
Presidenti i Polonisë Andrzej Duda pritet që të zhvillojë një vizitë zyrtare dy ditore në vendin tonë. Sipas presidencës pritet që ai të mbërrijë në Shqipëri për një vizitë dy-ditore në datat 10-11 maj, pas ftesës së presidentit Bajram Begaj.
Duda do të jetë i shoqëruar në këtë vizitë edhe nga zonja e parë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda.
Duda pritet të mbërrijë në Shqipëri, më 10 maj 2023, ndërsa më 11 maj, ora 11:00 do të pritet nga presidenti Begaj në Presidencë.
Gjithashtu mësohet se pas ceremonive të dy Presidentët do të zhvillojnë një takim dhe më pas do të kryesojnë delegacionet e të dy vendeve në një takim të zgjeruar, ndërsa në mbarim të takimit, ata do të zhvillojnë një konferencë për media.
Ftesat e Edrahmanit qe i kushtojne djersen shqiptareve me drekat dhe darkat qe ofron “falas” i degjeneruari Rahman….
Bravo Kalec Kaka me sugjerimin tend. Rama jo vetem qe mos te shtroje dreka dhe darka per delegacionet por ata duhet te pagojne dhe hotelin ku flene. E vetmja pyetje per ty eshte: ku rron ti Kalec Kaka? A rron ne kete bote apo je jahtetokesor?
Zot i Madh, ki mëshirë për këta mëndje shkundurit e sojit Kalec e co!
Titulli thote zbardhet axhenda, por kur lexon me poshte e sheh veten ne nje erresire te plote, pasi edhe kot per xhiro nuk vjen presidenti polak ne Shqiperi.