Rama nga Lezha i referohet dy deputetëve të PD: U larguan nga Berisha se zgjodhën Amerikën!

7 Maj 2023, 21:10Politika TEMA

Rama nga Lezha i referohet dy deputetëve të PD: U larguan nga Berisha

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish gjendjen e opozitës gjatë fushatës së tij në Lezhë. Rama u shpreh se pavarësisht se dikur kishin patur njerëz nga bota akademike përkrah, tashmë Mark Marku dhe Argon Gjekmarkaj e kuptuan se ishin në ‘vathën’ e gabuar.

Sipas Ramës, të dy këta figura u distancuan nga Sali Berisha sepse donin Amerikën dhe jo Moskën.

“Në 2021 në Lezhë ata kishin në krye dy njerëz, me të cilët unë kam pasur debat dhe nuk i kam pasur për zemër, por sido që të vijë puna ishin dy personazhe që vinin nga bota akademike, që përfaqësonin Lezhën e familjeve të persekutuar, që u përfshinë me PD sipas meje me naivitet të madh, por sidoqoftë u përfshinë jo për karrige, por për të vazhduar atë që ata e quanin lufta me regjimin. Ku është Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj? Me kë janë zëvendësuar dhe pse nuk janë këtu? Sepse ishin të parët që e kuptuan që kishin hyrë në vathën e gabuar. E kuptuan dhe ndryshe nga delet e tjera ngritën krye, e thanë publikisht atë që menduan dhe i lanë shëndenë tufës së deleve të një gërdalle non grata që vjen vërdallë nëpër Shqipëri. Edhe pse është bërë 80 vjeç dhe në vend që të rrijë në shtëpi e të mos lërë nam rrugëve vazhdon kërkon vota dhe flet për fitore.

Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj i përkasin shpirtërisht dhe tradicionalisht asaj ane. Anës së familjeve historia e të cilave u shkrua me gjakun e konfliktit me regjimin komunist. Anës e familjeve që trashëguan idenë e të djathtës jo nga jeta akademike, apo nga librat, por e trashëguan nga kujtimi i stërgjysheve dhe gjyshërve të tyre, të cilët komunizmi i persekutoi tek cdo qelizë e familjes. Kjo është e djathta.

Pyetja është pse u ndanë ata nga komunistët? Ca donin ata? U ndanë sepse ata donin Amerikën, Perëndimin, e donin Shqipërinë si në Perëndim, ata nuk donin Moskën nuk donin komunizmin”, tha Rama. 

Kryeministri Edi Rama, vazhdon turin e takimeve elektorale për zgjedhjet e “14 Majit”. Së fundmi kryeministri është ndalur në Lezhë ku ka prezantuar kandidatin e PS, Pjerin Ndreu.

Fjalën e tij e nisi duke thënë se Lezha kur e mori PS ishte një nga qytetet më të papastërta më Shqipëri, ndërsa sot një nga bashkitë më të pastra të vendit.

Rama tha se pastrimi është gjëja me elementare, por te kjo gjë elementare është edhe ndarja më e madhe mes tyre dhe kundërshtarit.



Ndër të tjera Rama tha se sot Shqipëria në sytë e botës është aty ku nuk ka qenë kurrë më parë.

Në fund ai tha se 3 veprat e mëdha për Lezhën që do të përfundojnë gjatë mandatit të dytë të Pjerinit janë: Lidhja e Lezhës me Tiranën nëpërmjet aksit Milot – Balldren, aksi Shengjin – Velipojë dhe bajpasi i Shëngjinit.

Pjesë nga fjala e Ramës:


Unë besoj që këtu në Lezhë që nuk duhet të ketë asnjë dilemë. Sepse këtu kontrasti mes të shkuarës dhe të tashmës është kaq i prekshëm.

Kur Lezha zgjodhi Pjerinin, Lezha ishte një nga qytetet më të papastërtia në Shqipëri.  Sot Lezha, jo vetëm qyteti, por bashkia Lezhë është një nga bashkitë më të pastra të vendit.

Po shikoja sheshin, dhe nëse ai aty mos të kishte pirë cigare, asnjë bisht cigareje nuk do të ishte në shesh.

Pastrimi është gjëja me elementare, por të kjo gjë elementare është edhe ndarje mes nesh dhe atyre. Që nuk e di se si vijnë në Lezhë dhe kërkojnë vota, kur e kanë të shkruar në ballë që janë të paaftë dhe të padenje për të marrë besimin e Lezhës.

Ku është sot Mark Marku me Agron Gjekmarkaj, me kë janë zëvendësuar dhe pse nuk janë këtu. Sepse ishin të parët që e kuptuar që  kishin hyrë në vathën e gabuar dhe i lanë shëndenë tufës së deleve.

Ça bënë ata këtu në Lezhë? Përveçse ngatërruan pronat në bregdet dhe e çuan bashkinë në pikë të hallit.

Shqipëria sot, është aty ku nuk ka qenë kurrë në sytë e Botës. Flamuri shqiptar është më lart se kurrë më parë në sytë e Botës.

Ky flamur sot është bashkë me flamujt e fuqive me të mëdha të botës në Këshillin e Sigurimit. Shqipëria është bërë vendi i parë mikpritës i të parit samit jashtë Europës.

Shqipëria po përgatitet për të bërë këtu samitin e Berlinit, për herë të parë jashtë Europës.

Këto ndodhin sepse Shqipëria sot, i ka bërë vend vetes dhe ka treguar se jep respekt dhe meriton respekt, pavarësisht madhësisë së vendit apo ekonomisë.

Ne atje në Këshillin e Sigurimit dhe OSBE, ulemi dhe qëndrojmë, jo se jemi ndonjë superfuqi ushtarake dhe ekonomike, as se jemi ndonjë narkoshtet dhe duan të mësojnë nga ne, jo, por sepse ne kemi dhënë me forcën e shembujve konkret, provën që ne jemi të respektueshëm dhe të besueshëm.

Kjo nuk do të ndodhte nëse aleatët perëndimorë nuk do ta mbështesnin. Na fal, kur këto na mbështesin, kjo do të thotë që  sytë janë akoma më shumë nga ne. SHBA dhe Perëndimi, nuk do të numërojnë votat e PS, por do të numërojnë votat që i kanë dhënë një personi që ne nuk e duam.

Nga pikëpamja e respektit për stërgjyshërit  dhe traditës për të djathtën, “gërdalla” nuk ka asnjë lidhje, nga pikëpamja e marrëdhënieve me aleatët, “gërdalla” nuk ka asnjë lidhje, “gërdalla” nuk ka asnjë lidhje as me punën.

Ne tani kemi ambicie të bëjmë lidhjen e Lezhës me Tiranën dhe pa e çuar një lezhjan për 15-17 minuta në Tiranë nuk e kemi bërë detyrën. Bajpasi i Shëngjinit,  Shëngjin – Velipojë dhe Milot-Balldreni janë 3 veprat që dua që brenda mandatit të dytë të bëhen realitet

2 Komente

  1. M
    Malo

    Mos kujto se je me I zgjuar se njerezit.....

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      Dje ishin Marku dhe Gjemarku sot jane perfaqesues te famlijeve te djathta! Ne fakt as dje as sot nuk kane kokerr vote as njeri e as tjetri. Sa per lidhjet me Ameriken kujdes McGonigalin se shume shpejt do e takosh.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje