Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Presidentit të Republikës Bajram Begaj, i cili këtë të hënë dekretoi datën 9 nëntor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashki, përfshirë edhe Tiranën.
Në një deklaratë publike, Bardhi e cilësoi dekretimin si një “shkelje të rëndë të Kushtetutës” dhe akuzoi Presidentin për veprim politik në favor të kryeministrit Edi Rama.
“Asnjë surprizë nga Bajram Begaj! Ashtu siç kishim paralajmëruar, ai nuk është President i shqiptarëve, por një robot që komandohet nga Edi Rama,” deklaroi Bardhi.
Ai shtoi se me këtë vendim, Presidenti ka “rrënuar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese” dhe ka ndërmarrë një “puç kushtetues”, duke e futur vendin në një ngërç institucional.
“Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë janë futur në një ngërç kushtetues për shkak të aktit të sotëm të Presidentit të Republikës,” vijoi Bardhi, duke theksuar se “juridiksionin e shqyrtimit të ankimit ndaj VKM-së së shkarkimit nuk e cakton Edi Rama në relacion, por Kushtetuta.”
Demokrati tha se një mandat kushtetues nuk mund të ndërpritet përveç rasteve të përcaktuara shprehimisht nga Kushtetuta dhe se vendimmarrja për këtë i takon Gjykatës Kushtetuese, jo Presidentit apo qeverisë.
Haaa Bardha Kavajes mos hyni ne zgjedhje futini togfjalshin narkoshteti narkorregjimi u vodhen zgjedhjet masaker elektorale bandat Sorosi Vucici rregjimi protest madheshtore .....
Ik pirdhu se sju dhjet kush juve
Ky eshte si kurvat kur ja futi another PSE e fute kur I tha Po ta heq I tha kush TE tha hiqe pra kjo eshte P D ja
Po mire , nese gykata kushtetuese nuk merr vendim para zgjedhjeve , behen zgjedhjet dhe fiton dikush. Pas zgjedhjeve gjykata kushtetuese vendos qe shkarkimi i lali Erit eshte jokushtetues. Cdo te behet ???!!!! Do kemi 2 bashke-kryetare se te dy te zgjedhur nga populli do jene.Ndoshta do jete me mire per Tiranen se do i perballojne bashke punen .
Veliaj eshte zgjedhur nga PS jo i pavarur. Partia e tij ka qene Ojq Mjaft dhe Partia 99 - çe.
por kur e thua ti nje ndyresi zagar i Vampirit humbet vlerat e drejta