"Opozita nuk është alternativë për shqiptarët", Fatbardh Kadilli për posterin e Këlliçit: Nuk ikën korrupsioni me gishtat e mesit

8 Maj 2023, 11:36Politika TEMA

"Opozita nuk është alternativë për

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli thotë se opozita nuk është alternativë për shqiptarët, duke iu referuar zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Në një intervistë për ABC News, Kadilli u shpreh se posteri i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi nuk shërben për mesazhin që ai dha me gishtat e mesit për luftën kundër korrupsionit.

“Nuk mund të jetë më kjo opozitë, alternativë për shqiptarët. Opozita nuk mund të bëhet strehë e dëshpërimit, opozita duhet të ishte strehë e shpresës.

Që të jetë strehë e shpresës, nuk mund të vazhdojë me të njëjtët njerëz. Në të gjithë fushatën, zoti Këlliçi dhe çdo kandidat tjetër që kam parë, nuk ka tezë politike. Të thuash tezë politike të luftosh korrupsionin, duhet të denoncosh korrupsionin.

Dhe të denoncosh korrupsionin, nuk është vetëm korrupsioni i kundërshtarit, korrupsioni nuk bëhet si luftë me seleksion, ky që është i imi është në rregull, ky që nuk është i imi nuk është në rregull.

Ndarja me korrupsionin është ndarje fondamentale, morale, etike. Të shikosh korrupsionin në thelbin e vet. Këto duhen denoncuar, gjestet janë mjete, janë tekonologjia që t’i zgjedh të flasësh”, theksoi ai.

1 Komente

  1. C
    Cen Dymi

    Ky plera nga Starove e Poradecit eshte hajdut dhe nje ushtar i Spiunit t te Sigurimit Genca Ruli dhe i Spiunit Sigurimit kandidtit per Pressidhje Artan Hoxha ,te dy Ministra te Qeverise Mexi 1 se Berishe Kerma vetem me spiuna operonte dhe ka operuar 32 vjet. Kandille je shume i pa fytyre e i pa vlere shko bej ndonje pazar per llogari te Genca Rulit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje