Nga macet te qentë dhe mushkat, paqja e Ilir Metës pas shkatërrimit të LSI-së

4 Janar 2023, 11:26Politika TEMA

Nga macet te qentë dhe mushkat, paqja e Ilir Metës pas

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së fundmi është konfliktuar në Gjirin e Lalëzit me disa personazhe që kanë qenë miqtë e tij.

Një burim i pranishëm në darkën familjare i tha CNA.al se ish-Presidenti i dehur ka debatuar ashpër me vëllain e Lefter Kokës, Nard Kokën, si dhe me nipin e Nasip Naços.

Lefter Koka, që aktualisht është nën arrest lidhur me aferën e inceneratorëve dhe Nasip Naço që aktualisht është deputet i Partisë Socialiste, kanë qenë ministra të Ilir Metës në logon e LSI-së.

Ata e braktisën Metën dhe LSI-në, si shumë të tjerë, duke u bashkuar me socialistët.

Shkatërrimi i LSI-së duket se i ka lënë pasoja ish-Presidentit, edhe pse tashmë del i kamufluar me një parti të re.

Sherri në Lalëz, tregon se Meta po tenton të hakmerret për shpërbërjen dhe fundosjen e LSI-së.

Pas sherrit, Meta ka gjetur paqe te mushkat. Ai është shfaqur duke përkëdhelur një mushkë.

Nuk është hera e parë që Meta shfaqet duke kërkuar paqe te kafshët.

I mbetur vetëm, me partinë e shkërmoqur në pak kohë, dashurinë dhe qetësinë e ka gjetur te macet e qentë.

Në vijimësi e kemi parë me macen, së cilës i ka bërë edhe tualet personal në Lalëz, te vila e famshme, që e nxori në media dhe më pas e zhduku nga çdo platformë sociale.

Në kohën që ishte President, në përpjekje për të dhënë mesazhe politike, Meta është shfaqur edhe duke përshëndetur macen, me anë të një fotoje me qen.

"Mirëmëngjesi të dashur miq nga Jahorina e Bosnjës! Unë e nisa mbarë ditën sot me Darkon. Uroj një ditë të mbarë edhe për ju. Përshendes Sashën macen time të dashur, pasi ngjajnë shumë dhe shpresoj të takohen së shpejti. Thonë që macet dhe qentë nuk shkojnë, por ky nuk është rasti”, shkruante Meta në rrjete sociale, nga Bosnja, me 10 korrik 2019.

Ishte koha kur opozita kishte djegur mandatet dhe nuk mori pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Ishte koha kur LSI-ja kishte nisur shkërmoqjen dhe çdo ditë raportoheshin largime dhe braktisje në masë, gjë që u reflektua edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021, ku LSI-ja e themeluar nga Meta, përfundoi me katër deputetë, dhe njëri prej tyre vetëm me 362 vota.

Thjesht sa për të qenë në Kuvend, por që nuk kanë ndonjë rol në vendimmarrje.

Dhe që prej kohës kur LSI-ja po prekte fundin, Meta nuk ndalte fotot me qen dhe mace dhe së fundmi ka nisur fotot me mushkat./CNA.al

8 Komente

  1. k
    kujt carit po i intereso jeta e ktij Karaputanes !

    ne si opinion na ka ngel sot me informu nga Kazani pane Halese Esadiste se si ndihet Muti ne Hale dhe me cfar gjallesash eshte i rrethuar . _boll me Krimbat e Halese Medie qelbet Opinionin Shqiptare

    Përgjigjjuni
    1. V
      VETERINERI

      Hahahahaha keta monstrat tona politikane e vertetojne vete se cfare jane.Ja shoku aialir e vertetoi qe eshte babai i MUSHKES

      Përgjigjjuni
      1. V
        Veterineri

        Sa e lumtur ndjehet mushka kur e viziton babai i vet. Të ztregohen të lumtur, babai dhe mushka.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shaqo

          ...beme baba te te ngjaj...

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bashkimi Perfekt.

            Like gomari, Mona pela. Për tu çuditur ? Sa e bukur ka dale mushka.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Labinot. Elbasanl

              Nuk ja vlen të merresh me këto plera.

              Përgjigjjuni
              1. z
                zoga e vodices

                Mushka gjeti vellan.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Skra Par

                  E sigurte, e sinqerte! Nuk e shpeton as Qeni as Macja, as Gomari, as Kali, as Rosa, as Pata kete qenie te korruptuar idiote!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje