
Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka marrë pjesë në samitin e Alternativës Shqiptare në Mal të Zi, një pol politik i ri i formuar në kuadër të zgjedhjeve parlamentare.
Mali i Zi pasi zgjodhi presidentin e ri, voton për Parlamentin e ri më 11 qershor, ku po shikohen zhvillime interesante.
Spiropali që është edhe kreu politik i qarkut Shkodër, ka marrë pjesë në takimin e Tuzit, ku përveç Forumit Shqiptar, që është një koalicion i madh kuqezi që fitoi në mars komunën për të dytën herë, ishte edhe Dritan Abazoviç. i cili ka lidhur aleancë me disa nga partitë politike shqiptare.
Spiropali, në rrjetet sociale shkruan : “Në ceremoninë solemne të kuvendit të Katërt të Alternativës Shqiptare që u zhvillua sot në Tuz, Mal të Zi.
E urova Nik Gjeloshajn, kryetarin e partisë Alternativa Shqiptare që udhëheq koalicionin Forumi Shqiptar, për rezultatin në zgjedhjet e fundit dhe zgjedhjen e tij për të dytën herë radhazi kryetar i Malësisë së Tuzit.
Një fitore e merituar falë vizionit, përkushtimit dhe bashkimit të faktorit shqiptar, për zhvillimin e Malësisë për të gjithë pa dallim.
Të bashkuar jemi më të sigurtë dhe më të aftë për të parë në sy sfidat e komplikuara që na vë përpara koha, me sytë drejt bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian.
Kënaqësi takimi dhe biseda me Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviçin, që është kthyer në një pikë referimi dhe bashkëpunimi për të gjithë faktorët progresistë në Mal të Zi”.
Rama të dërgoi te Abazoviçi? A nuk e keni të qartë se Abazoviçi është në koalicion me partitë pro rusoserbe? Ai edhe shqiptarët i ndau në dysh! Pse Shqipëria zyrtare pozicionohet në të njëjtën anë si Serbia dhe Vučić? Kjo, po, do të shënohet në histori!
Shqiperia Zyrtare ben diplomaci, nuk i le hapesira Perbindeshit Nongrata te Vicidolit, djalit dhe dhenderrit te Serbise, kreut te agjentures serbo-ruse ne Shqiperi, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vukmanovic Berisha... Kur ne Ballkan nuk kishte kufij, shqiptaret ishin aristokratet e gadishullit ilirik; kufijte na i vune fqinjet me forcen e armeve qe ua dha Perandoria Shoviniste Ruse.
Kjo nuk është diplomaci sepse është rreshtim me palën proruse dhe proserbe me të cilët është rreshtu Abazoviçi. Shqipëria zyrtare po rreshtohet me ata që janë për tërheqjen e njohjes së Kosovës! Nuk ka lidhje kjo me Saliun, nuk mund të maskohet me arsyen "po marrim anën e serbit se edhe Saliu ka marrë anën e serbit!" Sali non grata është absolutisht i dëmshëm për Shqipërinë por në këtë rast nuk hyn ai!
Shqiptaret e ballkanit te bashkohen si ne kohen e p. osmane ..qe benin ligjin ne te gjitha vilajetet ,,,ti ndihmoj dhe turqia ,,,
Mundem te them se, eshte turp per udheheqesin e Shqiperise, qe kontaktojne armikun me te madh qe kan Shqiptaret dhe Malazezet ne Mal te Zi. Ai, eshte bashkuar me partite srbe, ruse dhe kishen Srbe, ne dam te shtetit malazez, per interesa te veta dhe te armiqeve te shtetit malazez, e sidomos te Shqiptareve te Kosoves dhe te Malit te Zi. Ay, me dy deputet u beri shumicen Serbve ne Kuvendin Malazez dhe shteti malazez u shendrru ne nje koloni srbe. Ky mendone, se Serbet e duan, por e verteta eshte, se ate nuk e don askush por e mbajne si kukell, per interesa srbo-ruse. Udheheqesia shqiptare dhe peremieri i tyre, do e kuptojne, por frigohem se do jete shume vone Premieri shqiptare, duhet te keshilloje Shqiptaret e Malit te Zi, qe ne zgjedhjete e Qershorit te shkojne me nje list, e jo te ndahen, por te hikin nga heroji i Kishes Srbe dhe Srbve D. Abazovic.