FOTOT/ Kur Ilir Meta bënte fushatë në krah të Veliajt kundër PD-së: Figurë e spikatur, shembull i menaxhimit dhe përkushtimit

18 Prill 2023, 16:00Politika TEMA

FOTOT/ Kur Ilir Meta bënte fushatë në krah të Veliajt

Ishte viti 2015, kur Ilir Meta shprehte fuqishëm mbështetjen e tij për kandidatin socialist për kryetar bashkie në Tiranë, Erion Veliaj.

“Drejtimi i duhur për Tiranën” ishte slogani i kryebashkiakut të Tiranës dhe kandidonte përballë Halim Kosovës, i cili ishte kandidati i Partisë Demokratike.

Në gazetën e kësaj partie asokohe shkruhej me të mëdha në 2015: ‘Ilir Meta: Erion Veliaj figurë e spikatur, ka të gjithë mbështetjen tonë.’

Kjo mbështetje do të vijonte edhe më pas, kur në zgjedhjet e 2017-s, gjatë një inaugurimi në Çekrezë, Meta do të shfaqej krah Veliajt dhe do të deklaronte se ndihej i lumtur për punët e bëra në Tiranë.

Ndërsa në një dalje tjetër, do e cilësonte Erion Veliajn si shembull të menaxhimit dhe të përkushtimit.

2 Komente

  1. M
    Memorje

    Po mire mor gazekar...po "gjikandi" kur bente fushate me Ilir Meten ?....dhe na e beri dhe President per kater vjet...a te kujtohet ??? Po permendet Liken, duhet te permendni te gjithe, jo vetem ate...

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      I plasi trapi këtyre per popullin ,tiranën apo shtetin. Ata shkojnë nga fryhen xhepat dhe vjedhin për familjen e tyre.Të gjithë pa përjashtim , Nuk kanë studiuar Platonin dhe çfarë thoshte ai si duhet të ishin politikanët dhe drejtuesit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje