Alibeaj poston fotot nga Vlora: Demokratët votojnë djathtas. PD është e vetmja alternativë e djathtë shqiptare

7 Maj 2023, 19:20Politika TEMA

Alibeaj poston fotot nga Vlora: Demokratët votojnë djathtas. PD

Kryetari i PD-së Enkelejd Alibeaj, e ka konsideruar sit ë suksesshëm turin electoral në jug të vendit e veçanërisht në Vlorë. Ndaj, duke postuar një set fotosh nga ky takim, ai ka deklaruar se vetëm PD është e djathta dhe alternativa e qeverisë. Në rrjetin e tij social, Alibeaj shkruan: “Një falënderim i veçantë per demokratët e Vlorës, të cilët ishin të shumtë në takimin elektoral të rradhës. Gjithmonë e më shumë bindem se Shqipëria ka vërtetë njerëz që e duan Partinë Demokratike dhe vlerat që ajo përfaqëson  Në Vlorë ishim të gjithë dakord me parinet mbi të cilat duhet të ringrihet Partia Demokratike. Në 14 Maj, të gjithë, masivisht, të votojmë nr.9, Partinë Demokratike të Shqipërisë. Sepse demokratët e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë, votojnë djathtas. PD është e vetmja alternativë e djathtë shqiptare”.

2 Komente

  1. X
    XXXL

    Degjoni kete ish Ministrin e padrejtesise ne Qeverine e kriminelit Sali qe e quan veten e ardhmja me gjithe nje koke-shpulle si Ducja Bejko, se nuk ha mut kot ai.

    Përgjigjjuni
    1. M
      MOKRARI

      PERPARA DEMOKRATE TE PARTISE DEMOKRATIKE.MOS VOTONI PER ILIR HAJDUTIN DHE SPIUNIN DHE PLAKUN MERE QE KA RRJEDHUR KOMPLET.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje