A do të “thyhet” Shkodra? Benet Beci zbulon strategjinë e socialistëve

18 Prill 2023, 16:08Politika TEMA

A do të “thyhet” Shkodra? Benet Beci zbulon strategjinë e

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci ishte i ftuar këtë të martë në Euronews Albania ku foli në lidhje me garën elektorale në qytetin verior.

Duke u ndaluar te fakti që Bashkia Shkodër ka qenë historikisht një bastion i djathtë, Beci zbuloi dhe planin e tij dhe Partisë Socialiste për të triumfuar në zgjedhje.

Kandidati i PS tha se zgjedhjet lokale nuk janë beteja politike mes dy kampeve, por beteja për ofertën më të mirë ekonomike për qytetin.

Beci nënvizoi se shpreson që shkodranët të zgjedhin ofertën e tij ekonomike për ta shndërruar qytetin në një qendër rajonale.

“Ajo që dihet në Shkodër sot është se nuk është një betejë mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Është një betejë mes ofertës ekonomike për zhvillimin e Shkodrës, kush është në gjendje dhe kush mund ta bëjë më mirë këtë zhvillim të qytetit të Shkodrës.

Nëse fokusohemi në këtë, ky nuk është një diskutim politik. Besoj se Shkodra nuk ka nevojë për një diskutim politik thelbësor sidomos në zgjedhjet bashkiake. 

Shkodra ka nevojë për të gjetur rrugët e zhvillimit, të investimeve, të rritjes së ekonomisë, të zhvillimit të infrastrukturës dhe të kthimit të Shkodrës në një qendër rajonale.

Dhe në këtë diskutim beteja bëhet mbi programin dhe ofertën. Dhe oferta që unë kam nuk është një program politik por një program ekonomik”, tha Beci.

25 Komente

  1. N
    Nqs shkodranet duan te ndryshoj Jeta e tyre !

    Nq se duan Qytetin e Shkodes ate shkelqim qe e njihte e rrespektonte gjthe Ballkani dhe rritet niveli e standarti i jetes ,te rriten te ardhurat e nji jete ndryshe se mizerja e politikave te krimit e xhambaseve ne Politike , un mendoj se qytetaret Shkodrane duhet te Votojne per te Ardhmen e tyre e Familjeve te tyre duke u shkeputur pergjithmone nga Shkodra Peng e Politikes se Maskarenjeve e Krimit . Shkodranet kane dore se cfar jete duan .Ate te nji NIveli Europian apo nen thundren e Krimit . Cfar voton ate jo do jet jeta jote neser .Je i njeres Parti apo tjetres ,kjo s'ka shume vler ,por ajo se si qytetare do te ndryshoje jeta per mire .

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Para 1 viti u bene zgjwdhjet ne shkoder. Pd kishte 2 kandidate dhe rilindja nuk qullosi gje, sivjet pd me 1 kandidat do qullosi rilindja?? Ja sa fiton pd ne vlore, aq fiton dhe rilindja ne shkoder.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kuçioti nga vlora e kuqe

        Po krahaso o shoku sa investime ka mar vlora,si ka ndryshuar vlora,shkodra eshte akoma me pallatet e Enverit,rruget e Enverit,shkollat e Enverit,,po votuat foltoren,,bisht qeni do te ngeleni,pra qyteti me i varfer dhe me i prapambeturi,,as me lezhen nuk krahasoheni.Per zotin turp,kur shkodra ne ate sistem krahasohej nga kultura dituria batutat me vloren. Ku eshte vlora sot e ku eshte Shkodra,ju rroft foltoria me xha saliun.

        Përgjigjjuni
    2. T
      Taraboshi

      O zoteri ne do te hame bare dhe do te votojme PD nuk duan asgje tjeter. Nuk kemi luftu komunizmin deri ne fund.Ca na duhet ne plani ekonomik i Benetit na kena B Spahine pa plan.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lala i Lushnjes

        U kënaqa me Taraboshin, por nuk di se jam në kurbet. A ka duhan taraboshi Shkodra që shkodranët të mbledhin mëndjen se u ka ba mëndja bythë?

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taraboshi

          Boll me ato rrenat "jam ne kurbet" or Laluc budall atje ne katundin e Lenkes.

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vranakonti

          Tarabosh bravo!

          Përgjigjjuni
        3. e
          emigranti

          ashtu ju lumte o shkodrane mos e leshoni saliun sepse nuk rrini pa krime -hajdutlliqe e shume gjera te tjera te keqija.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hana

            Une jam rritur ne Shkoder dhe ruaj kujtimet me te mira per qytetaret, tani Shkodra eshte mbushur me Tropojane, Kuksiane, Dukagjinas e lloj lloj malokesh te trashe. Mos harrojme se agjenturaa serbo-ruse ka rrenje te thella ne fshataresine e Shkodres. Ne fund te fundit, sa te na ike Saliu Vuk Karaxhici ne Serbi apo Rusi, me mire le te gjeje strehe ne Shkoder, se ka dhoma plot Zhozefina...

            Përgjigjjuni
            1. h
              hako

              Po mire moj e Hane, a me thua si te quajne aty ku je tani , a ndjehesh si jabanxhije.sepse mesa duket nuk po te pelqen kur te tjeret levizin sipas deshires se tyre .Nga menyra e te shprehurit duket se e ke lekuren me te trashe se te thiut dhe trurin me te vogel se te pules.

              Përgjigjjuni
          2. J
            Jo shkodran

            Besoj qe 100 perqind e votuesve do votojne Benetin! I vecante! Fat per Shkodren qe ai kandidoi!

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rrik NOC Rroku

              Gjithe shpresa e Becit be-be eshte tek leket qe shpernda andej-kendej per te blere vota per te ai Tom malok KoDoshi...

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                Edhe kur nuk ke çfare ta shash Z. Benet Beci se eshte zoteri i fisem, ju prap do ta gjeni nje shpifje edhe pse e dini qe zoteria eshte perfekt. Ju ka ardhur fati ne dere shkodraneve me Benetin. Zgjedhja eshte vertet ne duart e tyre. Uroj te mos e shkelmojne fatin e femijeve te tyre. Ah edhe Rik Ndoci jus ktheu bythen.

                Përgjigjjuni
              2. Q
                Qytetar

                Jeni i madh! Urime ne avance kryetar!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Trotski

                  Mbeshtetje Benet bBcit.Shkodran patriot dhe Vizionar per Zhvillimin e te Gjithe rajonit te Shkodres.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shkodra meriton fitoren Benet Beci .

                    Shkodra e ka hasin tek dera nese do te tregohen te zgjuar do te fitojne , nese jo le te bejne si thote ky Tarabytha me lart ne bar do hame e Sali qenin nuk e tradhetojme . U bene 32 vite Sali nongrada ju ka lene mbrapa e nuk ja ndjen fare per ju se ka hallin e tij e ka damkosur Amerika e madhe , prandaj tregohuni te zgjuar votoni Benet Becin ta prekni parajsen boll me Saliun e Xhozin e Flamur Noka .

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Angjelini

                      Benet, nje pytje kam. Rrugen e komanit e bere se sikur e patet premtuar? Ti marrim gjerat me rradhe apo jo?

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Albert

                        Beneti ka thane fjale me mend. Partia Socialiste qe ka pushtetin qendror prej nje dekade ka nje projekt per Shkodren, qytetin qe fatkeqeisht prej vitesh qe noton ne ujera te turbullta politike. Mendoj qe duke votue Benetin, shkodranet do te ndjehen me mire se deri me tash, jo se do te bahet ndonje mrekulli, por se paku nuk do te kete stanjacionin qe ka sot, ambjentimin me te keqen, te shemtuemen, pisllekun, rrumujen ne cdo mjedis qe eshte ba "pasaporte" e banoreve te vjeter e te rinj ne qytet. Shikoni Tiranen, Korcen, Vloren, vellazen, kane ecun, shikoni edhe qendra me te vogla urbane, jane ku e ku me lart se Shkodra ne perparim, ne kulture, ne mireqeverisje, ne harmoni cociale, ne kujdesin per njeriun. Shkodra po e thone shume njerez ka mbetun mbrapa. Faji asht i percaktuem: shume shkodraneve i ka mbetun ora ne lften kunder komunizmit. Kesaj i thone te trembesh dtue thirre "Ujku i vjeter, ujku i vjeter, por Cakalli po ben kerdine".

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Simptoma e Stokholmit

                          Shpresoj qe Shkodra te zgjohet nga gjumi dhe te shohin nga zhvillimi i qytetit.Ai qytet eshte ne vdekje klinike

                          Përgjigjjuni
                          1. g
                            gjini

                            Ma i miri kandidat per Shkodren asht Benet Beci ! Votoni Benet Becin !

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Arlindi

                              Une dhe disa shoke e miq te mite, kena vendose me ja dhan voten Z. Benet Beci. Nuk mund te durojme pisllekun, plehnat kudo qe shkojme, nuk durojme ma eren e urines e fekaleve qe na mori frymen, nuk mund te jetojme ma ne rruget tane gropa, ku krahas njerezve e makinave, kalon kali e gomari, ku ushqimet, sidomos mishi e peshku shiten ne kushte teper poshteruese, nuk mundet ma te jetojme ne ate qytet qe dikur i vinte era lule e sot te merr malli me pa gjelberim, etj etj. Dikur kena pase diktaturen qe na rrinte mbi koke, por nga ana tjeter inteligjenca e Shkodres mbante gjalle qytetin me aktivitete kulturore e arsimore, kishim kinemane, teatrin, estraden, zhvilloheshin aktivitete sportive te te gjitha disiplinave. Sot po na ikin femijet se u ash ba jeta e padurueshme , ka humbe shpresa. Ka edhe shum te tjera mangesi per te cilat pergjegjsia bie mbi pushtetin lokal, i cili po shohim se ka abuzue ne sinqeritetin tone si demokrat. Pse mos t'ia ja japim mundesine Benet Becit te marre drejtimin per zhvillimin e Shkodres kjo nuk do te thote se ne "u thyem" siç asht titulli i shkrimit. Jo. Dikush asht i djathte e do ruaje bindjet e veta. Dikush i majte edhe ai te ruaj bindjet e veta. Ne na intereson jeta e jone e e femijeve tone. Ne intereson qe Shkodra te ringrihet. Ne se Zoti Beci nuk i mban premtimet, atehere kemi te drejte ti themi " boll". Por ama u bane ma se 30 vjet dhe asht turp se ku e katandisen Shkodren. Nji gja duhet ta them ne fund, ne duhet te jemi shum te qarte qe nuk kemi asgja kunder socialistave ne Shkoder. Jo. Edhe ata jane ne te njajten sutuate si tan Shkodra. Na dikur kena punu bashke ne nji ndermarrje, kena shku mire, kena pase shoqni shum te sinqerte, kena shku e ardhe te njeni tjetri per gzime e idhnime, prap njashtu shkojme pavarsisht bindjeve, prandaj duhet ti japim fund ksaj perçarje qe po na e futen te paudhet per interesat e tyne. Ato fone qe do siguroje Zoti Beci, ato jane mundi e djersa e popullit te Shkodres, nuk po na i fale kush.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Ethem Lalaj,MallaKASTËR

                                Z.Beci.Kam shërbyer 11 vite në veri si USHTARAK MADHOR.E di mirë mentalitetin Shkodran sidomos pas 1992: 1.Sb nuk u mori TAKSAT,ku vetëm Socialistët paguanin 10-15 %.Derisa buxhetin e çoi në ZERO-2013. 2.Sb i dënoi me NAFTË E ARMË që shkonin në Sërbi për të gjakosur Kosovën,Bosjen..! Këtë e kam par me sy në 93,94..kur Atobotet 22 tonësh të Tritan Shehut(Shqiponja) shkonin VLORË-KOPLIK. 3.Shkodranët nuk pyesin se Sb helmoi babin e Bardhit ALI SPAHINË,se dinte kush urdhëroi vrasjen e ARBEN BROCIT me shok në 2 prill 1991..! 4.Sb ka qën KOMUNIST I 8 NËNTËRIT 1968 dhe Edi Rama nuk ka pasur asnjë teser Partie..dhe Ata e konsiderojnë ER Komunist,kur në PS nuk ka më AP/PPSH. 5.Ju siguroi se nëse do kandidoi për Kryebashkiak E.Rama dhe A.Vuçiç i Sërbisë..shumica do votoi A.Viçiçin..! 6.Nëse Shk..do votojnë B.Spahinë Ata do të HAN BAR 4 VJET siç do Han BAR Ata që shkojnë pas Saliut.Pasi Salistët kundërshtarin politik e konsiderojnë ARMIK TË BETUAR. 7.Berishistët e klonuar nuk po e kuptojnë Skoma se S.Berisha nuk vjen më kurrë në pushtet...dhe copën e PD po ja dorëzon LIKE/FLORITIT.

                                Përgjigjjuni
                                1. U
                                  Ushtari.

                                  O Benet Shkodra e thyer dhe e fyer eshte ti ke per detyre ta ngjesesh e ti japesh dinjitetin qe i i takon shkodraneve.Kjo eshte e duhet te jete detyra jo vetem e jotja por edhe i te gjithe kampit tend politik Mos e lini Shkodren te rreshqase ne humnere.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. n
                                    nadire

                                    Pershendetje, une vete besoj ne qytetarine ,punen dhe energjine e Benetit. Jam e sigurt qe ai do ta beje Shkodren se ai e ka te qarte si behet kjo pune, E ka be ne shume qytete.Pastaj ne Shoder ky fis nuk e turperon emrin e vet dhe do qe ta lartesoje ate. do beje max

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Besi

                                      Qytetar dhe punetor.Kush ka punu me te e di sa i afte e pozitiv eshte

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje