Nga siguria ushqimore tek energjia, Ja marrëveshjet që u firmosën në Samitin e Open Balkan

2 Shtator 2022, 15:53Politika TEMA

 

Nga siguria ushqimore tek energjia, Ja marrëveshjet që u firmosën

Në Samitin e radhës për Ballkanin e Hapur që zhvillua sot në Beograd u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi mes vendeve themeluese të Nismës, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Një nga marrëveshjet e firmosura lidhet me sigurinë ushqimore midis Republikës së Serbisë, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e kinematografisë dhe aktiviteteve audiovizive në Ballkanin Perëndimor u nënshkrua nga ministrat e kulturës së vendeve respektive.

Ndërsa një marrëveshje tjetër është ajo për bashkëpunimin në fushën e minierave dhe Energjisë, e nënshkruar nga ministrat e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë dhe Serbisë.

Plani ndër operativ në fushën e emergjencave civile mes Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë u nënshkrua ndërmjet zëvendësministrit dhe kreut të Departamentit të Emergjencave, Serbi, zëvendësdrejtorit të emergjencave civile të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile të Shqipërisë.

Nisma u zhvillua Serbi me pjesëmarrjen e liderëve të vendeve partnere të nismës, Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës, si dhe me pjesëmarrjen me statusin e të ftuarit të Turqisë dhe Hungarisë.

2 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Marrveshje të tilla janë gjithmon me spec pasi importojm gjëra që nuk jemi në gjëndje që të blihen nga qytetari dhe përfundojn në skadenc dhe iniceneratorë që akoma nuk i kemi, ndaj sot duhet bashkpunuar se cili duhet importuar dhe jo ç'farë na jepet mundësia të tërheqim, pasi dhe leku ikën dhe në punë nuk na hyn.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Karma

      Ato qe beni sikur firmosni jane letra higjenike edhe shume shpejt qe fshijne menderen te gjithe, asgje nuk ka per tu realizuar , se ju trimat e xha jahos do ikni te gjithe ne te .......

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje