Alibeaj: Berisha na hoqi mundësinë për të marrë të paktën gjysmën e bashkive, frika e tij është se kur do e thërrasë SPAK-u

7 Maj 2023, 16:08Politika TEMA

Alibeaj: Berisha na hoqi mundësinë për të marrë të

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar sot një takim elektoral në qytetin e Vlorës.

Gjatë fjalimit në takim me disa simpatizantë, ai deklaroi se Sali Berisha po i çon demokratët te “sqetulla e Ilir Metës”.

Alibeaj tha se Berisha, Meta dhe Edi Rama, kanë një hall të përbashkët, që sipas tij është frika nga drejtësia dhe Amerika.

“Sali Berisha nuk kishte asnjë problem me regjmin e Ramës, regjimi i Ramës e ndihmoi të zvarriste sa më shumë vendimin për vulën e PD.

Kohë që lideri historik e përdori për të gënjyer, shantazhuar, blerë dhe shpifur. Sali Berisha tani e ka zaptuar edhe selinë e PD. Sali Berisha nuk jep, ai di vetëm të marrë. Demokratët i kanë dhënë shumë.

Sali Berisha ua refuzoi demokratëve me pushtetin e tij mundësinë për të marrë të paktën gjysmën e bashkive të vendit. Sali Berisha nuk jep, ai vetëm merr.

Ai kërkon të marrë me vete të gjithë demokratët dhe për t’i çuar në sqetullën e Ilir Metës, për t’i çuar te “Shtëpia e Skllavërisë”.

Hallexhinjtë janë bërë bashkë për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe Amerika, me ta është edhe Rama”, u shpreh Alibeaj.

5 Komente

  1. B
    Blendi

    Po cfare gjysme do marresh ti more bq po ti nuk ke per te marre asnje! Neveri e gjalle!

    Përgjigjjuni
    1. 1
      111

      Alibej ti mor njeri je skllav i Tutores Argites se Sali Kermes perj assj je ne politike. Besushmeria jote zero , kot vjen verdalle .

      Përgjigjjuni
      1. O
        Oh sa kom qesh

        Po cfare ke more Haxhi Alibej qe i "qan" hallin Berishes, vete ke thene se ai eshte e shkuara ku ti ke qene Minister i Padrejtesise ne Qeverine e tij, ai eshte pakice dhe ti shumice nga 61 bashki ke kandidat vetem ne 12 prej tyre, pra kandidon ne rreth 20% te tyre, per te fituar do te marresh Noc Rrokun. Na i spjego pak ose nxirr matamaticienin Lul Basha te na thoni si del qe i humb 50% te bashkive kur kandidon ne 20% prej tyre? Me kokeshpullen apo koke-ducen Bejko e ke te "sigurt" Tironon, pavaresisht se ate nuk e lidh asgje me te.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toni

          Po si jua hoqi? A e ke partine e vulen. Ka njeri ne are vend hajdut ose I paafte qe mos ankohrt per Berishen? O Alibeaj..ke qene drejtor antikorrupsioni e minister me Berishen?:cfare bere...shiko kur te thote nuk me la Berisha se do beja namin....

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Ky eshte K..r komplet

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje