
Kandidati i Partisë Demokratiken, Roland Bejko gjatë takimet me banorët e tregtarët e zonës së Xhamllikut e cilësoi si të parealizueshëm premtimin e mbajtur nga rivalët e tij për transport publik falas.
Gjatë takimeve me biznesin e vogël, Bejko theksoi se bashkia e Tiranës ka rritur në mënyrë të vazhdueshme taksat.
“Prandaj ne bashkë me ekspertët tanë do ti japim frymëmarrje biznesit duke ulur me 50% taksat”, tha ai.
Gjithashtu Bejko premtoi edhe dhe lehtësira për tregtarët që shesin prodhimet bujqësore në një treg enkas.
Kandidati demokrat gjate takimeve theksoi se programi tij parashikon dhe ndërtimin e 250 kilometrave rruge rurale që sipas tij janë lënë pa investime nga bashkia.
O Bejko po ti bashke me Bashen premtuat tramvajen ne tirane. Opo ska faj Erion kur thit qe me nje opozit te tille rri edhe 20mandate. Por bej sikur je ne opozite.
Ky lajm tregon simbiozen e treshes: Ali Basha, shalegjatit dhe fletushkes se Mero Gel-Bazes qe po mundohen te mbrojne hajnat e ripjelljes dhe gjere...