Zbardhen prapaskenat e negociatave të grupit të Berishës. Telefon me Lapajn dhe kafe me Shabanin, Bisedimet me Shehajn

1 Tetor 2025, 11:02Politika TEMA
Zbardhen prapaskenat e negociatave të grupit të Berishës. Telefon

Sali Berisha nuk e ka ende një kandidat për Tiranën ndonëse publikisht pretendon se lista e tyre është e gjatë.

Vakanca jo vetëm për Bashkinë e kryeqytetit, por edhe pesë Bashki të tjera Vlorë, Mat, Cërrik, Tepelene dhe Berat janë në pritje te dekretit presidencial për datën e zgjedhjeve të pjesshme. Ndërkohë nga negociatorët e Berishës nuk ka tym të bardhë për mbylljen e një marrëveshje finale për të dalë me koalicion të gjerë në zgjedhje.

Gazetarja e Top Channel Elda Menga ka zbuluar se Flamur Noka ka zhvilluar vetëm një bisedë telefonike me kryetarin e “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj, por ky i fundit ende nuk është gati ta takojë.

Top Channel ka mësuar se Lapaj ka kërkuar që të marrë më parë mendimin e strukturave për një koalicion të mundshëm për zgjedhjen e parakohshme e më pas do bëjë me dije vendimin. Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se me Endri Shabanin është takuar vetëm Ilir Alimehmeti, me të cilin ka konsumuar një kafe, por as me kreun e Nismës Thurje nuk ka ende datë për takim zyrtar me grupin negociator.

Pak ditë me parë Agron Shehaj i vendosi kushte PD se nuk do ulet në negociatë nëse grupi negociator u vjen me emër kandidati e mesa duket kushti është plotësuar. Sot në orën 10:30 te mandatuarit e tij deputeti Erald Kapri dhe Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Mundësia, Barbara Doda pritet të ulen me Ilir Alimehemetin dhe Belind Këlliçin, ndërsa Flamur Noka nuk do jetë në takim.

Top Channel raporton se po sot të mandatuarit e Sali Berishës pritet të kenë një takim edhe me Shpëtim Idrizin e PDIU.

Top Channel

2 Komente

  1. U
    Usa citizen

    Ku ka negociata ne shqiperi e me edvin e Sali! Ka vec pazare dhe ato thelbesisht te pista!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mjere Shqiperia çka pjelle.

      Llapa...Qorra ..Shaban qosen....e lloj zagaresh. Dhe vampirin si mjeshter i manipulimit te zagareve.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje