Nga ndërtimi i shkollave tek zgjerimi i parkut të Liqenit Artificial, Veliaj: Këto janë investimet në Tiranë që do futen në histori

8 Maj 2023, 13:48Politika TEMA

Nga ndërtimi i shkollave tek zgjerimi i parkut të Liqenit Artificial,

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se projektet që kanë bërë për zhvillimin e Tiranës do të futen në histori, ku mes tyre përmendi, ndërtimin e 40 shkollave, zgjerimin e parkut të Liqenit Artificial, hapjen e parkut të Farkës, Piramida, etj. Veliaj tha se këto janë projekte që do t ëmbesin tërë jetën.

“Gjërat më elegante janë kullat. Kulla që ke mbrapa shpine, është ajo në formë kaktusi do hapet si ambasada e izraelit. Ne themi hotelet, turizmi, po pastaj ku do rimë, te shtëpia ime, jote, do flenë në divan. Hotel si Mariot bënë të mundur që Tirana të priste 28 krerët e BE.

Të gjithë u mbresuan nga fakti që Tirana ka të tilla aktivitete. Në bulevardin e Ri do të çojmë gjykatën e lartë, te kryqëzimi dytë prokurorinë e përgjithshme. Tirana në mandatin e tretë do balancohet në drejtim të veriut.

Sot është fakt, liqeni, mbaronte te shkolla Winston dhe kopshti zoologjik. E gjithë zona e liqeni që pastruam kishte 98 shtëpi pa leje. Këtë javë sapo hapëm parkun e liqenit të farkës. Kemi dyfishuar sipërfaqen e gjelbër të Tiranës. Të ankohesh është gjëja më e thjeshtë.

Fakti që unë isha në aktivitete te liqeni i Tiranës, është bërë aq bukur, sa në çdo cep ka jetë, ndaj ishte e nevojshme kalimi në liqenin e farkës. Rikuperimi i parkut rinia, të Farkës, mbarimi i piramidës, 40 shkollave, do jenë gjëra ku do jenë tërë jetën.

Do bëhet e njëjta gjë si tek arena kombëtare. Nëse propozimet vijnë me kullë pa kullë, kjo ka pak rëndësi. Te arena sot ke radio, studio të ndryshe, qendrën TUMO”, tha Veliaj në Report Tv. 

4 Komente

  1. M
    Milo

    Dmth 4 vjet e beri Pyramiden si mos me keq me Kuba e pa gjelberim...liqenin nga nje ane e zgjerove e nga Shratoni e ngushtove jel e jek...vetem 7 shkolla te reja...me kto mburret ky?

    Përgjigjjuni
    1. k
      kalaja

      Po teatrin e ri zoti Veliaj pse e lat në harresë?

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

        Ate token te liqeni qe ja kane premtu Dua Lipes psè nuk e pyet asnje gazetar kete mashtruesin.

        Përgjigjjuni
        1. J
          JENI

          .....zgjerimi i parkut te Liqenit Artificial !!!!!!!!......nuk arrij ta kuptoj. Ndoshta i njejti premtim me ate te 8 viteve te shkuara : " ...zero ndertime brenda unazes se vogel ne Tirane..." Do ti thoja MJAFT ketij mashtrusi dhe te gjitha kraheve te politikes 30 vjecare ne Shqiperi, qe kane vjedhur dhe vazhdojne ta vjedhin kete vend pa u ngopur kurre.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje