Testohet votimi elektronik në Elbasan, Celibashi: 100% i sigurt, fshehtësia e votës e garantuar

18 Prill 2023, 12:21Politika TEMA

Testohet votimi elektronik në Elbasan, Celibashi: 100% i sigurt,

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka parë nga afër procesin e testimit të votimit elektronik në bashkinë e Elbasanit, ku thotë se është 100% i sigurtë dhe garanton fshehtësinë e votës.

Celibashi u shpreh se sistemi e ndalon votimin familjar dhe nëse do jetë e nevojshme, vetëm përfaqësuesit teknik mund të ofrohen për ndihmë por pa identifikuar zgjedhjen e votuesit. 

"Nga pikëpamja e sigurisë dhe fshehtësisë së votës, pajisja ka siguri 100%. Nuk ka asnjë lloj mënyre për të identifikuar votën e votuesve.

Garantohet fshehtësia ndaj do t’i ftoja votuesit e këtyre 3 bashkive që pa hezitim të votojnë për kandidatët, pa qenë në dyshim që vota e tyre do të jetë publike. Pajisja dhe sistemi i ofron të gjitha, as sistemi i zgjedhjeve, as kompania s’ka mundësi për të verifikuar mbi votën e qytetarëve.

Pajisja është e thjeshtë në votim edhe për moshën e thyer. Sistemi e lehtëson procesin e votimit dhe me siguri qytetarët që do të marrin pjesë në votime në këto 3 bashki do e shohin që është e thjeshtë.

Nëse ka një gjë që sistemi e ndalon është votimi familjar se mund të paraqitet vetëm 1 votues që nëse do të duhet, me këshillimin e një përfaqësuesi teknik do të ndihmohet në procesin e votimit por pa u identifikuar zgjedhja.

Kemi sjellë në Elbasan në tre pika, në bashkinë e Kamzës në 2 ambiente dhe në bashkinë e Vorës në 1 ambient për t’u familjarizuar. Këto do të qëndrojnë deri para zgjedhjeve ndaj i nxis partitë politike dhe mediat që të nxisin qytetarët të testojnë pajisjen”, tha Celibashi.

6 Komente

  1. D
    Dardan

    Votimi elektronik duhej te praktikohej ne Shkoder.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Suksese

      Kujdes nag mafia IT Ruse ! Jugosllave Kineze ( dy lloje Race Kineze ) ! apo ndonje shtetit tjeter ! Ku Spiunat Berisha Meta japin Miliardate vjedhura dhe kerkojne nje Aryhe !

            1. L
              Lenini

              Asnje nuk flet per voten e emigranteve.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje