VIDEO/ Mesazhi i Oltion Çaçit: Vizioni im për Sarandën, që shikon nga e ardhmja e për të cilën të gjithë do të krenohemi

7 Maj 2023, 22:32Politika TEMA

VIDEO/ Mesazhi i Oltion Çaçit: Vizioni im për Sarandën,

Kandidati i Partisë Socialiste në Sarandë, Oltion Çaçi, ka publikuar në profilin e tij në facebook, spotin elektoral te kësaj fushate.

Çaçi ka treguar disa nga prioritetet e tij kryesore që do të zbatojë si kryetar bashkie i Sarandës pas 14 majit.

Vizioni kryesor i tij për Sarandën është që ta kthejë këtë qytetet në vendin kampion në Ligën e Turizmit Mesdhetar.

Gjithashtu Saranda do të ketë një koncept të ri për turizmin ku do të krijohet një brend unik që do të sjellë turistë cilësorë nga e gjithë bota.

Një pikë tjetër kryesorë do të jetë ndërtimi i shkollave dhe kopshteve me kushte dinjitoze, do krijohen më shumë parqe dhe hapsira të gjelbërta.

MESAZHI I PLOTË.

Të dashur sarandiotë, miq, do të doja t’iu thoja disa fjalë të thjeshta por me shumë rëndësi, një bisedë miqësorë sikur të ishim duke pirë kafen e mëngjesit tek Limani.

Unë besoj se potenciali kryesorë i këtij qyteti gjendet ende përpara nesh për një vizion të qartë që do të mbetet për brezat dhe gjeneratat që do e pasojnë.

Vizioni im për “Sarandën 2030” është ta bëjmë Sarandën kampione në Ligën e Turizmit Mesdhetar. Për ta arritur këtë duhet që fillimisht të menaxhojmë mirë qytetin.

Do të zgjerojmë Sarandën në disa pika të qytetit duke zhvilluar kështu edhe ato zona që nuk janë të lidhura drejtëpërdrejtë me turizmin.

Do fokusojmë energjitë tona të mirë administrojmë qytetin dhe zhvillimin urban duke i dhënë zgjidhje njëherë e mirë problemit 20- vjeçar të parkimit, transportit publik, rehabilitimit të rrugëve dhe një fokus të shtuar pastrimit.

Së dyti do të sjellim një koncept komplet të ri për turizmin.

Plazhet tona fantastike meritojnë çdo ditë e më shumë një turist më cilësorë, i cili qëndron më gjatë në qytet.

Për këtë arsye në do të krijojmë një brand unik për Sarandën e cila do të sjellë turistë cilësorë nga e gjithë bota. Duke u gërshtuar me vëmendjen e madhe të qeverisë në turizëm do të bashkëpunojmë me brande ndërkombëtare për të rritur vendet e punës dhe cilësinë e shërbimit.

Dhe së fundmi për ju qytetarë të Sarandës, ju dhe të gjithë ne meritojmë kopshte më të mira, shkolla më cilësore dhe kënde sportive. Meritojmë më shumë parqe dhe hapsira të gjelbërta.

Për këtë arsye një vëmendje të madhe do të jetë një mirëqënie për qytetarët e Sarandës nëpërmjet kujdesit dhe vëmëndjes tek të rinjtë.

Miq, janë këto vetëm disa copëza të vizionit tim për qytetin tonë. Këtë qytet kaq unikë i cili më ka frymëzuar gjithëmonë dhe mendojë se kam aftësinë dhe energjinë për ta bërë këtë vizion të vërtet.

Unë jam Oltion Çaçi dhe do të isha i previligjuar t’iu shërbejë në drejtimin e bashkisë Sarandë. 

VOTO Nr.3 - Oltion Çaçi.

(TemA)

17 Komente

  1. A
    Adrian

    suksese oltit

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albaniston Islamic Republic Banana, lol

      Olti do cmontoje betonin….. titulli me i duhur… lol

      Përgjigjjuni
    2. S
      Saranda

      Djal shembullor qe e meriton te drejtoje saranden me i miri per turizimin

      Përgjigjjuni
      1. K
        Ksamili

        Po oltion caci e Fiton Pa Diskutim

        Përgjigjjuni
        1. N
          Niku

          eshte fitues ! Suksese Oltion Çaçi

          Përgjigjjuni
          1. M
            Meli

            Olti, suksese bë 14 maj dhe Saranda u bëftë një perlë e bregdetit të detit Jon. Kur populli ka në krye njerëz që e duan qytetin, që janë punëtor dhe kanë vizion, atëhere qyteti do të eci vetëm përpara dhe këto cilësi ti i ke, prandaj jam e sigurtë që nëqoftëse sarandiotët të besojnë menexhimin e qytetit ti do të realizosh ato që ke premtuar. U bëftë më e mira për qytetin e bukur të Sarandës.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Raimond vlonjati

              Po c’ne ky ne mbiemer Çaçi aty ? Çaçi jane nga Permeti dhe nga Kolonja Sidoqofte ky ka vizionin e Rames qe eshte vizion hajduti ndaj nuk duhet te fitoje

              Përgjigjjuni
              1. A
                AsD

                Ne fakt vizoni i metes dhe berishes eshte vizion puntori????????????

                Përgjigjjuni
              2. V
                Valsi i fundit

                Ti o djale do deshtosh thjesht se je futur ne gare per te imponuar egon e citjaneve te Ramazan delirantit!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  AsS

                  Do deshtoje ky dhe do fitoje NON GRATA ???? ????????

                  Përgjigjjuni
                2. T
                  Tarras-Bulba

                  Bravo! Nje prezantim shume dinjitoz i nje vizioni te ardhshem per Saranden... Por c'do gje do mbetet nje premitim bosh nqs nuk realizon te pakten 75% te premtimeve te bera, siq jane, sistemi i qarkullimit urban, parkimet, gjelbrimi dhe parqet qe mungojn ne Sarand. Te urojm Pune te mbar dhe ndoshta heren tjeter kur te vim per pushime do gjem nje Sarane me te bukur, me te paster dhe me te gjelber...!

                  Përgjigjjuni
                  1. g
                    goni

                    bullshit

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Saranditi i vjeter

                      Te gjithe sa kane ardhur ne krye te bashkise kene perdorur me se miri......do , do , do , do , dhe ne fund nje vrim ne uje ......

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        arqile

                        ky eshte pronar hoteli ne sarande ,eshte pak ne konflikt interesi .....

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Peço

                          Te gjitha komentet jane nga bodrumet e Kryeministrise i gjithe Shteti ne sherbim te Rames . Ta bejme Shqiperine Parti Socialiste me dobiçat dhe nipat e bllokut. Olti do marre Hajdarin se e merr mire thone gojet e keqija

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mona

                            Belind thuthuqi eshte propozimi me i mire i sekretarit te ppsh. Ju mendjen te gojorja e keni… thuthuqet (perfshire paloken) ju perfaqesojne me se miri.

                            Përgjigjjuni
                          2. N
                            Nekja

                            bere si kend emulacionj si kend emulacioni ne kohen e xhaxhit. po erkoja pergjigen qe zoti Merkuri i kishte khyer rames dhe nuk e gjeja. a nuk ju vjen turp qe vetcensuoheni......

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje