
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka komentuar fshehjen e emrit të tij si kryesues i koalicionit me Berishën. Meta u shpreh se nuk ka rëndësi se çfarë vendos KQZ sepse demorkatët e dinë mirë se kë duhet të votojnë më 14 maj.
“Së pari, demokratët e dinë shumë mirë se s’do kishte qenë e lehtë për ta në 2005 nëse s’do ishte LSI, ata e dinë rëndësinë e asaj partie në atë rotacion historik.
Demokratët e dinë se nuk e ka lënë Meta PD-në dhe opozitën pa këshilltar, s’ja ka dhuruar Meta pushtetin lokal Ramës. Përkundrazi, qëndrova vetëm si President përballë tij. Demokratët e dinë mirë se kush ishte ai palaço që nuk e regjistroi në KQZ, sepse nuk e linte Rama.
Janë pikërisht këta që i shërbejnë Ramës sepse jo vetëm demokratët e shumë parti të tjera që janë në mbështetje tanët, gjithashtu dhe socialistët e zhgënjyer që do i ndëshkojnë me votën e tyre Rilindjen më 14 maj.
S’ka interes së çfarë vendos KQZ, të gjithë e dijnë shumë mirë dhe Rama dhe ramarucët nuk i shmangen dot së vërtetës. Në Tiranë do fitojë Belind Këllici, s’ka tjetër, po pati le t’i dalë përballë. Përballë Carës është dikush?
Në Elbasan po ashtu është Luçiano Boçi. Në Tiranë ja ku e kemi listën, s’është këtu, as Berisha as Meta është Ilir Alihmehmeti, ja kush është.”- tha Meta.
Ky ja kerkoi vet Qelibashit qe mos i vihet emri. Tashi ben si i nxef me zagarin e vet? Apo kshu e kan zakonin. E duan edhe qen zagar besnik. Qe edhe kur ta shajn edhe kur ta rrahin mos e levizi bishtin. Kurse Qelibashi qe bo si trim me kamera, rri si lango.
Aq mirë e njohin sojin e tyre dhe aq të sigurt e kanë Humbjen, sa që as emrin e vetë dhe Partisë së tyre s'duan ta shohin tek fleta e votimit. Nuk ka si të shpjegohet ndryshe pse s'duan as emrin e Likes dhe as Partinë e Monës në rreshtin ku është futur si pykë një emër demokrat! Oh çkemi përtë parë gallayë humbësish prapë!
Hajdutet e ndyer po i nxjerrin parat e vjedhura ketu e 30 vjet
Lene 2005 se mos ishte tan prifti e mona qe i tha tosi thuj tpranoje,ti ishe lavazhier sot. Por rri tek emri qe per turpin e ju te dyve,bashke me saliun nuk vini dot nje emer ne flet votim. Nderhy bashke me saliun te lysh celibashi e te vejne emrin tend. Te sfidoj qe nuk merr kokerr vote nga demokratet.bli karamele per pas 14 majit kur te vij zarfi si non grada qe ti shperndash per shyqyr qe shpetove nga USA ????????????????????????
Lum ne se cfare presidenti paskemi patur.