VIDEO/ Rama: Praktika për studentët pa mbaruar studimet! Më shumë angazhim për AI

1 Tetor 2025, 11:53Politika TEMA
VIDEO/ Rama: Praktika për studentët pa mbaruar studimet! Më

Kryeministri Edi Rama ishte sot prezent në Universitetin Polieknik të Tiranës për firmosjen një marrëveshje mes këtij universiteti dhe kësaj ministrie.

Marrëveshja lidhjet me përgatitjen e studentëve përmes praktikave të paguara të punës, me qëllim aftësimin e tyre profesional, si dhe njohjen nga afër në terren me të gjitha proceset e zhvillimit të infrastrukturës.

Shefi i qeverisë në fjalën e tij, u shpreh se këto praktika pune dhe të tjera programe që pritet të vihen në punë në të ardhmen, janë një mundësi e madhe për të ndihmuar studentët në rritjen e vizionit jashtë programit studimor.

"Dua të sjell në vëmendje aktin se qysh kur ne e shpallëm pakti për universitetin, procesi i ndërveprimit me universitetin sipas fushave, ka njohur zhvillime të vazhdueshme dhe eksperienca na ka mësuar që në këto bashkëpunim me fakultete të ndryshme, ka shumë për të mësuar dhe njëkohësisht ka gjithmonë më shumë për të bërë. Programi i sotëm është shprehje e këtij fakti, por njëkohësish përtej këtij programi, që do të mundësoje rekrutimin për një praktikë të vecantë për një numër studentesh të këtij unviersiteti. Ne duam që të shkojmë dhe më tutje dhe duam të artikulojmë edhe më shumë programe të posaçme e kësaj natyre, për t’i dhe mundësi të gjithë studentëve që të fillojnë të materializojnë në perspektivë të së nesërmes pa mbaruar ende studimet, dhe të përfshihen në praktika pune që ju sigurojnë një informacion të domosdoshëm sesi mund të bëhen pjesë e trupave të ndryshme që operojnë në funksion të interesave të Shqipërisë.

Për të krijuar ura të reja, kanale të reja bashkëpunimi në mënyrë që investimet dhe mbështetja e drejtpërdrejtë e qeverisë për universitarin të shkojë në funksion të përfitimit të ndërsjelltë. Praktikat e punës tani janë bërë rutinë dhe çdo vit ne kemi në numër të konsiderueshëm studentësh të cilët kanë mundësinë të shfrytëzojnë këto praktika për të realizuar pikërisht këtë tranzicion nga universiteti në jetën e përditshme.

Ndërkombëtarizmi është një proces që ka filluar të na japë rezultatet e para, por duhet që qeveria dhe trupa drejtuese e universiteteve të shtyjnë më shumë në mënyrë që shumë nga koha e humbur të rifitohet. Ne po bëjmë shumë përpjekje për të sjellë realiteti të reja akademike nga jashtë në Shqipëri dhe duam të mbështesim dhe më shumë përpjekjet që universitet bëjmë për tu hapur drejt botës", tha Rama.

Kryeministri në mbyllje të fjalës së tij, iu drejtua të gjithë pedagogëve të universiteteve për të pasur një angazhim të shtuar në rritjen e komponentit të Inteligjencës Artificiale, si dhe për ta integruar në të gjitha hapësirat e universiteteve të vendit. Ndër të tjera, Rama tha se inteligjenca artificiale do të jetë pjesë e buxhetit që do të hartohet për vitin e ardhshëm.

3 Komente

  1. n
    nje i semure qe vazhdon te sundoje

    Por ik mor derdimen, nje piktor i atrofizuar nga trute dhe nga trupi, se vec kur vec te sheh ketij popull i shkakton, nje merzi dhe nje neveri te skajeshme: Ne tere keto vite sundimi te tu, kemi perjetuar formimin tend te gjymtuar, te renohet ne menyre integrale vit mbas viti, dhe bashke me ty dhe shkaterrimi cilesor dhe sasior i zhvillimit te ketij vendi. Dhe tani perjetohesh ne permasa qe sa vijne dhe zmadhohen te nje dardaleci marionet karikature dhe ne paraqitje, atlete d me shallvare,qe citon sllogane te perseritura dhe te dale boje dhe vec suksese, qe i prodhon mendja tende tejet e semure.Dhe nje nga produktet e errta kulmore te kesaj mendje te semure, kemi si ne asnje vend te botes, ministren e inteligjences artificiale, kur ky vend e ka arsimin dhe shkencen ne nje nivel teper primitiv dhe zero investim ne kerkimin shkencor, dhe as qe i vjen afer ndonje vendi ne ballkan.Dhe te mendosh, qe dikur e konsideronim shprese, si antiopde i saliut. Kurse prej kohesh bashkepunojne si binjake siameze.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raqi

      ik ore bole

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mire e ke shoku Edi. IT eshte çmenduri

        AI do na prodhoje Oriz Sintetik dhe mish hormonal....shume ushqime Sintetike dhe me Pesticide

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje