Kush e financon “Bashkë Fitojmë”? Meta: Pyetjet me shkrim. Berisha: Gratis!

18 Prill 2023, 20:30Politika TEMA

Kush e financon “Bashkë Fitojmë”? Meta: Pyetjet me shkrim.

Kush e financoi hapjen e fushatës së Sali Berishës dhe Ilir Metës në stadiumin Air Albania qeraja e të cilit kushton dhjetëra miliona lekë?

Kësaj pyetje të ngritur prej ditësh nga socialist dhe demokrat nuk dinë ti përgjigjen as vetë protagonistët. Ilir Meta ngriti supet para gazetarëve dhe kërkoi që pyetjet t’ia dërgojnë financierit te partisë.

Këto janë pyetje me te drejtë keni, bëjeni me shkrim dhe personat përkatës qe merren me financat përgjigjen.

Javën që shkoi transparencë për shpenzimet e fushatës premtoi edhe Sali Berisha, por deri më sot ajo ka munguar, megjithëse vetë pranoi ekzistencën e bamirësve zemërgjerë që nuk i dihet ende identiteti”, u shpreh Meta në konferencë.

PD do të ketë bordin e vet. Donacionet do të jepen sipas një rregulli të caktuar të bordit, por një gjë do t’ua them. Shpenzimet e deritanishme janë gratis”, tha Berisha.

Sali Berisha nuk është regjistruar si subjekt zgjedhor në betejën e 14 majit dhe si i tillë nuk përfiton asnjë qindarkë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. 

Qesen e parave e ka Ilir Meta, i cili duhet te japë llogari si kryetar i partisë që udhëheq koalicionin “Bashkë Fitojmë”, për paratë që do hidhen për fushatën e kandidatëve të Berishës.

“Ka të drejtë Rama dhe Ramarucët e tij që janë të tmerruar nga manifestimi i jashtëzakonshëm në stadium”, deklaroi Meta.

Sa herë ka zgjedhje ka dhe hije dyshimin mbi paratë e errëta të partive dhe mesa duket as zgjedhjet e pranverës nuk bëjnë përjashtim.

Ilir Meta arriti të sigurojë 15 milion leke për fushatë, por a janë ato të mjaftueshme edhe për aleatin e tij që tashmë e ka humbur arkën e partisë?

2 Komente

  1. P
    Pyteni për PS-në , jo për BF-në !

    Ama pyetje dhe ju , pse s’e pyesni për paratë e fushatës të PS-së , sa me kopetencë do përgjigjej Udheheqësi Ligjor i BF-së ?

    Përgjigjjuni
    1. a
      ajo dihet kush ? Athina me Miljardat e BE-s

      I financojne ata qe duan ti kene Instrumenta te veta ne Shtetin Shqiptare kto Banda Shkerdhatassh . Eshte e njejta Metode qe ndoqi Serbise /Rusia ne Fakt , qe mbasi ndihmoj me Ushtritne Ruse te silllte ne Pushtet Zogun e Kurves , u shperblyen nga Zogu i Kurves i cili mbasi u shpall Pall , i dhuron Perllen e Ballkanit Shen Naumin Serbit . Edhe kta ,i financojne po te njejtet Armiqe Shekullore te Shqiperise nderohe qe shqiptaret edhe pse e dijne fare mir se Partite e Spiuneve jane bashkuan ne nji Ushtri Bande te vetme , duke mos mesuar aspak nga Historia jone e trishte , bejne sehirxhiun dhe kto Ushtri AntiShqiptare qe kan marre Formen e Partive Politike gjasme ,e per 32- vjet e tregoj qarte se kujt i sherben . Popull e Qeveri idotesh .Cfar Fatkeqsie !!!!!!!!!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje