
Nga Ylli Pata
Nisja e debatit për emrat e kandidatëve për kryetar bashkie të Tiranës, ku sot janë përmendur tre emra që vijnë jashtë Partisë Demokratike, ka pasur impakt të mirë në opinion.
Qoftë si pasojë e reputacionit të emrave të përmendur: Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florjan Hackaj, qoftë edhe për zgjimin më në fund të opozitës për të bërë politikë.
Diskutimi dhe debati për kandidatin është pastërtisht një politikë, çka është punë për çdo forcë politike. Sa real është ky diskutim dhe a do të merren për bazë propozimet që dalin nga debatet nga lidershipi i PD, përkatësisht Berisha, kjo është punë tjetër. Gjithsesi, punë siç është edhe ajo batuta e famshme e filmit: ka sat ë duash për sot edhe për nesër. Përveç Tiranës, opozitës i duhet të gjejë edhe 5 kandidatët e tjerë.
Megjithatë, “buzëqeshjen” e mbështetësve të opozitës, ua ka ngrirë në buzë Gazment Bardhi, por edhe eksponentë të tjerë të opozitës, që kanë nisur një sulm të egër ndaj Presidentit Bajram Begaj.
Një luftë politike, që duket po bëhet me qëllim për të zbehur entuziazmin që solli për pak orë dalja e emrave që nuk vinin nga “Kulla e Barit”. Dhe kjo është qartësisht një makinacion që hyn në ustallëkun e mjeshtrit të madh.
Lufta ndaj Bajram Begajt, është vetëm një batare në ajër me fishekë gjurmlënës për të bërë zhurmë e lënë shenjë, por jo një goditje e objektivit.
Kreu i shtetit nuk është fare një objektiv politik i opozitës, siç normalisht nuk ishte Erion Veliaj, për mënyrën dhe formën siç u agresua pas humbjes së thellë të zgjedhjeve të 2023 nga Belind Këlliçi.
Kemi të bëjmë me një logjikë absurde, pasi në fund të fundit, Presidenti Begaj, ka dekretuar sipas votës që edhe këshilltarët e PD-së kanë dhënë për Erion Veliajn.
Nëse PD do të kishte mbajtur një qëndrim të qartë politik për Veliajn në këshillin bashkiak, prat ë mos u atashohej kërkesës së mazhorancës, kishte çdo të drejtë të merrej me Begajn.
Për dekretin e të cilit, me arsye ka një debat juristësh e konstitucionalistësh, të cilët do të vijojnë me krejt legjitimitet. Ajo që mund të bëjë PD, përtej sharjeve të Bardhit dhe deklamimeve të Gjekmarkajt, është dërgimi i dekretit të kreut të shtetit në Gjykatën Kushtetuese.
PD, i ka të gjitha atributet ligjore, pore dhe mundësitë profesionale për ta ndërmarrë këtë hap që nuk është thjeshte logjor, por edhe një mënyrë reale e të bërit politikë, siç është politikë debati për emrat e kandidatëve.
Dalja e treshes së tre intelektualëve krijoi një përshtypje se kishim në “Zgjim të vonë” të opozitës pas një shock-u që u gjend nga bomba e Edi Ramës më 11 shtator.
Por me atë që ndodhi më pas, ky zgjim doli i stonuar, e sipas të gjitha gjasave me një qëllim që ngjan me politikën e vjetër që ka prodhuar “Kulla…”. Nuk është fare problemi ndërkaq sulmi ndaj kreut të shtetit, por realisht ai nuk është fare objektiv politik apo kundërshtar i opozitës. Është Edi Rama dhe mazhoranca…
TemA
Do fusin nje emer koti , po humbi mos te mbajne pergjegjesi ....mbas zgjedhjeve do perserisin kengen e vjeter u vodhen zgjedhjet masaker elektorale bandat narkoshteti narkorregjimi Sorosi Vucici rregjimi protest protest madheshtore dhe jeta vazhdon........
Anje deputeti nuk ja mban bytha te kandidoi per Tiranen se e ka te sigurt humbjen. Me shpalljen e tre emrave qe jane jashte partise,deputetet jane qetesuar se nuk do t'i thot kush qe hajde kandido ti filan. U hyri frika ne bark. Humbja e opozites eshte e sigurt ne te gjashte bashkit.
Emrat e kandidateve te Begajt, jo Begaj. Emrat shquhen ne gjuhen shqipe o analfabete.
Shyqyr qe ua vuri njeri ne dukje. E kane vrare fare rasen gjinore keta stalliere kuajsh.
Nga...te Begaj, eshte shkruar korrekt...jo nga ...të Begaj, si e keni kuptuar ju
Bravo Komisioni Negociator! Eshte shume efektiv. Ka gjete 5 kandidate te pa pergjshem politike. Sugjeroj qe ti fus ne liste te mblyllur. Dhe ky Komision duhet cue ne Gaza per te zgjidh konfliktin Izrael Gaza palestin.
sali Shejtan Haram! Autostraden e Kasharit e mori Doktor Mortja, vjel lekun perdite! Edhe lejen per kullen me te larte e nxorri para pak ditesh! Normal , ish te perndjekurit dhe ish pronaret presin nga perfaqesuesi i tyre ndonje fjale apo shprese…!!!! Por Jo, Prostituta Kombetare sali vazhdon ne te njejten rruge! Rrofte Xeni $ Gita $ Arberi e Super mbesa!
Malok muti te pabes
O Pata duhet ta theksosh një të vërtetë ,se opozita e ka marë goditjen në tru dhe ska si të mendojë dhe veprojë me mëndje .Ajo e shkretë mëndje ka ikur në drejtim të pa ditur dhe tani opozita bën veprime që bën gjarpëri ,që kur e godet në kokë ai në pamundësi të të kafshojë kthehet dhe kafshon bishtin e vet. Pra kjo logori fjalësh epitetesh dhe ofendimesh për Presidentin e Republikëspër dekretimin e datës së zgjedhjeve nuk është se asaj i dhimbset kushtetuta sepse opozita kushtetutën e ka kosideruar letër higjenike që para 20 vjtësh . Por kur ndodhet para një fakti të kryer ajo për ti dhënë peshë mendimeve dhe qëndrimeve të saj sa për sye faqe i referohet kushtetutës që ti rritet pesha dhe prestigji se gjoja po e mbron atë. Pra po lëpinë atë që e ka pështyrë para dy dekadave .Çfarë të bëjë tjetër ?? Kandidaturën se ka gati .Koalicioni spo formësohet . Strukturat drejtuese të partisë nuk funksionojnë .. Nga shoku që pësojë nga sgjedhjet parlamentare që i humbi me turp e faqe të zezë akoma nuk ka dalë .Dhe brënda 6 muaj e di që dotë shënojë një shok tjetër nga humbja e pritëshme që do të jetë një test sfilitës për zgjedhjet e 2027 dhe pse jo dhe të 2029. Po çfarë pret o zoti Pata që të dalë Saliu dhe të lavdërojë Presidentin ? Jo joooo kjo telenovelë e ksaj opozite që është bërë gazi i botës ka34 vjet që luhet dhe ajo smundet të dalë nga natyra dhe psikologjia e saj .Do të bëjë atë që di të bëj më mirë dhe këtë që bëri me dekretin e Presidentit ajo e bën me qejf të madh pavarësisht se ai bën detyrën e tij pa ja marrë dorën as pozitës as opozitës . Ky qëndrim i opozitës është dhe prelud i qëndrimit që përgatitet të mbaj në 12 Nëntor kur të marë vesh se si është votuar . Duke ditur çfarë e pret po i del të keqes përpara duke thënë se zgjedhjet në këtë rast u vodhën me bekimin e Presidentit që shpalli dekretin në kundërshtim me Kushtetutën (sipas saj )që i digjet xhani për të por sigurisht kur i intereson i referohet asaj .Tani opozita është parafaktit të kryer zgjedhjet do të bëhen më 9 nëntor dhe dosdo kjo opozitë do të shkojë në dasëm por pa përgatitje do këndojë e kërcejë e do të bëjë atë që di të bëjë më mirë premtime premtime garanci për fitore të thellë por në dt 10 11 kur të marë vesh trendin e votimit do dalë të hedh një lumë akuzash pretendimesh për vjedhje blerje presione dhe në fund një togfjalësh nuk i njohim sgjedhjet Kjo është kënga qe kjo opozitë e zhgarravitur di të këndojë më mirë dhe me këtë i binnd votuesit e saj për humbjen e radhës . Këto janë komentet e mija por bën vaki dhe që të mos ndodh një qëndrim tagjikokomik i ksaj . opozite. Le të presim se si do të zhvillohen ngjarjet .
Ke po takon ky shejtan? Uroj qe po takon mizat dhe jo ndonje shejtan tjeter te padukshem. Edhe shoku Enver ne kete moshe takonte eren, por Saliu eshte me simpatik dhe seksi qe kur palloi dhine e shtepise. Pale i vene nga mbrapa ca kafshe qe nuk dallojne eren perc te tij.
Me duket se keta qe permenden per kandidate per Tiranen jane te Sorosit. Sorosin nuk e duam . Si tja bejme. Kane ra ne pike te hallit keta te PDse asnje nuk don te kandidoje per kryetar bashkie se ja frike. Megjithate une e kam gjet nje person . Ky eshte Teliti dhe do marri 2000 vota krejt Tiranen dhe pastaj na i vodhen . Refreni.
Me ngacmuan ndiesine e nje mesuesi pensionist ... Dy te paret ngatsrrojne parafjalen e rases emerire "Te" me nyjen "Te" te rases gjinore . I treti eshte korrekt .