Balla: Çdo vend demokratik është në luftë me diktatorin rus. Saliu dhe Iliri, rezultojnë të përfshirë në bordorotë e regjimit të Kremlinit

18 Prill 2023, 15:49Politika TEMA

Balla: Çdo vend demokratik është në luftë me

Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëherësh drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla ka përkujtuar sot 80-vjetorin e çlirimit të Ballshit, ku ka theksuar se ky përvjetor e gjen Europën në një luftë të shkaktuar nga diktatori rus Vladimir Putin, luftë e cila përveç bombardineve dhe krimeve të panumërta në Ukrainë ka sjellë edhe rritjen e inflacionit në të gjithë botën përfshirë edhe Shqipërinë. 

“Sot 80-vjetori i Çlirimit të Ballshit. Ky moment e gjen Europën në një LUFTË të shkaktuar nga një agresor i njëjtë si Hitleri, diktatori rus Vladimir Putin.

Lufta ka sjellë si pasojë, përveç bombardineve dhe krimeve të panumërta në Ukrainë, edhe rritjen e inflacionit në të gjithë botën, por patjetër në Europë dhe sigurisht edhe në Shqipëri.


Bota demokratike është sot në luftë me Vladimir Putin, çdo vend demokratik është në luftë me diktatorin rus. Për fat të keq opozita e drejtuar nga Saliu dhe Iliri, rezultojnë të përfshirë në bordorotë e regjimit të Kremlinit”, deklaroi Balla. 

4 Komente

  1. K
    Komunist me Rolex

    Ik o Tao ke fakte denoncoj ne Hagë Skan nevojë për rubla ruse se kane vjedhur si ju me inceneratorët dhe PPP të koncesioneve Të gjithë jeni njesoj me vila e pallate dhe rroga 1 mije euro ne muaj

    Përgjigjjuni
    1. h
      haxhi qamili

      kur i thon dhe keta politikaret e yzberishtit diktator putinit ,,hapu dhe te futesh,,,ajo amerika ka masakruar popuj te ter ,,,o kok palar,,,ku e ka demokracin ,,,

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapuni

        Servilat e amerikes ,,,

        Përgjigjjuni
        1. L
          L

          KY bole cdo gje e lidh me rusin. Bullgari Vogel

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje