Alibeaj në hapjen e fushatës në Tiranë: Moment feste në një çast të vështirë për ne, PD nën agresion politik

18 Prill 2023, 18:50Politika TEMA

Alibeaj në hapjen e fushatës në Tiranë: Moment feste në

Partia Demokratikeka hapur fushatën politike në Tiranë në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit. Gjatë fjalës së tij, kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj është shprehur se ky është një moment feste, por në një moment të vështirë për PD-në.

Alibeaj ka deklaruar se Partia Demokratike është nën agresion teksa ka hedhur akuza ndaj Ramës, Berishës dhe Metës, për të cilët ka thënë se sipas tij, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për interesa personale.

Enkelejd Alibeaj: Ky është një moment feste në një moment të vështirë për ne. Jeta ka ngritjet dhe uljet e saj. Është moment feste, por edhe moment i madh reflektimi për të gjithë ne dhe një moment t’i bëjmë thirrje të shkuarëes tonë që sapo kemi kaluar për të kuptuar se ku po shkojmë.

Një sulm vazhdon ndaj PD-së krijuar nga ëndrra e studentëve. Kjo parti ka bërë gjërat më të mëdha dhe më të rëndësishme për Shqipërinë. Kjo parti është nën agresion. PS me në krye mafioz si Edi Rama, një pazarxhi së bashku më Metën dhe Berishën, koordinim të hapur me njëri-tjetrin. Në korrupsionin e 30 viteve i janë futur një sulmi që nuk po njeh të ndalur. PD ka qenë pre e një agresioni politik e madje fizik sepse kjo parti janë ndryshe nga ata. Kasta e vjetër politike nuk e duron dot që të ekzistojë një forcë politike që në themel të saj ka vlerat më të mira njerëzore, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Ata e dinë shumë mirë se një parti politike si PD-ja që është këtu e çliruar nga mëkatet e së shkuarës, është një kërcënim për pushtetin e tyre. Ky mentalitet i kastës së vjetër politike. Janë të 3 bashkë dhe nuk ka as më të voglin dyshim për këtë, kanë 33 vite që ndajnë interesa politike dhe financiare bashkë me njëri-tjetrin, politikën e kanë zaptuar bashkë. Janë bashkë me Ramën, ditën bëjnë sikur zihen për parime, natën ndajnë interesa financiare së bashku. Pse Meta dhe Berisha nuk denoncojnë asnjë oligark? Sistemi i drejtuar nga Rama ka në bazë Metën dhe Berishën e nuk mund të bëjë ky sistem pa ta sepse nuk janë alternativë për pamundësinë për të fituar. Edi Ramën e mbajnë në pushtet Sali Berisha dhe Ilir Meta. Në shtëpinë tonë të demokratëve vazhdon një luftë përçarëse nga Berisha.

Është koha të sqarojmë se kush jemi ne demokratët. Berisha po kërkon të implikojë çdo stukturë të PD-së në rrugën e pashpresë së tij. Ai është në luftë për imunitetin e tij politik dhe përballë kësaj është gati të shkatërrojë PD-në dhe votat t’i çojë tek PL. Kemi qëndrim të palëkundër që problemi themelor i Shqipërisë, i gjendjes ekonomike, mungesës së shpresës, pra vetë sistemit demokratik është vetëm Edi Rama. Po përpiqen në çdo moment të bllokojnë mekanizimin demokratik shqiptar me lloj-lloj marrëveshjesh të pista. Kërkojmë përmbysjen e këtij regjimi. Kjo është e mira e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ai që po ja zgjat jetën kësaj qeverie është Sali Berisha. Edhe pse kryetari Basha dha dorëheqjen për të mos vijuar përçarjen, Berisha vazhdoi me veprimet e tij të njënashme dhe duke përmbysur çdo rregull apo linjë logjike. Non grata është shkaku i përçarjes së PD-së.

2 Komente

  1. L
    Lenci

    Ore derdimen neser te ike berisha ne shtepi pas nje vemje si ty nuk vete askush. Se ke perdor Rama duket se kujt ja dha vulen dhe parate! Ty qe nuk nxore dot as 10 kandidate.

    Përgjigjjuni
    1. i
      i drejti

      perpara cdo gje per leke euro avanti mos te mendoje kush qe keta jan mbledh per popullin harrojeni ne loje jane 2 miljon euro qe ka marr alibeaj per fushat nga rama ne qoftese kjo mbledhje kushton 2 miljon euro un jam papa i rromes kta do behen copa per te ndare turpin qe e hane me buk e djath para ne fitore te eurove haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje