Gazment Bardhi “derdh gjak” në “Trialog” – Vangjeli: U bëre ‘kurban’ në studio

1 Tetor 2025, 08:40Politika TEMA
Gazment Bardhi “derdh gjak” në “Trialog” –

Në emisionin “Trialog” në RTSH1, i moderuar nga gazetarja Alba Alishani, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pati një moment të tensionuar gjatë debatit me analistët e përhershëm të emisionit, Lorenc Vangjeli, Preç Zogaj dhe Arion Sulo.

Gjatë diskutimit, Bardhi lëndoi dorën në tavolinën prej xhami të studios, duke shkaktuar një situatë të pazakontë.

Për të qetësuar atmosferën, analisti Lorenc Vangjeli ndërhyri me humor, duke thënë: “U bëre kurban në studio.”

Gjatë intervistës, Bardhi njoftoi se opozita ka përzgjedhur kandidatin e saj për zgjedhjet në Tiranë, duke theksuar se ai nuk është zyrtar i Partisë Demokratike.

Ai shtoi se pret që Presidenti Bajram Begaj të firmosë dekretin për shpalljen e zgjedhjeve në kryeqytet, duke kujtuar se precedentët e mëparshëm të Presidentit janë të tillë që e lejojnë këtë veprim.

Bardhi përmendi rastin e dekretimit të ministres virtuale ‘Diella’, të cilin e cilësoi si shkelje të Kushtetutës.

I pyetur se çfarë do të bëjë nëse Presidenti nuk firmos dekretin për zgjedhjet në Tiranë, Bardhi u përgjigj me ironi: “Do ta përshëndes Presidentin.”

1 Komente

  1. R
    Rama i ngriti kurth saliut,e ky nuk ka kandidat

    Keta ishin te lumtur me djegien e gomave dhe sa u hoq velija,keta u nxine dhe do fillojne protestat qe te mos denohet velija se e dine qe nuk fitojne sikur edhe lexhenda komuniste te kandidoj... Vampiri sali as ne bathore nuk fiton.... Gazpedo ka len mjeker si majmun qe te na tregoj se eshte burre dhe ben trimin ne parlament qe ti pelqej mulit...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje