Rama ironizon kandidatin e opozitës në Mirditë: I dha fytyrën gërdallës e të pakorrigjueshmit! Thotë jam djalë i mirë, por s’kam motër për të martuar

7 Maj 2023, 15:32Politika TEMA

Rama ironizon kandidatin e opozitës në Mirditë: I dha

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mirditë ku po kërkon mbështetje për kryetarin aktual të Bashkisë që rikandidon në zgjedhjet e 14 majit, Ndrec Dodën.

Nga takimi me mbështetësit, Rama nuk e kursen ironinë për Albert Melyshin, kandidatin e dyshes Berisha-Meta, për të cilën thotë se mund të jetë djalë i mirë por gjunjët i ka copë.


“Ne nuk kemi ardhur këtu për të dhënë nuse por për të thënë që në 14 maj nuk po shkojmë në dasëm e s’po kërkojmë dhëndër por njeriun që do të marrim në punë për 4 vite, që do të vijojë të punojë për Mirditën.

Gjithçka e kisha dëgjuar por kur thotë kandidati jam djalë i mirë, më jepni votën, këtë se kisha dëgjuar. Unë nuk kam motër për të martuar, djalë i mirë të jetë por a është i zoti, a e tërheq karrocën, por mesa shoh unë i paska gjunjët copë. S’dua të merrem se nuk e njoh fare.

Të marrësh përsipër që t’i japësh fytyrën, emrin e zërin një gërdalle non grata dhe një tjetri që është i pakorrigjueshëm do të thotë të mos jesh mirë e të mos kesh mundësi të arsyetosh se çfarë është mirë e çfarë është keq. Shqipëria sot është në pikën më të lartë. Kurrë nuk është respektuar sa është respektuar sot”, tha Rama.

2 Komente

  1. R
    Rrofte PPSH,lol

    gerdalla?????? rahman...lol karagjozidegjeneratenarcco-mafia Rama....

    Përgjigjjuni
    1. @
      @

      Rama si ,;katolik: vajti ne mirdit ,,,haha

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje