Partia Demokratike ka nisur konsultimet për të zgjedhur kandidatin e saj për zgjedhjet e ardhshme në Bashkinë e Tiranës, edhe pse Presidenti i Republikës ende nuk ka dekretuar një datë zyrtare. Çudia e madhe është fakti se, pavarësisht se është një parti politike dhe konsultohet me parti të tjera, emrat që qarkullojnë për kandidaturë nuk i përkasin politikës.
Kjo situatë pasqyron gjendjen e një partie që, ndonëse synon pushtetin dhe pretendon të bëjë politikë, nuk ka në radhët e saj një figurë politike të besueshme, të aftë për t’u përfaqësuar denjësisht në garën për kryeqytetin.
Sigurisht që të tre emrat që u përmendën ditën e sotme janë të respektuar në fushat e tyre, por fakti që Partia Demokratike detyrohet të kërkojë jashtë politikës një emër, tregon boshllëkun që ka krijuar vetë brenda strukturave të saj. Kjo është alarmante për një parti që për tri dekada me radhë ka qenë një pol I rëndësishëm i politikëbërjes në Shqipëri, ndërkohë që ka arritur në pikën që nuk gjen dot një emër politik nga radhët e saj.
Përtej krizës së lidershipit, kjo gjendje nxjerr në pah edhe diçka tjetër: listat e deputetëve të PD-së, kryesisht në Tiranë, nuk janë ndërtuar mbi baza të kontributit, figurës publike apo peshës elektorale. Ato janë produkt pazari, shenjë e një politike të reduktuar në “qoka” për mbijetesën e drejtuesit, jo në një vizion për qytetin apo përfaqësimin qytetar.
Nëse një parti politike nuk ka më politikanë, atëherë çfarë mbetet prej saj? Dhe nëse ajo nuk ka një kandidat politik për Tiranën, si mund të pretendojë se është gati të qeverisë vendin?
Emrat që qarkulluan sot më shumë duken si shpëtimtar të fytyrës dhe imazhit të rënuar të opozitës, se sa një zgjidhje që do ta nxirrte opozitën dhe PD nga gjendja në të cilën ndodhet./nl/TemA
PD ka kandidat te persosur vêtem ne Amerike ka Robert Kaka Papa , Pilinçi, Bléona Qerreti , Evi Kokalari ne Korçe kemi Vrenozin , ne Tirane Kujtim Gjizen , Adriana Kalaja, Çuni paçe pilafit ......ne Otllak nje katund ne Berat kemi Lefteri Lefterin . Pa harruar qe kemi dhe Kellici Paloqe Gjekmarkaj Vokshi Ludoviku Bardha Berrisha ploteeeee po kane frike.....ndaj duhet gjetur nje Qorre qe po humbi PD nuk mbane pergjegjesi
Te therrasin FLORIAN HACKAJ, Presidenti i Diaspora per Shqiperine e Lire.