Ngjela tregon nga e ka marrë Rama sloganin e fushatës: Mirë ka bërë, por s’ka punë me ata të dy

18 Prill 2023, 22:00Politika TEMA

Ngjela tregon nga e ka marrë Rama sloganin e fushatës: Mirë ka

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se politika shqiptare nuk e ka arritur moralitetin që të mos merret me personalitetin e kundërshtarit.

Teksa iu referua posterave të PS për zgjedhjet në Tiranë, ku sipër shihet kryeministri Edi Rama dhe në pjesën e poshtme të posterit Meta dhe Berisha, Ngjela tha se është kundër kësaj gjëje.

Ai u shpreh se slogani i PS, vetë përpara kurrë prapa është marrë nga deklarata në Tiranë e ndihmës zv sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar.

“Nuk jam dakord me atë poster, politika shqiptare duhet të kthehet te moralitet, ruajtjen e personalitetit të tjetrit, cilido qoftë. Ai mund ta thoshte sloganin, por ka nxjerrë dy liderë poshtë tij sikur po i shtyp, koshienca ime politike se lejon. Kam bërë një fushatë me Edi Ramën në Tiranë, s’ia kam përmendur kurrë emrin.

Sloganin se ka të vetin, e ka marrë dhe mirë ka bërë, nga ndihmës zv.sekretari amerikan i shtetit që ishte këtu, pse ka nxjerrë figura ka bërë gabim. Politika jonë s’e ka arritur ende moralitetin, Escobar e tha që i takojnë të kaluarës”, tha Ngjela.

5 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Shume mire ka bere Rama qe ka vene kete slogan. Le te jete thenje Eskobarit,rendesi ka te behet puna.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pashk Shuku

      Z , Ngjela per mua kjo foto eshte shume domethenese ,njer en po te them ,qe ata te dy i ka vene ne maje te ( carit ) se aty e kane vendin .

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skenderbegasi

        Taku ja ke fut kot. Sloganin "VETEM PERPARA KURRE ME MBRAPA" socialistet mendoj se e kane marre nga shprehja latine: -Non progredi est regredi. Te mos shkosh para, eshte te shkosh mbrapa. E humbe çeshtjen avokat. Thone per avokatet: Ne se lexon nje matrial pese here dhe se kupton, die se e ka shkruar avokat.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bozhigradi

          Po slogani i vitit 2013 i PD-se a nuk ishte: "Ne jemi ndryshimi. Perpara!"?

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jo, Kryministri em, Thank Fukc!...lol

            Nuk e di kush eshte mire nga trute Taku apo komentuesit ne Tema, bagetia militante e PPSH.....LOL qe komentojne apo analizojne nje te rrjedhur dhe te pjerdhur, viktime si komentuesit militante te Rames ne Tema....lol

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje