"Nuk rregullohet Tirana me autobus falas" - Gazetari kritikon fushatën e Këlliçit: Nuk ka mesazh, nuk godet oligarkët, krimin, kullat...

18 Prill 2023, 11:23Politika TEMA

"Nuk rregullohet Tirana me autobus falas" - Gazetari kritikon

Neritan Sejamini ka folur për hapjen e fushatës elektorale nga koalicioni "Bashkë Fitojmë" i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Sipas analistit, aktiviteti për hapjen e fushatës nuk kishte mesazh dhe nuk shpaloste ide, ndryshe nga aktiviteti i Ramës, që ka zgjedhur një slogan që synon të marrë vota duke e treguar kundërshtarin si "e vjetra" dhe veten si "e reja". 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Sejamini kritikoi edhe fushatën e Belind Këlliçit, i cili nuk po bën fushatë politike, por teknike, me premtime të vogla dhe pa rëndësi për votuesin gri, siç është autobusi falas. Sipas Sejaminit, Këlliçi nuk po godet oligarkët, krimin dhe pastrimin e parave, aktivitet që kryhet dendurisht në Tiranë me bekimin e mazhorancës. 

"Çfarë mesazhi u dha? Nuk ngeli gjurmë dhe vizion. Nëse Rama ka idenë, do të ecim përpara dhe mbjellim fidanishte, ai mori aktivitetin dhe u dha të gjithëve një lopatë, bëri aktivitet të organizuar. Pra aktiviteti i Ramës ishte aktivitet që e jep mesazhin. Kurse këtu, nuk kishte mesazh. Është bërë pa u menduar, ishte amatoresk. Pretendon të marrësh votat dhe jo të mbushësh stadiumin. Duhet të japësh ide, mesazh, të tregosh qëllimin.
Rama e ka, ai thotë Berisha dhe Meta janë e shkuara, unë jam e ardhmja dhe simboli i të ardhmes është gjelbërimi, kështu zbeh edhe betonizimiin, sepse projektet e tij janë pastrimi i parave në ndërtim. 

Fushata zgjedhore bëhet për votuesin e pavendosur, ja ku jemi këtu pesë vetë, vota potenciale të Belindit. Belindi duhet të flasë për ne, votuesin e pavendosur. E gjithë fushata përqëndrohet te kjo. Kush nga ne do të votojë për autobusin falas? Asnjëri. Ai elektorat që e bën fitues Belind Këllicin nuk janë ata që kanë problemin e autobusit. Nga pikëpamja elektorale, është strategji e gabuar.

E dyta, i gjithë problemi i Bashkisë Tiranë, qenka autobusi falas, atëherë ai duhet të rrijë në pushtet. Para fushatës, kur kanë qenë primaret, ishim pro Ilir Alimehmetit dhe na thanë duhet kandidat politik. Tani kandidati politik që zgjodhen po bën si NGO. Beteja politike është, Tirana është kthyer në një truall ndërtimi për pastrimin e parave të krimit, ku janë përshirë biznesmenët më të mëdhenj, krimi dhe politika.

Fushata në Tiranë duhet të ishte fushatë politike, një model që është kundër oligarkëve, pastrimit të parave, kullave që kanë mbirë kudo, kundër modelit të korruptimit total, përballë Veliajt. Të na linte ne të zgjidhnim. Nëse zoti Këlliçi thotë unë të rregulloj autobusin, disa shkolla, kjo nuk është fushatë, nuk është kjo Tirana.

Nga njëra anë themi nuk rrëzohet Rama se kontrollon gjithë Shqipërinë, tani mendojmë se bileta 40 lekë do e rrëzojë… Duhet projekt dhe vizion politik për të rrëzuar këtë", deklaroi Sejamini. 

7 Komente

  1. d
    duhet te ndryshoj per fushate s'o ala gati

    psh me porosit Paruke si Flokt e monikes Spiunes Ruse te LSI-s sepse surratin e ka si me ken binjake me rropsin e kshtu mundet me i vjedh votat lamasheve te lsi-s

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noci

      Kur ka dhene leje per kulla siç i quani ju Rama ,k.minister ka qene Berisha qe e kishte ne dore te anulonte lejet si kryetari i KKRSH.dhe e njejta gje kur ishte Luli k .bashkie Rama i lejoi prandaj ne kete pune e kullave apo betonizimi kane marre pjesë te gjithe keto qe llapin duke filluar me Berishen,Ramen,Metaj ,Basha,Veliaj e te tjere.Mos harroni kryesoren sot ndertimet me beton jane te vetmet qe te shpetojne nga termetet

      Përgjigjjuni
      1. S
        SPAK

        Ylli dhe benjaminet e Saliut Sejamini dhe Abilekaj i vene gjoba politikaneve, oligarkeve! Te "kemi thirrur ketu" thote Ylli! Sic duket Saliu nuk e hap kuleten me per Yllin e Kolonjes!

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hasi

          Berisha i beri varrin vetes dhe PD me kete Kellicin.Kis PD njerez si Agron Shehaj qe kane nje emer te mire negjithe Sqiperine.Kellici eshte perfituesi e hajduti i radhes.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zefi

            C’mesazh kunder oligarkeve te japi ky koqja!! Dhenderri i beniaminit te Rames qe do shembe banesat 50-vjecare!!! Sala po punon per Veliajn me duket, se vec dhenderrit nuk i jepet vota

            Përgjigjjuni
            1. N
              Njerez pa piken e Vizionit!

              Kjo puna e autobuseve falas eshte aq jo produktive saqe me mire te kishte thene: Te Premten dhe te Shtunen ne darke do pime birra me krikell dhe qofte zgare nga buxheti i Bashkise! Hahahaha

              Përgjigjjuni
              1. e
                emigranti

                nuk besoj qe tiransit jane budallenj te votojne per jevgun pa shkolle

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje