VIDEO/ E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn takim me Begajn në Presidencë

1 Tetor 2025, 09:52Politika TEMA
VIDEO/ E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn takim me Begajn në

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, po zhvillon një takim me presidentin Bajram Begaj.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj vizite, por vjen një ditë pasi qeveria njoftoi presidentin për krijimin e vakancave për kryetar bashkie në 6 qytete të vendit, përshirë të Tiranës. 

Shkresa erdhi një ditë pasi Erion Veliaj ankimoi në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij me vendim të qeverisë. Një akt që sipas nenit 115 të Kushtetutës pezullon automatikisht vendimin e Këshillit të Ministrave, e për pasojë dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në kryeqytet. 

Pritet të shihet lëvizja e presidentit, i cili ka afat 48 orë për të caktuar datën e zgjedhjeve.

lajmi në përditësim




 

1 Komente

  1. n
    nope

    heheh,topi ne fushen e "presidentit"....the americans mean business.....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje