
Nga Ylli Pata
Po diskutohet shumë në media një fakt gossipi në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.
Marko Dajti, i cili prej vitesh ka një parti komuniste, nga të shumtat që garon prej vitesh, është regjistruar si kandidat në Tiranë, me firmën e Flamur Nokës, deputetit që është numri dy i foltores së Berishës.
Dajti, si shumë emra të tjerë që janë anonim e jo aktivë në vite me radhë, bëhen lajm kryesisht në kohë zgjdhjesh, pasi synojnë të kapin ndonjë vend në këshillin bashkiak.
Në fund të fundit, një parti politike, qoftë e vogël apo lilipute, punën e saj e bën kryesisht në zgjedhje, ndryshe nuk ka asnjë mundësi të justifikojë vulën apo dokumentet ligjore.
E pikërisht mënyra sesi forca politike që janë me një akses të limituar në publik i afrohen zgjedhjeve, tregon një vizion politik krejt më të qartë e logjik, krahasuar me ata “strategë” që në vite e vite bojkotojnë e tentojnë të bllokojnë proceset duke ikur nga zgjedhjet e Parlamenti.
Në këtë kuadër, ka një turr diskutimesh, duke shënjestruar kandidatin komunist për aleancën e tij me foltoren për të hyrë në zgjedhje.
Siç ka ndodhur në vitin 2011, kur shumë të majtë e mallkonin e sulmonin të ndjerin Hysni Milloshi, i cili garoi për kryetar bashkie të Tiranës. Një kandidim, që pati një peshë shumë të rëndësishme në zgjedhjet për kryetarin e bashkisë ndërmjet Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
Kjo pasi diferenca mes rivalëve ishte e ngushtë dhe siç dihet sipas numërimit të votave, Edi Rama fitoi me 10 vota më shumë. Të cilat më pas u përmbysën nga KQZ e Arben Ristani, i cili i dha fitoren në tavolinë Lulzim Bashës, duke përmbysur kutitë.
Ato 1 mijë vota të Hysni Milloshit, u shikuan nga të majtët, si një thikë pas shpine, tradhëti të hapur të “poetit proletar” ithtar i hapur i Enver Hoxhës ndaj “kushurinjve” socialistë që sa herë vijnë zgjedhjet e ndjejnë vetën pranë proletariatit e punëtorëve.
Në fakt, si i ndjeri Hysni Milloshi që vdiq nga një sëmundje e rëndë pak kohë pas zgjedhjeve të 2011-s, ashtu edhe Marko Dajti, jo vetëm janë në të drejtën e tyre, por nuk i kanë asnjë borxh socialistëve, sidomos atyre të Edi Ramës.
Të cilët, kanë treguar se partitë e majta nuk i kanë përkrahur, por i kanë përthithur avash- avash brenda elektoratit socialist. Nga një duzinë partish të majta, tani ka mbijetuar vetëm Partia Socialdemokrate që kontrollohet nga Tom Doshi dhe është kthyer një forcë rajonale në Shkodër, dhe PDS e profesor Milos, e cila thuajse është e fikur.
Megjithatë, këtu ka një aspekt politik krejt të qartë, që jo vetëm logjikisht është një deformim, por në realitet siç e tregojnë sondazhet dhe votimet, ka ndikim direkt në zgjedhje.
Skandali në këtë aspekt është ndihma krejt jo “fair” që Sali Berisha kërkon nga komunistët më ekstremistë në vend. Pasi partia që e mban veten një grupim politik konservator, antikomunist, e që ka votues një shtresë të tërë të ish-të përndjekurve të regjimit komunist, bën aleancë zyrtarisht me ithtarët dhe fansat më të ethshëm të Enver Hoxhës. Politikisht-një manovër pa sens dhe madje me ndikim negativ në opinion.
Natyrisht, në rastin e Hysni Milloshit, ishte Ilir Meta, që i lidhi telat e atij kandidimi të bujshëm në vitin 2011, por atij që i vinte më shumë turp për këtë “dirty deal”, ishte poeti nga Mati dhe jo Ilir Meta dhe Sali Berisha.
Milloshi deri sa vdiq jo vetëm nuk doli më në publik, por edhe mënjanoi takime të gjera me miq e dashamir. Madje një mik i tij që takoi gazetarë në atë kohë, me takt përmendte situatën shëndetësore të rënduar dhe bënte thirrje që të mos linçohet politikisht.
Megjithatë, politikisht ky është një skandal, i cili pavarësisht se trajtohet si gallatë apo fakt gossipi, ka ndikuar realisht në zgjedhje. Si? Në mënyrë të drejtpërsëdrejtë, elektorati gri është larguar gjithnjë e më shumë si nga Sali Berisha, e si nga Ilir Meta. E sipas gjasave, një pjesë e tij ka shkuar gjithnjë e më shumë drejt Edi Ramës.
I cili e ka ndjerë këtë, ngaqë punon prej vitesh me sondazhe të sakta e profesionale, e gjithnjë e më shumë mesazhet politike i drejtohen një shtrese në qendër të politikës, apo që nuk janë lineuar majtas.
Përshembull organizimi i ceremonisë për sjelljen e eshtrave të Mit’hat Frashrit, kreut historik të Ballit Kombëtar, ishte një akt politik shumë i fortë. Akte që në politikë vlejnë më shumë sesa fjalët, të cilat i merr era.
Kimia e Berishës me komunistët ekstremë në politikë, mund të jetë një zhvillim pragmatik apo taktik, por në realitet ajo shikohet si një lëvizje natyrale e ish-mjekut që ka shërbyer në nomenklaturën e lartë të PPSH-së.
Sepse në fund të fundit, edhe në qoftë në pozitë për një grusht votash, një politikan zgjedh të marrë një qëndrim politik, për të treguar identitetin. E “ndihma rastësore” që Berishës i vjen nga komunistët e enveristët, gjithnjë e më shumë po shikohet si jo rastësi, por një opsion. i cili natyrisht është episodik, por edhe zgjedhjet janë episodike: bëhen një herë në 4 vjet…
Nqse ky artikull eshte per te sensibilizuar anetaret e perndjekur te PD, ata kane treguar qe jane me Berishen, cfaredo te beje ai. Ky kryetari Partise Komuniste qe e ka rregjistruar Flamur Noka ne zgjedhje, nuk besoj te kete ndonje influence tek Komunistet e Shqiperise. Pleqte komuniste jane ata qe vendosin ke do votojne, Saliun apo Edi Ramen, kaq e thjeshte eshte.
Koalicioni "Bashkë Fitojmë", në fakt, është shtëpija e vërtetë e komunistëve. Ajo që habit çdo njeri normal qëndron në faktin se ç'duan të përndjekurit dhe të persekutuarit politik në atë koalicion?
Evisa, je shume korrekt. Monstra Sali i terhoqi zvarre te djathtet dhe te perndjekurit. Ky mafioz i paskrupullt i mashtroi per 32 vjet dhe vazhdon ti mashtroje akoma. Por dardha nen dardhe bie dhe Sliu si komunist i ndyre qe ka qene po prape i tille eshte, ne ate kope vegjeton. Mos cuditen kete budallenj kur nje dite non grarat te qelloje per elektoratin socialist ose komunist duke dale hapur fare per voten e tyre.
Ky gazetar eshte tipiku i langaaraqit , Po si mund te votohet nje hajdut i pashpirt si Rama , mor bajge gazetar . Rama ka vendosur cmimet e karburantit me te larta ne Europe. cmimin e Energjise dhe te ujit te pishem me te larte ne Europe. Paguan mijera dollare ne dite per incenratoret qe nuk ekzistojne , qe tregon vjedhje hapur fare Po ashtu ato anijet gjenerator nga Pakistani qe kushtojne 100 mij dollare ne dite dhe do paguhen per dy vjet , kur ne nuk kemi nevoje fare per to. Edhe rrugget qe shtron Rama 30 milion dollare per km , Vjedhje skandaloze Rama eshte hajdut mor mut, si mund te votohet nje hajdut i tille qe vjedh hapur fare. Mos flasim pastaj qe Rama eshte nje antishqiiptar i betuar qe punon per politken serbe ne Ballkan Rama eshte Esat Pasha i koheve moderne
...me vjen keq o Ylli, po "komuniste" te kallepit te Milloshit apo Bellos kane marre persiper te "demaskojne" Enverin duke u vetquajtur komuniste duke mos patur asgje te perbashket me komunistet e dikurshem. Ata vetem mashtrojne nje pakice njerzish, vertete nostalgjike per Enverin, dhe kaq. Mos u beni nderin t'i quani komuniste, se ata kete kerkojne, si pua e Ilir Metes qe ne Postribe behet antikomunist e ne Skrapar komunist i flaket.
Akoma permendet ky ngordhesira Milloshi, immoral I pafytyre. Na vinte per te na trainuar per qitje kur benim stervitje ushtarake ne shkolle te mesme, hynte ne bunker ku shkonim nje nga nje dhe na prekte ne pjese intime te gjitha vajzave, vetem 14-15 vjecare ishim, femije. Dilnim me vrap e tmerr, na ka lene me trauma. Shpresojme te digjet perjetesisht ne ferr, djalli I shemtuar.
Nga menyra se si shpif e shkruan,me te vertete qenke me trauma si sali komunisti i bllokut
Ik more soj I ndyre I gerdalles komunizem. Une jam e suksesshme ne jete, I vura gjoksin shkolles e punes, families se shendoshe dhe jo ndonje ngordhesire nostalgjike si ti. Atje ju pret ferri, bashke me ate kufomen, bote e proves kjo.
Duan MUT që ta hanë,këtë duan.
Adria, ti genjen. Nuk ishte i tille Hysniu...
Nga nje njeri qe bashkpunonte me Sali Karaxhicin dhe Agush Metaj cdo gje mund te presesh.
Ky dajti te mos haje mendr muhabetit, MUT se do ja bejme qe te mos i shkoje mendja per parti, halese.
Ju bohotina e soj e sorrollop qe perpiqeni ta mbroni ate fytyre kufome te percmuar, si mortja vete, une jam e suksesshme dhe e kompletuar ne jete, nuk jam looser qe te mbaj shpresa tek nje kale i ngordhur si partia komuniste, kjo fantazme e se kaluares. Vetem para nje muaji e kemi kujtuar ate act dhe person te felliqur ne nje bisede ne messenger, u djegshi bashke me te ne ferr e jua shperblefte ndonje i tille ne femijet tuaj. Ne Shqiperi doktrina e komunizmit degjeneroi ne re gjitha institucionet, ke me mijra shembuj. Iu shofte dhe emri asaj partie dhe ngordhesirat qe e permendin. Mbeci shendoshe neper muhabete te kota.
Nuk e kuptoj dot kete pyetje! Komunistet i bashkon ideali i tyre.Saluku,Dajti,Milloshi jane komuniste besnike te Enver Hoxhes,ndaj bashkohen rreth Partise Komuniste Demokratike Folklorike.Noku i Mulit,bisht sterbishti i Foltoristit therret Dajtin ne llogore.
Është ofenduese, është provokative dhe degjeneruese për demokratët dhe gjith ish/të përndjekurit nga regjimi komunist, që përfaqëson ky lloj bizoni në emër të komunistëve, bashkon në rradhë të parë votat me njeriun që mohoi qënien e tij në strukturat e atij shteti. Ndërsa ky hajduti që pozon si komunist, nuk ka lidhje me komunistët që u ndanë sot e tridhjet e dy vite më parë me ish komunistin më afër kryekomunistit enver hoxha. Ky dajti, një kokrra hajdutit ku prokuroria duhet të hetohet për biznesin e tij dhe qënien e tij komode në prehrin e flamur nokës. Më mirë për të mund të flasi vetëm prokuroria, se ky doli si cjapi te kasapi.
Ata nuk jan komunist,por bashkepuntor te Saliut.Protip si ballistet me fashistet.
SEKRETARI PARE KOMITETIT QENDROR Marko Dajti mendohet te Jete nje Force e Trete politike per te mbrojtur gjithe vlerat LANC qe jane neper kembur keto vite pas 1990 tes ME vleren e perfaqesimit te tije ne konkurense ne kohen e duhur dhe te domosdoshme per Rilindjen e vlerave te pksh ecila ishte per clirimin.e vendit rindertimin e vendit ne te gjitha drejtimet per te cilat duhet te kete perfaqesin ne keshillin Bashkiak Tiran 8 vjet ne pushtet nuk beri monumentin e deshmoreve te 4 shkurtit nuk Ristauroje gjithe monumentet ne shqiprii ne fshatra dhe Qytete zero dhe prezensa tije do jete kerkues ne keshillin Bashkiak