"Nga kanabisi te amnistia fiskale"- Sfidat e parlamentit në 2023-in

4 Janar 2023, 19:20Politika TEMA

"Nga kanabisi te amnistia fiskale"- Sfidat e parlamentit në

Sesioni i ri parlamentar pritet të nisë javën e tretë të janarit. Bashkë me të pritet të shqyrtohen edhe një sërë projektligjesh.

Socialistët nisën gjatë sesionit të kaluar miratimin e disa nismave që lidhen me bashkëpunëtorët e ish-sigurimit.

Por jo të gjitha iniciativat ligjore u miratuan. Ndalimi i bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit të shtetit nga kandidimi ose mbajtja e posteve publike ende nuk është shqyrtuar. Kjo pikë i ka kaluar komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.

Edhe pse ka gati një vit që është ngritur ky komision, ende nuk ka miratuar asnjë draft në funksion kryesisht të zgjedhjeve parlamentare.

Në seancën e fundit të dhjetorit, mazhoranca dhe opozita nuk gjetën dakordësi për avokatin e popullit. Për këtë procedura duhet të rinis nga fillimi. Palët do të duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët, pasi kërkohen 84 vota, të cilat asnjë prej palëve nuk i zotëron.

Projektligji për kanabisin mjekësor u bë gati nga qeveria shqiptare vitin që lamë pas dhe pas procesit të konsultimit publik pritet të kalojë në komisionet parlamentare.

Dy nisma të tjera që janë artikuluar në publik nga qeveria janë amnistia fiskale dhe pasaportat e arta. Të dyja janë kundërshtuar nga organizmat ndërkombëtar, por shumica socialiste shprehet e vendosur për t’u dhënë jetë të dyja inciativave.

Në këtë sesion të ri parlamentar pritet të mos mungojnë as debatet mes të dyja kahëve, pak muaj përpara garës elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

3 Komente

  1. e
    eltoni

    Persa i perket legalizimit te hashashit Me.mire ta kete edi rama me disa mafioze te vetet , dmth te kultovohet nga monopoli i kupoles se regjimit, se sa ta kultivojne lloj lloj mini mafiozesh.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Amnistia fiskale vlen vetem per HAJDUTET qeveritar

      Me amnisti fiskale une kuptoj qe ti falim leket qeveritareve hajdut leket qe i kane marre popullit ne saj te postit shteteror. Personat qe punojne ne te zeze eshte e pamundur te mbledhin miliona.Ata qe shesin e kultivojne droge jane pakice.Kurse pushtetare ne keto 30 vitet e hajduterise demokratike jane shume.E fillojme me kryetar bashkish,ministra e zevendesa, drejtor deri ne maje te cubi Sali gita zeni Mutja nga Cepani e Rama.e Basha.Te gjtha diskutimet e justifikimet e tjera jane pa vlere.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Veterani

        Nisma e marrë për bashkpunëtorët e sigurimit të shtetit duhet të çohet në fund , ndryshe vihet në dyshim serioziteti parlamentit për probleme kaq sensitive për opinionin publik . U bënë gjithë ato shfaqje dhe reagime që entusiazmuan opinionin dhe tani tallen pasi nuk dihet se ku fle lepuri . I gjati duhet ti marrë më seriozisht këto probleme , ndryshe vihet në dyshim personaliteti , si lider i Partisë Socialiste.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje