq, ku në një moment nuk është ndjerë mirë dhe ka shkuar në tualet, aty ku dyshohet se ka pësuar arrestin kardiak dhe është rrëzuar. Kanë qenë personat që ishin në tavolinë me të, që janë shqetësuar për vonesën e Gertit.
Më pas, në tualet ka shkuar kamerieri i hotelit, i cili e ka gjetur të shtrirë në tokë 44 vjeçarin. Ai është munduar që t’i japë ndihmën e parë, ndërsa disa minuta më vonë ka shkuar edhe ambulanca.
Ish-deputeti 44-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital, por mjekët e kanë pasur të pamundur që ta rikthenin në jetë.
Beni cfare te doni, perderisa Shqiperine e lame ne duart e vagabondeve.
Pse nuk thoni me ke po pinte kafe ??? Vdekje e dyshimte ? Nuk ma do mendja te jete vdekje natyrale per nje djale te ri si ai ??? "Arest Kardiak "pa arsye ne kete moshe ???? Me gjithate ngushellime familjes
Diagnoza Arest Cardiak do te thote we deserve menjehere, pushon zemra se rrahuri dhe truri duron edhe 15 minuta pa oksigjen dhe vdekja instalohet perfundimisht. Perderisa i ndjeri ka arritur gjalle ne spital dhe ka mbaruar ne mesdite, pra rreth 12 ore nuk behet fjale per arrest kardiak. Ne vdekjet e papritura eshte autopsies dhe analizat toxikologjike qe percaktojne shkawet e vdekjes. Ngushellime te ndjera families