Veliaj padit për shpifje në GJKKO Sali Berishën, sot seanca e parë

8 Maj 2023, 10:17Politika TEMA

Veliaj padit për shpifje në GJKKO Sali Berishën, sot seanca e

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në seancën e parë të gjyqit për shpifjet kundër Sali Berishës. Kryebashkiaku e ka paditur Berishën për shpifjet lidhur me deklaratat që ai ka bërë ditët e fundit për lidhjet me Iranin.

Pak ditë më parë, i akuzuari Sali Berisha, hodhi akuza të pavërteta, denigruese ndaj Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në lidhje me inceneratorin e Tiranës dhe të ashtuquajtura “lidhje” të tij me Iranin.

Për të gjitha këto akuza, kryetari i bashkisë ka paraqitur një padi penale pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me të dëmtuar akuzues Erion Veliaj dhe me të akuzuar Sali Berisha.

I akuzuari Sali Berisha, me cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, nga selia e Partisë Demokratike, duke ditur se deklarimet e tija janë shpifje e trillime, deklaroi se Erion Veliaj po pastron paratë e Gardës Revolucionare të Iranit.

2 Komente

  1. N
    Non grata Berrisha komunisti fundit i ballkanit

    Eshte ngateruar non grata i gjore ka dashur te thoje Like floriri spiune i Teheranit por si i semure psiqik kuptohet shpesh po ngateron emrat....

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jam saliKatrani, o budallenj!

      Mire ne burg nuk po shkon ky balash, po ilaçt pse s'ia japin?! salihu eshte nje katran, ngado shkon, qelb dynjane!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje